Lista e programeve që nuk u akredituan në “AAB”

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në mbledhjen e fundit në janar diskutoi edhe programet e Kolegjit ‘AAB’.

Gjatë kësaj mbledhje, KShC akreditoi 23 programe studimore valide dhe i tërhoqi 9 të tjera AAB-së, ndërsa në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, ‘AAB’-së iu aprovuan 6 programe dhe iu refuzuan 4 të tjera.

Në tri kampuset e kolegji, në Prishtinë, Ferizaj dhe në Gjakovë, numri i programeve në të cilat mund të regjistrohen studimet në vitin e ardhshëm akademik 2019/2020 është 29.

Faza e parë e vlerësimit dhe monitorimit nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë (KShC), këtë kolegj e la pa akreditimin e 13 programeve. Por numri i programeve të akredituara mund të rritet në vazhdim pas vlerësimit të programeve që janë shtyrë nga ky këshill për mbledhjen e ardhshme.

Për secilin program studimi të nivelit Bachelor duhet pasur tre ose katër doktorë shkence të fushës së ngushtë, në programet Master duhet të jenë një ose dy doktorë shkence, ndërsa për studimet e doktoratës për secilin program duhen tre profesorë të asocuar.

KALLXO.com ka siguruar listën e degëve, departamenteve dhe programeve të kolegjeve private, të cilat në disa programe kanë dështuar t’i kalojnë kriteret e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, organ ky i cili akrediton programet studimore.

Mirëpo këto vendime nuk janë përfundimtare dhe mund të hyjnë në fuqi vetëm pas mbylljes së procesit të ankimimit.

Programet që arritën të akreditoheshin përsëri nga KShC janë; ‘Administratë publike’ në nivelin Bachelor në kampusin në Prishtinë dhe në Ferizaj, ‘Administratë publike dhe diplomaci’ në nivelin Master në Prishtinë, ‘Banka dhe financa’ në nivelin Master i shkencës në Prishtinë, ‘Banka, financa dhe kontabilitet’ në nivelin Bachelor në Prishtinë, ‘Gjuhë angleze’ në nivelin Bachelor në Prishtinë dhe Ferizaj, si dhe në nivelin Master në Prishtinë, ‘Juridik’ në nivelin LLB në Prishtinë, Gjakovë dhe Ferizaj, ‘Juridik penal’ në nivelin LLM në Prishtinë.

Po ashtu ,‘Komunikim masiv’ në nivelin Bachelor në Prishtinë, ‘Kulturë fizike dhe sport’ në nivelin Bachelor dhe Master në Prishtinë, ‘Marketing dhe administrim biznesi’ në nivelin Bachelor në Prishtinë dhe në Gjakovë, ‘Marketing dhe menaxhim biznesi’ në nivelin Master në Prishtinë, ‘Menaxhment dhe informatikë’ në nivelin Bachelor i shkencës në Prishtinë, ‘Psikologji’ në nivelin Bachelor në Prishtinë, ‘Psikologji sociale dhe organizative’ në nivelin Master në Prishtinë, ‘Shkenca kompjuterike’ në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës në Prishtinë.

Ndërkohë programet e reja që u akredituan janë ‘Radiologji’ në nivelin Bachelor i shkencës në Prishtinë dhe ‘Stomatologji’ në nivelin doktor në Prishtinë, ‘Arkitektura’ në nivelin Bachelor dhe Master në Prishtinë, ‘E drejta civile’ në nivelin LLM në Prishtinë, ‘E drejta kushtetuese dhe administrative’  në nivelin LLM.

Në anën tjetër, programet që nuk arritën të përmbushin kriterin e doktorantëve të fushës së ngushtë dhe që iu tërhoq akreditimi janë ‘Banka, financa dhe kontabilitet’ në Gjakovë dhe në Ferizaj, ‘Gjuhë angleze’ në Gjakovë, ‘Komunikim masiv dhe gazetari’ në nivelin Master në Prishtinë, ‘Menaxhment dhe informatikë’ në nivelin Bachelor i shkencës dhe Master i shkencës në Ferizaj dhe Master i shkencës në Prishtinë, ‘Përkujdesje dhe mirëqenie e fëmijëve’ në nivelin Bachelor në Ferizaj dhe në Gjakovë ndërsa në kampusin në Prishtinë është shtyrë.

Programe të tjera që janë shtyrë për vlerësim nga KShC-ja janë; ‘Dizajn i brendshëm dhe dizajn grafik’, ‘Dizajn grafik dhe arte vizuale’, ‘Dizajn i modës’, ‘Muzikologji’, ‘Psikologji dhe arte vizuale’, si dhe ‘Infermieri e përgjithshme’ në nivelin Bachelor i shkencës për shkak të tejkalimit të kuotës së studentëve, programi ‘Shkencat teknike’ është shtyrë që të vendoset nga ekspertët për shkak të kuotës prej 180 studentë.

Ndërkaq, programet që u refuzuan për mosplotësim të kritereve ishin ‘Siguria kibernetike’ në nivelin Bachelor, ‘Menaxhim shëndetësor’, ‘Psikologji’, ndërsa programi ‘Kinematografi’ u refuzua për shkak të stafit jo relevant.

Historia e akreditimeve

Këshilli Shtetëror i Cilësisë në kuadër të Agjencisë së Kosovës për Akreditim, muajin e kaluar, kishte vendosur për akreditimin e programeve të reja, riakreditimin dhe tërheqjen e tyre në universitetet publike dhe private.

Gjatë kësaj mbledhje, KShC akreditoi 23 programe studimore valide dhe i tërhoqi 9 të tjera AAB-së, ndërsa në fazën fillestare të vlerësimit të aplikacioneve, AAB-së iu aprovuan 6 programe dhe iu refuzuan 4 të tjera.

Arsyeja e tërheqjes dhe refuzimit për akreditim të programeve studimore nga KShC-ja kryesisht ishte nga mungesa e doktorantëve të fushës së ngushtë të këtyre programeve.

Por edhe në rast mosakreditimi, Universiteti apo Kolegji mund të aplikojë përsëri për akreditimin e këtyre programeve siç thuhet tutje në Ligjin për Arsimin e Lartë, konkretisht në Nenin 15 ‘Akreditimi dhe vlerësimi i cilësisë’, pika 6, e cila thotë se “nëse një bartës i licencuar i arsimit të lartë nuk arrin të fitojë akreditimin apo riakreditimin institucional, kjo do të rezultojë me një organizim tjetër të akreditimit jo më vonë se pas një viti.”

Sipas udhëzimit administrativ në Nenin 30 tek ‘Deklarimi i stafit akademik për angazhim’ në pikën 1 thuhet se “Institucionet e Arsimit të Lartë duhet të dorëzojnë deklaratat e stafit akademik të angazhuar jo më larg se data 31 tetor.”

Gjatë procesit të verifikimit, KShC ka shqyrtuar dokumentacionin e profesorëve të cilët kishin deklaruar të dhënat e tyre në platformën ‘e-Akreditimi’ sepse në Nenin 30, pika 3 thuhet se “Vetëm stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA, do të konsiderohet në procesin e akreditimit/riakreditimit për vitin pasues akademik dhe stafi akademik i deklaruar dhe aprovuar nga AKA për programet ekzistuese në kuadër të procesit të monitorimit”.

KALLXO.com ka raportuar në vazhdimësi për zhvillimet që kanë rezultuar nga mbledhja e 61-të e Këshillit Shtetëror të Cilësisë, vendimet e të cilit ngritën reagime të shumta.

Sa programe nuk iu akredituan Kolegjit ‘Iliria’?

Programet e Kolegjit “Universum” që dështuan të akreditohen

Lista e programeve që nuk u akredituan në UBT

Universiteti i Prizrenit me minus nëntë drejtime

Universitetit të Ferizajt i mbyllen mbi 50 për qind të programeve të studimeve

Universiteti publik i Gjakovës mbetet pa Fakultetin e Edukimit

Programet e studimit që i humbi Universiteti  i Gjilanit

Mitrovicasit mbesin pa Fakultetin Juridik dhe të Edukimit

Afër 50 për qind e drejtimeve në Universitetin e Pejës do mbyllen

Lista e drejtimeve të Universitetit të Prishtinës që nuk akreditohen