Ilustrim

KQZ-ja nuk i publikon kontratat për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk i ka publikuar kontratat e nënshkruara për zgjedhjet e 14 shkurtit, siç obligohet me rregullat e prokurimit.

KQZ njoftoi se për shtypjen e fletëvotime ve dhe broshurave është kontraktuar grupi i operatorëve ekonomikë “Cetis d.d; CETKOS L.L.C.” nga Sllovenia, me vlerë të përgjithshme të kontratës 184,081 euro.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk e ka publikuar këtë kontratë, por nuk ka dhënë përgjigje as në kërkesën e bërë nga KALLXO.com për të pas kontratat e nënshkruara për zgjedhjet e 14 shkurtit.

Komisioni Rregullativ për Prokurim Publik (KRPP) në një përgjigje për KALLXO.com thotë se Autoriteti kontraktues “brenda dy (2) ditëve pas nënshkrimit të kontratës do të përgatisë njoftimin për nënshkrimin e kontratës në gjuhët e cekura në nenin 13 të ligjit të Prokurimit.”

Me ndryshimet e Udhëzuesit Operativ për Prokurim Publik, Autoritetet Kontraktuese janë të obliguara që së bashku me njoftimin për nënshkrim të kontratës të publikojnë edhe kontratën.

“Autoriteti Kontraktues përgatitjen e njoftimit për nënshkrim të kontratës duhet t‘a bëjë nëpërmjet funksionit ‘nënshkrimi i kontratës’ në sistem të prokurimit elektronik. Gjatë përgatitjes së njoftimit për nënshkrim të kontratës AK duhet që me kujdes të plotësoj të gjitha të dhënat që kërkohen në hapat përkatës të funksionit ‘nënshkrimi i kontratës’, përfshire ngarkimin e kontratës së nënshkruar”, thuhet në udhëzues. Publikimi i kontratës në “e-prokurim” kërkohej edhe me udhëzuesin e mëparshëm. Ku përpos njoftimit për nënshkrim te kontratës, kërkohej që AK duhet të publikojë kontratën e nënshkruar.

Në përgjigjen që KALLXO.com ka pranuar nga KRPP-ja është konfirmuar se KQZ-ja nuk i ka ngarkuar fare kontratat e nënshkruara.

“KRPP ka kontrolluar të dhënat e kërkuara në platformën e- prokurimit dhe ju njoftojmë se autoriteti nuk ka ngritur kontratat në platformë të e- prokurimit në asnjeri nga rastet e kërkuar”, thuhet në përgjigjet e KRPP-së.

Shtypja e fletëvotimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes procedurës së negociuar e ka kontaktuar “Cetis d.d & CETKOS L.L.C.” për shtypje të fletëvotime me vlerë të përgjithshme të kontratës 184,081 euro. E njëjta kompani i kishte shtypur edhe fletëvotime për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2019.

Për realizimin e këtij aktiviteti të prokurimit me titull “Shtypja e fletëvotimeve dhe broshurave për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës 2021”, KQZ kishte parashikuar të nënshkruaj kontratë deri në vlerë 185,500 euro. Në bazë të kërkesës në dosjen e tenderit, shtypen 1 milion e 800 mijë fletëvotime si dhe 29 mijë copë broshura.

Krahasuar me zgjedhjet e kaluara, në këto zgjedhje janë shtyp fletëvotime apo 100,000 fletëvotime  më pak, ndërsa kemi të njëjtën kërkesë për tu furnizuar me broshura.

Në zgjedhjet e vitit 2019, KQZ-ja ka paguar mbi 9 centë për një fletëvotim, si dhe 57 centë për një broshurë. Në mungesë të kontratës së publikuar, KALLXO.com e ka pas të pamundur të kalkulojë çmimet që janë paguar për një fletëvotim për këto zgjedhje.

Mbi 8 euro për një “Sprej UV”

Përvec fletëvotimeve, në produkt i nevojshëm në zgjedhje është edhe “Sprej UV” për të parandaluar që një votues të votoj më shumë se një herë.

Ky tender është zhvilluar me procedurë të negociuar, mirëpo KQZ kishte ftuar tri kompani për të ofertuar. Kontrata për furnizim me 6,000 copa “Sprej UV” në vlerë 48,480 euro i është dhënë kompanisë “Albus” Sh.P.K, ndërsa dy operatorët e tjerë ishin eliminuar nga gara janë eliminuar për shkak se nuk kishin plotësuar kërkesat me dosje të tenderit.

E njëjta kompani e kishte furnizuar KQZ-në me “Sprej UV” është në zgjedhjet e kaluara. Për një “Sprej UV” në zgjedhjet e vitit 2021 dhe 2019 është paguar është 8.04 cent.

Shpenzimet për blerjen e UV Sprej kanë shënuar rritje përgjatë viteve kur janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Furnizimi me UV Sprej në zgjedhjet e parakohshme  për Kuvendin e Kosovës të vitit 2014 ishte në vlerën e 43,204, për këtë lloj furnizimi për zgjedhjet e parakohshme të vitit 2017  u kontraktua 44,400 euro.