Kuvendi Flet për Universitetet e Prizrenit e Pejës

Kryesia e Kuvendit të mbledhjen e mbajtur të hënën ka rekomanduar që kjo çështje t’i dërgohet fillimisht Komisionit parlamentar për Arsim.

Anëtari i Kryesisë, Glauk Konjofca tha për Gazetën Jeta në Kosovë se është ai që e ka ngritur këtë çështje.

“Presim që kjo të jetë pikë e rendit të ditës në seancën e së enjtes, pasi të kalojë në komisionin përkatës”, tha Konjufca, pas mbledhjes së Kryesisë.

Universiteti Publik i Prizrenit nisi punën më 2010, ndërsa Universiteti Publik i Pejës “Haxhi Zeka” u hap solemnisht në fillim të këtij muaji. Universiteti tashmë ka regjistruar 2,800 studentë të rregullt dhe me korrespondencë këtë vit.

Gazeta Jeta në Kosovë, gjatë javës së kaluar, raportoi se themelimi i këtyre dy universiteteve, të cilat tashmë kanë nisur punën, sipas Ligjit mbi Arsimin e Lartë, fillimisht duhet të ratifikohej në Kuvendin e  Kosovës.

Sipas nenit 9 të këtij ligji, “bartësit publikë të arsimit të lartë mund të krijohen vetëm me vendimin e Ministrisë, i cili duhet të ratifikohet nga Kuvendi”.