Hajrulla Çeku, Foto: ZKM

Kosova do ta ‘mobilizojë’ mbështetjen për industrinë e lënë pas dore të filmit

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, thotë për BIRN se shteti do t’i ofrojë ndihmë të fortë industrisë së filmit fitues të çmimeve të vendit – bazuar në këshillat e vetë sektorit.

Filmat kosovarë kanë pushtuar ekranet në mbarë botën kohët e fundit, duke fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare – pavarësisht mungesës së madhe të fondeve që do të thotë se si regjisorët ashtu edhe aktorët shpesh paguhen pak ose aspak për punën e tyre dhe nuk mund ta promovojnë të njëjtën.

‘Vera andrron detin’ me regji të Kaltrina Krasniqit dhe skenar të Doruntina Bashës, fitoi çmimin special të jurisë në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit Selanik në Greqi nga data 4-14 nëntor. Zgjoi [në anglisht Hive] nga Blerta Basholli, tri herë fituese në festivalin Sundance dhe e nominuar nga Kosova për Oscar 2020, fitoi çmimin Fischer në të njëjtin festival.

“Zgjoi” do të jetë i nominuari i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë e filmit artistik dhe produksioni i dytë kosovar që shkon në festivalin më prestigjioz ndërkombëtar të filmit me metrazh të shkurtër ‘Shok’ [Friend] në vitin 2016.

Filmat kosovarë këtë vit jo vetëm që janë shfaqur në mbarë botën por kanë sjellë edhe shumë çmime.

‘Në kërkim të Venerës’, për shembull, nga Norika Sefa, fitoi një çmim special të jurisë në festivalin e filmit në Roterdam; ‘Pa Vend’ [në anglisht Displaced] nga Samir Karahoda dhe ‘Luaneshat e Kodres’ nga Luana Bajrami u shfaqën të gjitha në festivalin e Kanës.

Filmi i fundit fitoi regjinë më të mirë dhe çmimin Discovery për filmin më të mirë debutues në Festivalin e 29-të të Filmit Raindance.

Mirëpo, siç ka raportuar BIRN më parë, regjisorët e filmave kosovarë shpesh marrin shumë pak fonde për të filluar karrierën e tyre nga Qendra Kinematografike e Kosovës, QKK, që rezulton në filma të cilët depërtojnë deri tek ekranet e festivaleve ndërkombëtare, por më pas lihen në mëshirën e tyre.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tani zotohet ta ndryshojë këtë praktikë, duke zbatuar rekomandimet kryesore të anëtarëve të një industrie të talentuar, të suksesshme dhe të mirëudhëhequr.

“Më 26 tetor, ne pranuam një dokument nga vetë komuniteti me hapat që ata rekomanduan të cilët do të duhej të ndiqeshin nga ministria dhe nga shteti,” tha për BIRN Çeku, i cili mori detyrën si Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës në mars të vitit 2021.

Ne e kemi trajtuar me shumë kujdes çështjen e filmit, sektori ka avancuar shumë shpejt në krahasim me ritmet institucionale”, shtoi ai: “Filmi ka nevojë për disiplinë, sepse ndërkohë që ngritet, mund të pësojë rënie të shpejtë”.

Ligji do t’i japë statusin e interesit të special shtetëror

Skenë nga filmi ‘Zgjoi’. Foto: QKK

Çeku është zotuar ta bëjë industrinë e filmit me “interes të veçantë shtetëror”, përmes një ligji të ri për filmin, duke pranuar kështu kërkesat e kineastëve.

“Ne kemi nevojë për mobilizim institucional në mënyrë që suksesi i [industrisë së filmit] të jetë i vazhdueshëm ndër vite,” tha ministri, duke shpjeguar se dhjetë anëtarë të komunitetit të filmit u ftuan për të propozuar hapat kryesorë që duhet të ndërmarrë shteti.

“Ne po i rregullojmë çështjet ligjore, po përditësojmë institucionin dhe po i rimendojmë rregullat e lojës në mënyrë që ky potencial rinor të vazhdojë të prodhojë dhe të arrijë sukses ndërkombëtar në film,” tha ai.

Në dokumentin e tyre, dhjetë kineast kërkuan që filmi të bëhet një industri me interes të veçantë shtetëror dhe të bëhen reforma në katër fusha të rëndësishme: kuadri ligjor, financimi, infrastruktura që lidhet me pronat kinematografike dhe burimet njerëzore.

Në bazë të këtij dokumenti dhe bashkëpunimit mes Ministrisë së Kulturës dhe kineastëve është hartuar një projektligj, që synon ndryshimin e ligjit aktual për kinematografinë.

Në takimin e hapur me kineastët më 11 nëntor, një praktikë për të cilën ministri Çeku pretendon se do ta ndihmojë qeverinë në reformat e mëtejshme, disa drejtorë akuzuan ministrinë se favorizon disa individë ndaj të tjerëve.

Projektligji tani është në proces shqyrtimi publik dhe Çeku u ka kërkuar gjithashtu kinesatëve që nuk janë përfshirë në ekipin e punës t’i dërgojnë komentet e tyre.

“Deri në dhjetor, do ta kemi [projektligjin] përpara parlamentit për votim,” tha Çeku për BIRN.

Me një shumicë solide të ulëseve në parlament, qeveria e udhëhequr nga partia Vetëvendosje ka besim se mund ta shtyjë përpara legjislacionin në fjalë.

Investime të huaja dhe më shumë financime nga isntitucionet vendore

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Një nga ankesat kryesore të industrisë së filmit kosovar, e cila i ka tejkaluar të gjitha pritjet, kryesisht duke u mbështetur në vullnetin dhe ëndrrat individuale, është mungesa e mbështetjes qeveritare.

Qendra Kinematografike e Kosovës, QKT, është akuzuar për keqmenaxhimin e fondeve, se është borxhli me produksionet dhe se nuk i ka ndihmuar siç duhet kineastët.

QKT ka mbi 100,000 euro borxh për prodhime të ndryshme filmike, nga të cilat 96,000 janë grumbulluar gjatë vitit 2021.

Në diskutimin me kineastët më 11 nëntor, Çeku tha se ministria kishte “ngritur një rast në prokurori dhe polici për hetime” mbi akuzat kundër QKT-së dhe do të kishte një konkurs të hapur për zgjedhjen e një drejtori të ri.

“Reforma që ne po bëjmë nuk është vetëm legjislative, por edhe strukturore dhe thelbësore,” tha ai.

“Disa parregullsi [në QKT], veçanërisht në lidhje me shpenzimet, tashmë i kemi rregulluar dhe janë zëvendësuar njerëzit që e kanë udhëhequr; tani po kalojmë në fazën e zgjedhjes së drejtorit të ri. Kemi një këshill të ri drejtorësh dhe me ligjin e ri besojmë se do të inkorporojmë mekanizma të rinj por edhe një frymë të re përmes njerëzve të rinj,” tha Çeku për BIRN.

Këshilli Drejtues i QKT-së, i zgjedhur në maj të vitit 2021, ka iniciuar suspendimin e drejtorit Arben Zharku dhe ka dëshmuar pjesërisht se ai ishte i përfshirë në keqmenaxhimin e fondeve publike. Mandati i dytë i Zharkut përfundon zyrtarisht në shkurt të vitit 2022.

Me një drejtor të ri dhe me shkrirjen e QKT-së në Kosovafilm, një ndërmarrje publike e prodhimit, distribuimit dhe shfaqjes së filmit, si dhe me lehtësira të duhura për institucionet shtetërore të filmit, ministria planifikon të rrisë fondet dhe të tërheqë investime të huaja direkte, IHD.

Buxheti aktual ka alokuar rreth 800,000 euro për filmin në vitin 2022, ngjashëm me shumën e vitit 2021, por më pak se 810,000 e ndarë në vitin 2020, 1.2 milionë euro të alokuara në vitin n2019 dhe rreth 1.4 milionë euro në vitin 2018. Këto fonde përfshijnë pagat e punëtorëve dhe prodhimi i filmit.

Projektbuxheti i ri synon të alokojë rreth 1.6 milionë euro për QKT-në për vitin 2022 dhe një shumë të ngjashme në vitet 2023 dhe 2024.

Një mbështetje e re tashmë ka filluar të dalë në horizont. Çeku i tha BIRN se 150,000 euro janë ndarë për të promovuar filmin ‘Zgjoi’ (Hive) në rrugën e saj drejt çmimit Oscar. Një fushatë e përbashkët institucionale, politike dhe qytetare për ta mbështetur filmin ‘Zgjoi’ Oscar është një risi në Kosovë.

Çeku planifikon ta udhëheqë një ministri që do të jetë një mbështetës aktiv i komunitetit të kineastëve, duke lobuar diplomatikisht për të arritur marrëveshje bashkëpunimi me vendet e tjera në mënyrë që kineastët kosovarë të mund të aplikojnë për fonde shtesë jashtë vendit dhe të bashkëpunojnë me produksione ndërkombëtare.

“Shteti nuk i mbulon kurrë të gjitha shpenzimet [e një filmi], por … ne besojmë se shteti ynë ka një rol për ta lehtësuar bashkëpunimin e kineastëve dhe marrëveshjet e bashkëpunimit me vendet e tjera,” tha ai.

Ai tha gjithashtu për BIRN se projektligji i ri synon të paraqesë subvencione për prodhimet ndërkombëtare të filmit për filmimin në Kosovë.

Kosova synon të tërheqë investimet e huaja direkte përmes prodhimeve ndërkombëtare të filmit, “duke ofruar një rimbursim prej 30 për qind të kostove të pranueshme të shpenzuara drejtpërdrejt nga investitori i huaj për prodhimin e një filmi në Kosovë”, tha ai.