Konfirmohet Aktakuza Kundër Bullatoviqit

(E plotësuar)

Një gjyqtar europian nga Misioni i BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, vendosi se ka baza për të ngritur padi kundër të pandehurit, një serb i Kosovës, që dyshohet se ka kryer krime ndaj civilëve shqiptarë të Kosovës, gjatë konfliktit të viteve 1998-1999.

Deklarata për shtyp e EULEX-it e lëshuar të hënën në mëngjes thotë se “gjyqtari deklaroi gjithashtu se të gjitha provat e mbledhura gjatë hetimit janë të pranueshme”.

Bullatoviq u arrestua më 13 gusht, nga Policia e Kosovës në kufirin serb ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Merdar, në bazë të një urdhri të lëshuar nga një prokurori EULEX-it. Ai është mbajtur në paraburgim, qëkur u arrestua

Sipas aktpadisë, Bullatoviqi ka marrë pjesë në abuzimin e Xheladin Idrizit, një civil shqiptar i Kosovës, që u gjet i vrarë në shtëpinë e tij në Fushë-Kosovë, në prill të vitit 1999.

Dy serbë të tjerë të Kosovës, që janë ende në gjendje të lirë, kërkohen gjithashtu për këtë krim.

Më shumë se 150 shqiptarë të Kosovës u vranë në qytet gjatë luftës së vitit 1999, tha për BIRN-in, Ahmet Grejçevci, i Shoqatës për Kërkim të Personave të Zhdukur dhe Krime Lufte në këtë komunë.

Rasti po gjykohet nga një prokuror i EULEX-it nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Trembëdhjetë vjet pas fundit të luftës në Kosovë, nga 6 019 personat e raportuar si të zhdukur nga familjet e tyre te Kryqi i Kuq Ndërkombëtar, më shumë se 1 700 ende nuk janë gjetur. Shumica janë shqiptarë të Kosovës.