Kinemaja e “karantinës”

Shumica e shteteve të botës janë izoluar. Por nuk ka pikë kufitare në trurin tonë e cila mbyllet, nëse “karantinën” e shfrytëzojmë si hapësirë për të zgjeruar botën e vogël brenda trurit tonë.

Në këtë gjendje ku për shkak të coronavirusit nuk mundemi të shkojmë në kinema të shikojmë filma, pse mos të krijojmë një atmosferë kinemaje brenda shtëpisë. Duke filluar nga filmi i zhanrit dramë, krim dhe thriller “Joker” i cili po thyen rekorde shikueshmërie për shkak të temës që trajton, cilësisë së lartë dhe aktrimit të sukseshëm, deri tek komedia e famshme “The Boss”e komedianes së njohur Melissa McCarthy. Film ky që tregon aventurat e një gruaje të fuqishme e cila humb pasurinë e saj.

Përpos këtyre janë të renditur edhe gjashtë filma tjerë të suksesshëm që i përkasin zhanreve: romancë, aventurë, shkencë, komedi-tragjike apo e zezë, krim, luftë,fanata-shkencë, thriller, biografi.

Më poshtë gjenden tetë filma të famshëm të kinematografisë botërore të cilët të gjithë duhet të duhet t’i shikojnë:

Joker

Një film që të bën të mendosh thellë se sa dhimbje mund të shkaktojnë paragjykimet, se si dhimbja të bënë të dalësh jashtë personalitetit dhe sa e vështirë është të buzëqeshësh kur përbrenda je i thyer. I rrethuar me një realitet të hidhur, me buzëqeshje fallco, keqtrajtime, paragjykime, padrejtësi e vuajtje “Joker” na e shpalos një histori rrënqethëse. Frazat e klounit i cili dëshiron që të gjithë ta quajnë shakatar  na mbajnë gjallë deri në fund të filmit. Një stand-up komedian cili asnjëherë si pasojë e lumturisë por e dhimbjes. Arthur Fleck ka një çrregullim mendor që e bënë të qesh pa ndalur në situata të papërshtatshme. I keqtrajtuar sa ishte fëmijë e që i lë pasoja gjithë jetën, duke mos duruar më padrejtësitë bëhet vrasës. E gjithë ngjarja ndodh në vitin 1981 në qytetin Gotham i cili është i mbushur me plot krime dhe papunësi, duke e lënë popullsinë të varfër e të anashkaluar. Këtë rol e luan aktori Joaquin Phoenix, i cili këtë vit fitoi çmimin Oscar për aktorin më të mire. Joker është një film thriller psikologjik amerikan i vitit 2019, me regji të  Todd Phillips, i cili bashkë-shkroi skenarin me Scott Silver. Përpos çmimit Oscar për aktorin më të mirë, fitoi edhe çmimin për muzikën më të mire. “Joker” ka grumbulluar mbi 1 miliard dollarë vetëm në vitin 2019,  është shpallur  filmi i gjashtë me fitimin më të lartë të vitit 2019, dhe filmi i 31-të me fitimin më të lartë të të gjitha kohërave.

The Mountain Between Us

Një film dashurie, aventure dhe mbijetese. Dramë e cila rrëfen se sa e madh është dëshira për të jetuar edhe kur gjendesh në një situatë që gjallë të mban vetëm shpresa dhe dashuria.  Me protagonistë dy yjet hollivudian Kate Winslet dhe Idris Alba, drama amerikane na sjell luftën për mbijetesë të fotoreporteres Alex Martin dhe neurokirurgut Ben Bass. Pasi iu anulohet fluturimi për në Denver për shkak  të  një stuhi të fuqishme, të dy personazhet marrin rrugën së bashku me  një avion privat. Gjatë fluturimit avioni rrëzohet në regjionin e maleve Unitas. Nga këtu fillon lufta për mbijetesë edhe pse  me lëndime nga përplasja dhe në kushte të vështira moti, Alex, Ben dhe qeni i tyre vazhdojnë rrugëtimin për të gjetur një zgjidhje.  Gjatë kësaj kohe lind një dashuri e ndaluar mes dy personazheve. Ky film na rikthen në kujtesë romanin e vitit 2011 me të njëjtin emër nga Charles Martin. Kjo dramë e vitit 2017 është realizuar  me regji nga Hany Abu-Asad dhe është shkruar nga Chris Weitz dhe J. Mills Goodloe. Që nga 21 dhjetori 2017, filmi  ka grumbulluar 30.3 milion dollarë në ShBA dhe Kanada  dhe 30.7 milion dollarë në territore të tjera.

Parasite

Fillimi e rrëfen atë situatë që shumë individë dhe familje në botë e përjetojnë. Dëshira për të dalë nga një jetë e mjerë ku paga mujore nuk ta mbulon javën, një punë e paqëndrueshme nuk ta ngop barkun dhe injorimi i të pasurve ndaj të varfërve. E ashtuquajtur si “komedia e zezë” Parasite është një ndër filmat më të suksesshëm të kësaj kohe.  E gjithë historia zhvillohet rreth familjes së varfër Kim të cilët jetojnë në kushte të dobëta. Ata për të krijuar një jetë më të mirë  punësohen në një familje të pasur,  duke u infiltruar si individ të kualifikuar për punën që bëjnë.  Katër anëtarët e familjes  punësohen me mashtrime duke fshehur  lidhjet familjare me njëri tjetri. “Komedi e errët” kjo që zhvillohet me shumë të papritura, sekrete, mistere dhe përfundon me tragjedi. Secili moment i këtij filmi ka një simbolikë , ka për të thënë diçka më shumë se që paraqitet, fsheh në vete një realitet modern. Protagonistë janë: Song Kang-ho,Lee Sun-kyun, Cho Yeo-jeong, Choi Woo-shik, Park So-dam, Lee Jung-eun dhe Jang Hye-jin.“Parasite” është prodhim i Koresë së Jugut i vitit 2019, me regji nga Bong Joon-ho, i cili gjithashtu bashkë-shkroi skenarin me Han Jin-won. Kjo dramë sociale  në ndarjen e çmimeve  Oscar për këtë vit bëri historinë duke fituar katër çmime për fotografinë, skenarin, regjinë më të mirë dhe filmin më të mirë ndërkombëtar.

The Core

Detyra dhe përgjegjësia e madhe për ta shpëtuar tokën dhe njerëzimin nga katastrofa i bënë shkencëtarët që të rrezikojnë jetën e tyre, duke u futur brenda bërthamës së tokës. Një film shkencor i cili shpalos aventurën e një ekipi shkencëtarësh që marrin mision zgjidhjen e një krize tokësore. Gjeofizikani Dr. Josh Keyes zbulon se një forcë e panjohur ka bërë që thelbi i brendshëm i tokës të ndalojë së rrotulluari. Nga ky ndalim i rrotullimit, fusha magnetike e planetit do të shembet duke e ekspozuar sipërfaqen e tokës drejtpërdrejtë me rrezatimin diellor i cili është shkatërrues. Për të zgjidhur këtë krizë Josh Keyes, së bashku me një ekip të shkencëtarëve më të talentuar në botë, udhëtojnë për në thelbin e tokës.  Të mbështetur nga qeveria amerikane, Keyes, Leveque dhe Zimsky krijojnë një plan për të zbritur në bërthamë dhe të vendosin disa shpërthime bërthamore për të rifilluar rotacionin. Atyre iu ndihmon shkencëtari Dr. Ed Brazzelton  i cili ka sajuar një anije të bërë nga “Unobtainium” që mund t’i rezistojë nxehtësisë dhe presionit brenda kores së Tokës dhe ta shndërrojë atë në energji. Ky film shkencor i vitit 2003 me regji të Jon Amiel dhe skenar të Cooper Layne fitoi 31 milion dollarë në kinematë e ShBA-së dhe 42 milion dollarë të tjerë jashtë shtetit. Në këtë në rolet kryesore luajnë Aron Eckhart, Hilary Swank, Delroy Lindo, Stanley Tucci.

1917

Film i cili shpalos realitetin e vërtetë të luftës dhe sakrificën për të shpëtuar të tjerët. Gjithçka fillon në veri të Francës, në pranverën e vitit 1917 në kulmin e Luftës së Dytë Botërore. Personazhet kryesore janë dy ushtarë britanikë të cilët derisa janë në detyrë, një detyrë e re i shndërron ata në lajmëtarë që duhet ta paralajmërojnë një batalion tjetër se ata po futen drejt një kurthi të armikut. Në një garë me kohën, ata duhet të kalojnë në territorin e armikut për të dhënë një mesazh në komandën qendrore për t’i shpëtuar 1,600 ushtarët britanikë përfshirë vëllain e vetë Blake, nga një sulm i befasishëm kundër gjermanëve, por që në fakt është një kurth i ngritur nga vetë gjermanët. Mesazhi i Blakes ka si qëllim ta ndalojë këtë sulm ndaj britanikëve. Kjo dramë britanike është thriller epik i vitit 2019 me regji dhe skenar të Sam Mendes. Protagonistët e filmit janë George MacKay dhe Dean-Charles Chapman dhe me Mark Strong, Andrew Scott, Richard Madden, Claire Duburcq, Colin Firth dhe Benedict Cumberbatch në rolet mbështetëse. Ky film në ndarjen e çmimeve Oscar për këtë vit fitoj tre statuja për kategoritë: përzierja më e mirë e muzikës, kinematografia më  të mirë dhe efektet vizuale më të mira.

Bird Box

Në situatën si tash në botë ku të gjithë luftojnë të marrin ushqime e gjëra higjienike në markete edhe filmin Bird Box paraqitet një skenë e ngjashme por në rrethana të ndryshme. Në një botë post-apokaliptike, Malorie Hayes së bashku me dy fëmijë lufton me sy mbyllur për të ikur nga një entitet i mbinatyrshëm që i bën njerëzit që i shikojnë, të çmenden dhe të kryejnë vetëvrasje. Ajo i udhëzon fëmijët që mos ta nga heqin sytë e tyre shallin, ose përndryshe ata do të vdesin. Këtu fillon alternimi midis dy fazave të tregimit të aktores Sandra Bullock në rolin e Malories. Faza të ndara me pesë vjet, derisa ato në fund bashkohen: përpjekja e saj për të lundruar në lumë dhe ngjarjet që çuan në të. Aktorët kryesorë janë Sandra Bullock dhe Trevante Rhodes, John Malkovich, Danielle Macdonald, Sarah Paulson. “Bird Box” është dramë, fanatshkencë dhe thriller i vitit 2018 me regji të Susanne Bier, skenar  të Eric Heisserer dhe i  bazuar në romanin e vitit 2014 me të njëjtin emër nga Josh Malerman. Sipas të dhënave nga Netflix, filmi u shikua nga 80 milion herë vetëm në në katër javët e para pas publikimit të tij.

Bohemian Rhapsody

Me anë të këtij filmi na vjen jeta dhe vepra e këngëtarit, tekstshkruesit, performuesit të njohur Freddie Mercury. Drama tregon jetën e Freddie që nga formimi i grupit deri në performancën orgjinale  të grupit “Queen” Live Aid në vitin 1985 në stadiumin Wembly. Ky film shpalos jetën e këngëtarit që nga viti 1970 kur e kishte emrin Farrokh Bulsara, ishte refugjat nga Zanzibari në Londër dhe punonte si mbajtës i bagazheve në Aeroportin Heathro. Kjo biografi tregon rrugën e tij nga një mbajtës i bagazheve deri tek suksesi i tij si këngëtari më i njohur i të gjitha kohërave, punën e tij  në kompozimin e hiteve  “Bohemian Rapsody”, “Radio Ga Ga”, “Hammer to Fall” dhe “We Are Champions” dhe performancën e tij në koncertin madhështor Live Aid.  Protagonist është Rami Malek, ndërsa në rolet mbështetëse luajnë Lucy Boynton, Gwilym Lee, Ben Hardy, Joe Mazzello, Aidan Gillen, Tom Hollander, Allen Leech dhe Mike Myers. Drama muzikale e vitit 2018 u realizua nën regjinë e  Bryan Singer dhe skenar te Anthony McCarten. Aktori Rami Malek në rolin e Freddie Mercury fitoi çmimin Oscar si aktori më i mirë për vitin 2019. Përpos këtij ka fituar edhe çmimet për kategoritë për : redaktimin  më të mirë të filmit, muzikën më të mirë  dhe përzierjen më të mirë të muzikës.

The Boss

Komedi e cila tregon që jeta ka zbritje dhe ngritje, pushtet dhe jetë normale dhe dëshirë të madhe për të pasur emër si person i fuqishëm. Komedia “The Boss” shpalos jetën e CEO-s Michelle Darnell, një grua e fuqishme e cila  gjithmonë merr atë që dëshiron, derisa dënohet me burg për  tregti e brendshme. Pas daljes nga burgu, Darnell shndërrohet në një person të thyer, të pastrehë dhe të urryer. Por ish-asistentja e saj është e gatshme të i ndihmoj. Dranell së bashku me vajzën e asistentes shesin “cookies” dhe ajo kur e sheh se sa shumë fitime kanë në vit e zgjeron biznesin. Por gjatë rrugës ndeshet me shumë armiq të vjetër që nuk e lejojnë të rikthehet  përsëri. “The Boss” është  komedi amerikane e vitit 2016 me regji nga Ben Falcone dhe shkruar nga Falcone, Melissa McCarthy dhe Steve Mallory. Protagoniste janë Melissa McCarthy dhe Kristen Bell, Ella Anderson. Kjo komedi në gjithë botën ka fituar rreth 78.8 milion dollarë.