Kandidati i VV-së: Do të përkrahë punëtorët shëndetësorë që janë të papunë

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për deputet, Driton Vela ka thënë se në rast se ai merr mandatin e deputetit do t’i shtyjë përpara dy kauzat e tij që janë shëndetësia dhe arsimi i lartë.

Vela ka thënë se taksat ndaj bizneseve që gjenerojnë vende të reja të punës duhet të ulen.

Ai ka thënë se në rast së  bëhet deputet, amendamenti i parë që do të propozoj është ai për sigurime shëndetësore.

Vela është zotuar se do të ia jap përkrahje profesionisteve shëndetësorë që momentalisht janë papunë.

Vela është deklaruar kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr në Kosovë e kundër përdorimi të qymyr për djegie gjatë kohës së dimrit.

Vela ka deklaruar se është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, në formën që është propozuar me shpronësimet e shtrenjta.

Madje ai ka thënë se do ta kushtëzoj edhe buxhetin me votën e tij, në rast se kalon një projekt i tillë me këto shpenzime për shpronësime.

Vela është deklaruar se është pro martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe pro bartjes së shamisë nga mosha e caktuar.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LVV-së, Driton Vela:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Driton Vela: Kauza ime ka të bëjë kryesisht me çështjet që kam luftuar si profesionist i dy fushave kryesore, që kanë të bëjnë me problematikat shëndetësore dhe problemet që kanë të bëjnë me arsimin e lartë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Driton Vela: Kjo do të varet nga partisë, Lëvizjes Vetëvendosjes, prandaj nuk mund të jap përgjigje definitive tani.

 KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Driton Vela: Gjatë takimeve me qytetarë, zakonisht marrë ankesa nga bizneset e ndryshme për tatimet e mëdha por edhe për problemet me dokumentacionet. Tatimet më të vogla për bizneset, sidomos për ato që do të gjenerojnë vende të reja të punës.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Driton Vela: Tri amendamentet e para që do t’i propozoj kanë të bëjnë me arsimin e lartë, ligjin për sigurime shëndetësore dhe përmirësimi për ligjet që kanë të bëjnë me të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Driton Vela: Nuk e di a mundem t’i përmblidhi në tre, por janë hapësirat e nevojshëm për fëmijët dhe të rinjtë, janë numri më i madh i çerdheve dhe tre të zgjedhoret kapaciteti aktual i shkollave fillore dhe të mesme.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Driton Vela: Nëse qëndrimi i grupit parlamentar bie ndesh me ato që jemi marrë vesh si prioritete atëherë po, por nuk besoj se dot ë ndodhë kjo.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Driton Vela: Profesionistët shëndetësor që ende janë të papunë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Driton Vela: Sigurisht që do t’i përkrahi të gjitha iniciativat për përmirësimin e kushteve të mjedisit, ato që kanë të bëjnë me përdorimin e energjisë alternative, zvogëlimin e emetimit të gazrave ndotëse, përdorimin e mjeteve që nuk i takojnë automjeteve e kështu me radhë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Driton Vela: Kundër

 KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Driton Vela: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Driton Vela: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Driton Vela: Nëse kjo shkon në favor të shtetit, Telekomit dhe qytetarëve atëherë po.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Driton Vela: Po, por jo me kontratat aktuale dhe me mënyrat e shpronësimit që po propozohet tani.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Driton Vela: Absolutisht kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Driton Vela: Jam për reciprocitet me Serbinë për çdo çështje ndërshtetërore.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Driton Vela: Jam kundër, sidomos në ato rastet kur prishen drejtimet dhe shtarat e lumenjve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Driton Vela: Nuk jam për mbylljen e tyre, por jam për kontroll të rreptë të cilësisë në këto universitet dhe profilizimin e tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Driton Vela: Jam kundër çdo monopoli, sidomos në monopolin në homologim.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Driton Vela: Nuk jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Driton Vela: Nuk jam kundër, sidomos ndaj femrnave që e kanë arritur moshën e pjekurisë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Driton Vela: Jam për ekzistimin e një kuote për deputetë të diasporës.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Driton Vela: Patjetër që kjo duhet të ridizajonhet tërësisht.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Driton Vela: Jam që të hiqet kartoni i gjelbërt për diasporën.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Driton Vela: Kryesisht vet edhe deri më tani i kam harxhuar rreth 15 euro në kafe sepse edhe vizitkartat i kemi marrë nga Lëvizja.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Driton Vela: Aktualisht punoj në fakultetin e mjekësisë dhe atë që ma lejon ligji do ta respektoj, në momentin nëse zgjidhem deputet.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Driton Vela: Të hyrat mujore aktualisht janë rreth 1 mijë e 500 euro, një banesë dhe një automjet.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Driton Vela: Momentalisht pasuria është ne emër timin dhe në ta ardhmen kjo mund të ndryshoj.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Driton Vela: Nuk po më kujtohet kur jam sëmurë për herë të fundit, por meqenëse jam sëmurë për çështje të lehta, gjithmonë jam shëruar në spitale publike.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Driton Vela: Sigurisht në spitale publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Driton Vela: Në familjen e ngushtë nuk e kam asnjë të papunë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Driton Vela: Nuk jam për privatizimin e Trepçës sepse është një aset shumë i rëndësishëm për Kosovën.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Driton Vela: Nëse patjetër insistohet që të kaloj në këtë formë çfarë është propozuar autostrada e Dukagjinit, unë nuk do e votoja buxhetin nëse kalon në formën aktuale, me këto shpronësime që po propozohen tani.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Driton Vela: Gjtihë ato projekte që i përmenda që i takojnë fushës së shëndetësisë dhe arsimit të lartë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Driton Vela: Nuk mund ta parashikoj, por sa më tepër që është e mundur.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Driton Vela: Edhe këtu nuk mund të jap një numër fiks, por sa më tepër që është e mundur.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Driton Vela: Besoj që më tepër se 10 vite është e tepër.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Driton Vela: Prapë, sa më tepër që është e mundur.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritët aktakuzë?

Driton Vela: Pa diskutim që po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Driton Vela: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Driton Vela: Nuk e votoj.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Driton Vela: Më se tepërmi dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Driton Vela: Nuk do të votoj asnjë person që nuk i plotëson kriterët minimale për tu zgjedhur në këto pozita.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Driton Vela: Kjo varet prej Lëvizja Vetëvendosje, sepsë nuk është vendim i imi, cka ka të bëjë me transparencën e pasurisë dhe të ardhurave të mija, unë veçse e kam bërë.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Driton Vela: Po, patjetër.