Kthimi në Shtëpi i të Fajësuarve për Terrorizëm

Pas pranimit të fajësisë për përfshirje në veprimtari terroriste, 4 kosovarë lanë paraburgimin dhe janë në arrest shtëpie ose paraqitje në stacion policor në pritje të dënimit. Për ta muaji i Ramazanit ka për të qenë më i lehtë se për shokët e tyre që pasi nuk kanë pranuar fajësinë ndodhen ende në paraburgim. Paralelisht me këtë zhvillim, ISIS publikoi një video ku kërcënoi Kosovën me sulme me eksploziv.