'Koha për të ndërtuar Europën në shtëpi'

Me zgjerimin në pritje të BE-së, kryetari i Bashkisë së Tiranës thotë se Shqipëria duhet të shikojë Europën si një “destinacion nga brenda”.

Erion Veliaj ishte një aktivist 23-vjeçar i shoqërisë civile plot premtime kur, në vitin 2003, Bashkimi Europian bëri një zotim historik në Selanik për të marrë edhe Ballkanin Perëndimor në familjen e tyre.

Gjashtëmbëdhjetë vjet më pas, Veliaj po mban detyrën e kryetarit të bashkisë së Tiranës, por ai ende është duke pritur që BE të përmbushë premtimin e vet.

E tronditur nga rritja e populistëve të krahut të djathtë, Europa është treguar e ftohtë për çdo zgjerim të mëtejshëm përtej pranimit të Kroacisë në vitin 2013, me udhëheqësit që përsërisin vazhdimisht një rekomandim të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për vite me radhë e vetmja shfaqje në qytet, BE ndihmoi në nxitjen e reformave dhe pajtimin e armiqve që kanë qenë në luftë në Ballkan, por ndikimi i saj është në rënie.

“Tregimi europian ka mbetur i plagosur”, tha Veliaj, 39 vjeç, për BIRN në një intervistë në korrik disa orë para se ai u betua për një mandat të dytë si kryetar i kryeqytetit shqiptar.

“T’u thuash Shqipërisë dhe vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor – ne do të ju marrim në konsideratë vitin e ardhshëm, ju keni ende punë për të bërë” dhe pasi ta plotësoni atë listë, të shihni se nuk po shpërbleheni, është zhgënjyese”, tha ai.

“Kjo është sikur të zgjidhni të shpërbleni studentin më të mirë në klasë, por jo atë që është gjithmonë në kohë dhe që gjithmonë bën detyrat e tij të shtëpisë.”

Tirana si “një pjesë e Europës”

Sheshi Skenderbeu në Tiranë, Foto: Wikimedia/Pudalek/BIRN

Ndërsa oreksi i BE-së për zgjerim ka rënë, figura e Veliajt ka shkuar gjithmonë duke u rritur.

Nga një figurë drejtuese e lëvizjes shoqërore ‘Mjaft’ në fillim të viteve 2000 deri tek analist i politikave në Berlin tek think-tanku Iniciativa për Stabilitet Europian Iniciativa, Veliaj hyri në politikë në vitin 2011 me Partinë Socialiste të kryeministrit aktual Edi Rama, i cili ka qenë ish-kryetar i Bashkisë së Tiranës .

Veliaj së pari u bë kryetar në korrik 2015 dhe këtë qershor ai fitoi një mandat të dytë në zgjedhjet lokale të cilat u bojkotuan nga opozita.

Veliaj tha se puna e tij ka ndryshuar pikëpamjen e tij për Europën si një “destinacion”.

“Sa më shumë ta bëj këtë punë, aq më shumë e kuptoj që të jesh pjesë e Europës është një destinacion brenda Shqipërisë, jo një destinacion jashtë saj”, tha ai për BIRN.

“Ka të bëjë me ndërtimin e një kulture europiane këtu. Qëllimi im është ta bëj qytetin një pjesë të Europës, ku njerëzit mund të lulëzojnë, ku njerëzit duan të vijnë. Fakti që Tirana është një vend i ëndrrave për shumë të rinj më bind se duhet të mendojmë për Europën si destinacion nga brenda.”

Duke folur në çatinë e objektit të bashkisë së qytetit, Veliaj theksoi horizontin eklektik (burim idesh) të qytetit.

“Fakti që ne mund të ulemi në një çati dhe të kemi përballë katedralen ortodokse, minaren e xhamisë, një katedrale katolike atje dhe ndërtesa moderne që po ndërtohen: për mua kjo është Europa”, tha ai. “Njerëz të feve të ndryshme dhe drejtimve të ndryshme në jetë mund të jetojnë në paqe dhe harmoni të përsosur. Dhe në Shqipëri, feja dhe Europa kurrë nuk i çojnë njerëzit në luftë. ”

“Hedhja e fajit”

Liqeni artificial dhe Parku i gjelbër në Tiranë, Foto: Wikimedia/Albinfo/BIRN

Me 2.8 milionë njerëz, shumica e të cilëve janë myslimanë, Shqipëria ka qenë prej kohësh me vendosmëri pro-europiane dhe pro-amerikane. Ajo u bashkua me NATO-n në vitin 2009.

Prapëseprapë, për pjesën më të madhe të shekullit XX ajo njihej si një shtet Stalinist nga Enver Hoxha, një diktator paranojak që mbylli kufijtë e saj dhe urdhëroi ndërtimin e mijëra bunkerëve si mbrojtje nga pushtimi i armikut.

Veliaj tha se Europa rrezikonte të harronte narrativën e saj se për çka është themeluar dhe të dëmtonte qëndrimin e saj në Shqipëri dhe gjetkë në Ballkan.

“Shpesh harrojmë se kemi pasur dekada paqe. Askush nuk lufton më me njëri-tjetrin. Askush nuk mendon se si të ndërtojë një ushtri për të pushtuar Shqipërinë dhe askush në Shqipëri nuk mendon më se si të ndërtojë bunkerë për t’u mbrojtur nga pushtimi italian”, tha ai.

“Por brezi që luftoi në Luftën e Dytë Botërore është zhdukur. Mbeten vetëm pak veteranë. Historia që ata mësuan – Europa në mjerim që u shndërrua në Europë të prosperitetit – nuk po tregohet më.”

Vonesa në zgjerim ka më pak të bëjë me performancën e vendeve kandidate sesa kërkimi i rrezikshëm për kurbanë që shkojnë tani në Europë, tha ai.

“Me rritjen e populizmit në Europë mendoj se ka shumë qeveri europiane që janë në kërkim të armikut”, tha Veliaj për BIRN.

“Ndonjëherë, janë refugjatët, myslimanët, të tjerë … Unë mendoj se përpjekja për të fajësuar problemet e brendshme që vendet e mëdha në Europë kanë ndaj vendeve të vogla dhe e përdorin këtë për të trembur turmat dhe për ta kthyer popullsinë e tyre kundër zgjerimit është e dëmshme për koncepte shumë themelore që e themeluan Europën”.

Ai vuri në dukje se Shqipëria nuk ka gjasa të ndryshojë fytyrën e kontinentit nëse i lejohet hyrja në BE.

“Disa njerëz nuk arrijnë ta kuptojnë se, edhe sikur e gjithë popullsia e Shqipërisë të shkonte në Europë si refugjatë, do të ishte akoma më pak se 10 për qind e rumunëve që e kanë bërë këtë”, tha ai duke buzëqeshur.

Rënia e politikës së vjetër

Objekti i Parlamentit dhe kullat binjake në Tiranë, Foto: Wikimedia/Albinfo/BIRN

Mosha e re dhe rrënjët e aktivistit të Veliajt nuk e kanë bërë atë imun ndaj protestave publike që kanë prekur Shqipërinë nën drejtimin e Ramës.

Vetë si një objektiv i shpeshtë i protestave, Veliaj tha se ai ishte më shumë i inkurajuar sesa i shqetësuar.

“Protestat janë gjëja më e shëndetshme për demokracinë, ajo vaksinon institucionet demokratike. Sigurohet që publiku të hedh në diskutim gjërat për të cilat nuk pajtohet”, tha ai. “Protestat e studentëve ishin një shembull fantastik se si të shprehen shqetësimet dhe ankesat.”

“Ne thamë hapur se ata kishin të drejtë dhe ne ishim gabim. Ne u pajtuam për një pakt dhe një listë me studentët. Ne po i zbatojmë ato premtime. Së bashku me kryeministrin, ne menduam se ata kishin shqetësime legjitime.”

Veliaj këmbënguli se në Shqipëri ka filluar të bie politika e vjetër.

“Në politikë, madje edhe brenda partive, ndarja kryesore është midis dinozaurëve të vjetër nga komunizmi, të cilët mbajnë mend ato mënyra të modës së vjetër të realizimit të jetës publike, dhe një gjeneratë të re që ndonjëherë është më moderne se elita dhe dëshiron që ndryshimi të ndodhë shumë më shpejt.”