Lideri i Serbëve opozitar të Kosovës kundër ndarjes së territoreve

Nenad Rashiq është kandidati për kryeministër i koalicionit të quajtur Sloboda – Liria koalicion ky i partive PDS dhe NPK si dhe i disa iniciativave qytetare po shihet si rivale e Listës Serbe partisë së kontrolluar nga presidenti i serbisë Aleksandër Vuçiq.

Rashiq është kandidati i parë për kryeministër të Republikës së Kosovës nga komuniteti serb ndërsa qëllimi i koalicionit që ai e drejton është fuqizimi i serbëve të Kosovës brenda institucioneve të vendit.

Për liderin e serbëve politikat e ndarjes janë të dëmshme ndërsa taksat duhet të hiqen për tju hapur rrugë urave në mes komuniteteve.

Rashiq në intervistën për Kallxo.com ka thënë se ulja e papunësisë dhe ulja e varfërisë janë qëllimet kryesore të tij.

Tatimet në sport dhe gjithçka që nxit interesimin e të rinjve, janë tatimet që Rashiq thotë se duhet zbritur në Kosovë, ndërsa tatimin në produktet e luksit, cigaret, alkoolin, Rashiq thotë se duhet rritur këto tatime.

Riciklimi i mbeturinave, shkalla e papunësisë dhe rrezikshmëria sociale janë problemet kryesore që përballet komuniteti serb ku jeton Nenad Rashiq.

Me shumë harmoni dhe mirë të organizuar e quan Rashiq koalicionin Sloboda – Liria, dhe thotë se asnjëherë nuk do ta largohej nga partia kryetar i së cilës është vet Rashiq.

Rashiq është kundër ndërtimit të termocentralit me qymyr, “ ne duhet të kemi ide të reja, e jo të kthehemi ideve të vjetra” ka thënë Rashiq duke marrë për shembull projekte të BE-së që ofrojnë projekte deri në 20.4 miliardë Euro për burime të ripërtërishme të energjisë.

I pyetur për shitjen e Telekomit të Kosovës, Rashiq që thotë se ka qenë pjesë e procesit që ka dështuar thotë se politikanët shumë shpesh din ta keqpërdorin Telekomin e Kosovës duke e parë si ndërmarrje shoqërore, “ Ndoshta duhet të shitet, por të bëhet periudha e adaptimit të punëtorëve tepricë në sektor tjerë “.

Rashiq thotë se Kosova duhet të shikon për prioritete tjera që janë më të rëndësishme se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit.

Rashiq është kategorikisht kundër shkëmbimit te territorit me Serbinë, duke thënë se në morinë e ideve të këqija që ka dëgjuar kjo është ideja më e keqe, “ absolutisht më e keqja”.

Taksa ndaj Serbisë duhet të hiqet sipas Rashiqit, pasi që synimi kryesor është ura e komunikimit dhe pajtimit, dhe se nuk duhet vendosur barrikada dhe bllokada. Sipas rashiqit shumë herë është përsëritur që pikërisht taksa paraqet pengesën e parë për integrim në BE.

“ Agjencia e akreditimit duhet të jetë krejtësisht kompetente, dhe duhet të dihen kushtet dhe rregullat për tu akredituar “ thotë Rashiq kur u pyet për Universitetet Publike.

“ Unë jam kundër martesave të së njëjtës gjini” thotë Rashiq, duke shtuar se në karrierën e tij ka pasur rastin të takohet me njerëz të tjerë që janë për, por në Ballkan sipas Rashiqit për shkak të vendit dhe traditës, Ballkani duhet të presë disa gjenerata tjera më të reja për këtë temë.

Për sa i përket bartjes së shamive nëpër Shkolla Rashiq thotë se me ligj është përcaktuar se nuk do të duhej të lejohej “ ka kufizim ku mund të barten shamitë që i bie që nuk munden në objekte publike e institucione publike” , duke shtuar se duhet pajtuar me ligjet që janë miratuar nga vendet demokratike të BE-së, e që janë vende shumë më demokratike se ne sipas Rashiqit.

I pyetur për listat e veteranëve Rashiq ka thënë se për këtë është nj proces gjyqësor duke u zhvilluar dhe e organet e drejtësisë duhet të kryejnë punën e vet.
Fushatën e tij Rashiq thotë se e financon vet ndërsa të ardhruart e tij mujore janë 2200 Euro.

Qendra e Mjekësisë Familjare është vendi ku Rashiq thotë të ketë shkuar herën e fundit kur është sëmurë, dhe jo spitalet private, por nëse është ndonjë sëmundje më serioze Rashiq thotë nuk do t shikon se a është vend publik apo privat por me rëndësi të gjej ilaç dhe shërim.

Fëmijët e Nenad Rashiqit shkollohen në Shkolla Publike.

Për fatin e Trepçës Rashiq për Kallxo.com ka thënë se mënyra më e vetme që të funksionalizohet Trepça është privatizimi, por që të mbetet pjesërisht edhe e qeverisë, sepse është një pasuri natyrore nga e cila nuk duhet hequr dorë.

Rashiq thotë se çdo ditë do të takohet me qytetarët.

Veturë të vitit 2003 vozit Rashiq, andaj thotë se veturat që duhet lejuar brenda Kosovës duhet të jenë deri në 20 vite të vjetra.

E nëse ndaj Rashiqit ngritët aktakuzë ai thotë se nuk mund të paramendoj që i njëjti të vazhdon të qëndroi në qeveri apo të jetë pjesë e parlamentit të Kosovës.

Ndërsa nëse Kryeministri i ardhshëm akuzohet nga organet e drejtësisë Rashiq thotë se vet kryeministri do të duhej të jepte dorëheqje.

Rashiq nuk është kundër qeverisë që të ketë më shumë se 15 Ministri me vetëm dy zëvendësministra.

Rashiq thotë se do të gjithnjë ka qenë i hapur sa i përket fondeve të patisë, apo edhe dokumenteve në Ministritë ku ka qenë i angazhuar më herët, andaj edhe në të ardhmen i njëjti tha se do të jenë publike të gjitha faturat dhe raportet financiare.