Këngëtarja Akuzohet për Vjedhje Rryme (TV)

Sipas aktakuzës, me datën 16 mars 2011 në banesën e saj gjatë një kontrolli nga punonjësit e ish-KEK-ut, është konstatuar se në mënyrë të pa-autorizuar dhe të kundërligjshme në orën e rrymës  është vendosur një disk  që të mos regjistrohet energjia e shpenzuar elektrike.

Me këtë veprim sipas prokurorisë është kryer vepra penale: vjedhje.
 
E pandehura në këtë proces nuk e pranoi fajësinë me të cilën ngarkohej nga akuza e prokurorisë.

Ajo tha se nuk ka qenë në  dijeni për ekzistencën e diskut, sepse siç tha Mjaku, më shumë gjendet jashtë Kosovës.

Pas mospranimit të fajësisë nga e pandehura, gjyqtari i çështjes e ndërpreu seancën, për ta vazhduar më 27 mars, kur do të ftohen dy dëshmitarët nga sektori i qendrës së kalibrimit të KEDS-it.