Kënga Vjen nga Periferia

Në bunkerët e Pezës askush nuk do të pres i heshtur armikun, por mbi këto “këpurdha” betoni pritet festë e zhurmshme me rock për dy ditë. Gjashtëmbëdhjetë kilometra prej Tiranës, në fshatin Pezë, të shtunën fillon BunkerFest.

Flutura Ibrahimi, përgjegjëse për PR për Kosovë, thotë se festivali është seri aktivitetesh muzikore me qëllim “kthimin dhe përdorimin e një vlere historike në një hapësire ku bëhet dhe shprehet lirisht art”.

Është edicioni i tretë i Bunker Festit dhe kësaj radhe do të ketë edhe vend kampimi për pjesëmarrësit.

Nis në orën nëntëmbëdhjetë me vallet e “Ansamblit të Tiranës” ndërsa më vonë performojnë “Peppa Marriti”, grup rocku i arbreshëve në Itali, nga Suedia Sterile Hemaphrodite, nga Maqedonia grupi eksperimental rok “Blla, Blla, Blla…”, nga Kosova “Jericho”. Marrin pjesë edhe disa DJ të njohur dhe nata mbaron tek në tetë të mëngjesit, të nesërmen.

Ditën tjetër, atëmosfera hangover mund të jetë terren më i “lehtë” për një numër grupesh të reja nga Shqipëria që janë planifikuar të performojnë.