Konfirmohen Dënimet për Detyruesit e Ekrem Llukës

Një kolegj i përzier me gjykatës të EULEX-it dhe gjykatës vendorë në Gjykatën Supreme të Kosovës, të hënën, ka marrë vendim për të lënë në fuqi dënimet e shqiptuara nga Gjykata e Qarkut në Pejë për Muhamet Demajn, Bajram Mehmetajn dhe Azem Veselin. Ata e kishin detyruar biznesmenin Ekrem Lluka tu paguaj një shumë prej 150.000 eurosh pas fitimit të tenderit për privatizimin e hotel Onixit.