Krejt çka shkroi Skender Hyseni në raportin e tij 28 faqesh mbi dialogun (DOKUMENT)

Ish kryeministri Avdullah Hoti kishte vendosur që negociatat me Serbinë në nivelin më të ulët se sa krerët e shtetit të ia besonte bashëkpartiakut të tij, Skender Hysenit.

Ky vendim i Hotit, kishte përplasur edhe partnerët e koalicionit LDK e AAK. Kjo e fundit deklaronte se nuk pasur dakordim mes partnerëve që Skender Hyseni të jetë koordinator për dialogun.

Megjithë kritikat, Hyseni kishte vazhduar punën duke zhvilluar takime të shumta me përfaqësuesit e palës serbe në Bruksel e me diplomatë të ndryshëm.

Në fund të vitit të kaluar, koordinatori për dialogun Kosovë Serbi, Skender Hyseni kishte shkruar një raport 28 faqesh të cilin ia kishte dorëzuar kryeministrit Avdullah Hoti.

Qeveria e Vetëvendosjes ishte ankuar se nuk ka pasur një raport të detajuar mbi zhvillimet që janë bërë në kuadër të dialogut Kosovë Serbi dhe mungesë të informacioneve.

KALLXO.com ka siguruar raportin e Skender Hysenit. Në këtë raport 28 faqesh, Hyseni në disa raste i ka thurur lavde vetës dhe ekipit të tij, derisa në disa raste ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke i vlerësuar si reagime jo të duhura, deklaratat e përfaqësuesve politik në Kosovë.

Në këtë raport, Hyseni i quante “kritika kozmetike”, kritikat që iu ishin bërë ish kryeministrit Avdullah Hoti për komunikimin e tij në serbisht me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Vetëm një ditë pasi që ishte emëruar koordinator për dialog, Hyseni thotë se udhëtoi për në Bruksel dhe se aty i kishte bërë me dije diçka të rëndësishme Lajcakut.

“Takimi i parë tet-a-tet (Lajcak-Hyseni) zgjati 30 minuta. Lajcakut iu bë me dije se Kosova në Bruksel nuk vjen për të negociuar çështje të veçanta me Serbinë. Kosova synon një marrëveshje gjithëpërfshirëse e cila do të rezultojë me njohje reciproke”, thuhet në raportin që Skender Hyseni ia kishte dorëzuar ish kryeministrit Hoti në dhjetor të vitit të kaluar.

Ramush Haradinaj “sedërhollë’ ndaj Avdullah Hotit

Në këtë raport, Hyseni e quante Haradinajn person “sedërhollë”. Derisa tregonte për takimet që kishte nisur në Kosovë me partitë politike, Hyseni është ndalur më shumë për të folur për partnerin e LDK-së në koalicion, Ramush Haradinajn.

“Siç nuk pritej hic, Ramush Haradinaj kishte filluar të jepte deklarata që shkonin kundër çdo logjike racionale politike. U treguar shumë sedërhollë më kryeministrin Hoti”, shkruan Hyseni në këtë raport.

Haradinaj kishte reaguar për mos dakordimet mes partnerëve të koalicionit për emërimin e vet Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun.

E Skender Hyseni kishte gjetur që ta përgënjeshtronte Ramush Haradinajn në raportin që ia dërgonte shefit të tij, Avdullah Hotit.

Nuk kishte të drejtë sepse vendimi për emërimin e një koordinatori shtetëror për dialog ishte votuar në mënyrë unanime në qeveri. “PËR” kishin votuar dhe të gjithë ministrat nga AAK, përfshi edhe zv.kryeministrin Besnik Tahiri. Pra, pas këtij votimi mbetej tërësisht në diskrecion të kryeministrit Hoti të përcaktoj për emrin”, shkruante në këtë raport Skender Hyseni.

Hyseni tregon tutje se si Lëvizja Vetëvendosje nuk i ishte përgjigjur kërkesës së tij për t’u takuar e diskutuar në lidhje me dialogun.

U bë përpjekje të kontaktohej Albin Kurti i cili nuk përgjigjej”, ankohet Hyseni në raportin e tij.

Tutje, Hyseni kishte provuar që të linte takim me Albin Kurtin përmes Rexhep Selimit.

“Rexhep Selimi me korrektësi maksimale, ishte falënderuar për telefonatën duke premtuar se kërkesa do t’i përcillej z.Kurti. Nga VV nuk erdhi asnjë përgjigje”, shkruante Hyseni në raportin e tij.

Hyseni ka shkruar në raport edhe për takimet me Lajcak e Palmer.

“Biseda me z.Palmer ishte e hapur pra, dhe në momente, edhe kundërshtuese dhe shteruese. Ja prezantova troq shqetësimin tonë dhe të opinionit publik e politik në Kosovë përgjithësisht, për mos praninë aktive dhe fizike amerikanë në tryezën e bisedimeve”, thuhet nw raportin e Hysenit shkruar për kryeministrit Hoti.

Hyseni tregon se si i kishte kërkuar  Palmerit që Kosova të mos marrë anë e të rreshtohet nga SHBA-të apo BE-ja.

“Në bisedë me Pallmer, koordinatori Hyseni kërkoi që Kosova të mos vihej në pozitë që të përcaktohet apo të marrë anë. Kjo është e padrejtë dhe fundja ëshe punë që nuk bëhet, iu tha Palmerit duke shtuar se Kosova është e pafuqishme të futet midis Amerikës dhe BE-së në përgjithësi”, kishte shkruar në mes tjerash Hyseni në raport.

Shpjegimi i Skender Hysenit për telefonatën me Richard Grenell

Tutje në raportHyseni shpjegon bisedën e tij telefonike me ambasadorin Grenell në stilin e romaneve për fëmijë.

“A mund të llogarisim në përgjigje pozitive nga Kosova, nëse vendosim për të organizuar këtë takim, pyeti direkt Grenell koordinatorin Hyseni, i cili i dha përgjigje të qartë PO. Konsidero se e ke pëlqimin e kryeministrit Hoti dhe konfirmimin se Hoti me delegacionin e tij do të marrë pjesë në takim kurdo që të thirrej”, kishte shkruar Hyseni në raportin e tij në lidhje me telefonatën me Hysenin.

Shpjegimi i Hysenit ka vazhduar edhe më tutje për telefonatën me Grenell, duke treguar se kishin filluar përgatitjet për takimin e 4 shtatorit në Uashington.

Hyseni tregon se kishte biseduar me gazetarët Adriatik Kelmendi e Berat Buzhala që të organizoheshin takime dhe biseda me përfaqësues të shoqërisë civile duke aplikuar metodën “Chatham House Rules of non-disclosure”.

Shpjegimi i Hysenit në formë të romanit vazhdoi edhe për bisedën me këshilltarin politik të presidentit francez në Paris.

Hyseni në raport tregon se ia kanë dorëzuar një dokument këshilltarit të Macron. Në këtë dokument, Hyseni iu kishte referuar Serbisë si Republikë, ndonëse ende Kosova dhe Serbia nuk e kanë njohur njëra tjetrën.

“Alexandre Adam dëgjoi me kujdes, ndërkohë që po shkruante cdo fjalë që po thuhej. Koordinatori Hyseni me këtë rast i dorëzoi z.Adam, dokumentin “Qëndrimi i Republikës së Kosovës për dialogun me Republikën e Serbisë”, thuhet në raport.

Në lidhje me takimin e Brukselit të 27 gushtit të vitit të kaluar, Hyseni kishte zgjedhur t’i thurrte lavde vetës, duke thënë se për media “ishte grafik”.

“Pas takimit koordinatori Hyseni për media ishte grafik dhe deklaroi: “Pala serbe sot është treguar jokonstruktive. Kosova edhe sot ka vazhduar të jetë shumë konstruktive në kuptim të mbrojtjes rigoroze të interesave të saj”, thuhet tuje në këtë raport.

Pasi që kishte raportuar shkurtimisht për takimet e Uashingtonit, Hyseni në raport kishte treguar edhe me cfarë aeroplani kishin udhëtuar nga Uashgintoni për në Bruksel.

“Nga Uashingtoni, i gjithë delegacioni u largua pasditen e 5 shtatorit me United Arilines për të arritur në Bruksel të nesërmen, e dielë, në ora 7 të mëngjesit”, përshkruhet në raport ky detaj.

Hyseni e shihte si një fitore faktin që në takimin e 17 shtatorit të vitit të kaluar kishin arritur ta hiqnin nga rendi i ditës në Bruksel temën e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, për të cilin Hyseni thotë në raport se është obligim ndërkombëtar dhe janë të detyruar për të zbatuar.

“Ne refuzonim kategorikisht të trajtojmë këtë temë pas zhurmës dhe deklarimeve irracionale të liderëve partiak dhe shtetëror në Prishtinë të cilët refuzonin të bisedohej për këtë temë. Po zhvillohet një garë totalisht e papranueshme dhe e papërgjegjshme se cili ishte më ‘patriot’ se tjetri”, shkruante në raport Hyseni.

“Të gjitha kundërshtimet bëheshin ekskluzivisht për poenë të lirë politikë, sepse Marrëveshja për Asociacionin tashmë ishte obligim ndërkombëtar dhe detyrim për zbatim”, shkruante tutje Hyseni.

Duke folur për takimin e 17 shtatorit në Bruksel, Hyseni thurrte lavde për dy vartësit e tij, Muhamet Mustafa e Robert Muharremin, ndërsa për diskutimet, tregonte se kishin qenë më të ashprat deri atëherë.

“Diskutimet ishin shumë të ashpra, më të tensionuarat deri atëherë. Pala serbe nxori në tavolinë propozime tërësisht të papranueshme dhe irracionale, gjë që bëri edhe Lajçakun të humbiste kontrollin”, rrëfen Hyseni në raport.

“Profesorët Muhamet Mustafa dhe Robert Muharremi, përpos kompetencës dhe dijes, tregonin një shkallë absolutisht kulmininate përkushtimi në dialog”

Hysenit i kishte pëlqyer reagimi i tij ndaj deklaratës së Petar Petkoviqit, kryesuesit të delegacionit serb, aq sa kishte kërkuar që deklarata e tij të futej në procesverbal.

“Ndërhyrjen e tij, koordinatori Hyseni e përfundoi me kërkesën drejtuar ekipit të BE-së që kjo të futej qartë në procesverbal”, thuhet në raport.

Ajo çfarë kishte thënë Hyseni kishte qenë se Kosova në këtë proces nuk do të pranoj asgjë më pak se sa njohjen e ndërsjellët.

Këtu mund ta lexoni raportin e plotë të ish koordinatorit për dialog, Skender Hyseni.