Kryesia Udhëzon Grupet Parlamentare të Takohen për “Kiqinën”

Zyra Informim dhe Komunikim e Kuvendit të Kosovës i tha të hënën Gazetës Jeta në Kosovë se grupet parlamentare janë udhëzuar që të takohen për të diskutuar në lidhje me hapat e mëtejmë për rastin Kiçina.

“Në mbledhjen e të hënës në Kryesinë e Kuvendit është kaluar nëpër këtë temë dhe është vendosur se grupet parlamentare duhet të takohen mes vete, dhe të vendosin se si do të procedojnë më tutje”, tha kjo zyrë.

Zhvillimi vjen pas reagimeve të zyrës së Bashkimit Europian dhe Ambasadës së SHBA-së në vend që e konsideruan diskutimin e mundshëm si ndikim në punën e gjyqësorit dhe dëmtim të institucioneve kosovare.

Kuvendi pritej që gjatë kësaj jave të votonte se a do të krijohej një komision për trajtimin e rastit Kiqina, me iniciativë të deputetit të mazhorancës Ramiz Lladrovci.