Kandidati i Vetëvendosjes propozon rritje tatimesh për luksin
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Nevzad Isufi në një intervistë për KALLXO.com ka folur për shumë çështje.
Ai ka deklaruar se ndër amendamentet e para që do t’i propozojë kanë të bëjnë me sigurimet shëndetësore dhe me ujin e pijshëm.
Isufi që është nga komuna e Gjilanit thotë se problemi më madhor i këtij rajoni është uji i pijshëm.
Ai tutje deklaron se nuk ka gjasa që të ndërrojë partinë, por mund të ndodhë që ai të votojë ndryshe nga qëndrimi i grupit parlamentar.
Si deputet, Isufi thotë se shtresa e qytetarëve me gjendje të rëndë sociale do ta kenë përkrahjen më të madhe nga ai.
Isufi është deklaruar se është kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, pasi që sipas tij është e panevojshme.
Ai poashtu është deklaruar edhe kundër ndërtimit të termocentrlait të tretë më qymyr dhe përdorimit të qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.
Isufi poashtu është kundër përdorimit të qeseve të plastikës. Ai është deklaruar kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa sa i përket bartjes së shamisë në shkolla, Isufi thotë se kjo duhet të rregullohet me ligj.
Gjithashtu ai është deklaruar se është pro mbylljes së universiteteve publike nëpër komuna nëse atyre nuk u akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të LVV-së, Nevazd Isufi:
KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?
Nevzad Isufi: Varet prej çështjeve që shtrohen aty, por besoj kauzat që janë në dobi të qytetarëve.
KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?
Nevzad Isufi: Më shumë e parapëlqej atë të deputetit, besoj që aty do të jem.
KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?
Nevzad Isufi. Taksat që janë të përditshme dhe që drejtpërdrejtë ndikojnë në standardin e qytetarëve duhet të ulen, ndërsa taksat e luksit do duhej të rriteshin.
KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?
Nevzad Isufi: Ndoshta ato që kanë të bëjnë me sigurime shëndetësore, me ujin e pijshëm etj.
KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?
Nevzad Isufi: Edhe qyteti po edhe fshatrat kanë probleme me ujin e pijshëm.
KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?
Nevzad Isufi: S’ka gjasa.
KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?
Nevzad Isufi: Mund të ndodhë.
KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?
Nevzad Isufi: Shtresat me gjende të rëndë sociale.
KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?
Nevzad Isufi: Mbi të gjitha, zbatimin e ligjit e pastaj propozimin e rregulloreve të tjera që i rregullojnë këto çështje.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?
Nevzad Isufi: Mendoj që është e panevojshme.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?
Nevzad Isufi: Jam kundër dhe jam për reciprocitet.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?
Nevzad Isufi: Nëse janë të dëmshme, jam kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?
Nevzad Isufi: Jam për mbyllje nëse nuk akreditohen.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?
Nevzad Isufi: Kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?
Nevzad Isufi: Mendoj që është çështje që duhet të rregullohet me ligj.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?
Nevzad Isufi: Jam për.
KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?
Nevzad Isufi: Jam që ajo të ridizajnohet.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?
Nevzad Isufi: Jam për heqjen e kartonit të gjelbër për diasporën.
KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?
Nevzad Isufi: Askush.
KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?
Nevzad Isufi: Momentalisht jam në një vend pune dhe jam këshilltar komunal. Do të preferoja atë që ka propozuar Lëvizja, që deputeti të ketë vetëm rolin e deputetit.
KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?
Nevzad Isufi: Rreth 750 euro, kam një shtëpi dhe një copë tokë.
KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?
Nevzad Isufi: Kam një tokë në emër të përbashkët, nuk kam tjetër.
KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?
Nevzad Isufi: Vetëm në publik.
KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?
Nevzad Isufi: Në publik.
KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?
Nevzad Isufi: Njëri në shkollë publike, tjetri në private.
KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?
Nevzad Isufi: Kam gruan të papunësuar. Nuk kam tjerë anëtarë. Nuk do t’i punësoj gjatë kohës sa do të jem në pushtet.
KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?
Nevzad Isufi: Nën qeverisjen shtetërore.
KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?
Nevzad Isufi: Nuk di çfarë të them.
KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?
Nevzad Isufi: Besoj në fushën e arsimit.
KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?
Nevzad Isufi: Varësisht sipas nevojës.
KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?
Nevzad Isufi: Do të kem disa takime.
KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?
Nevzad Isufi: Ndoshta ma të vjetra se 8 vjet.
KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?
Nevzad Isufi: Nuk besoj se duhet kufizuar në numra, por sipas nevojës.
KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?
Nevzad Isufi: Gjithsesi.
KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?
Nevzad Isufi: Po.
KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?
Nevzad Isufi: Numrin e saktë nuk e di, por e di që do ta votojmë një qeveri me numrin më minimal të ministrave.
KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?
Nevzad Isufi: Mendoj se çka janë më shumë se dy janë shumë.
KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?
Nevzad Isufi: Assesi.
KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?
Nevzad Isufi: Gjithsesi
KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?
Nevzad Isufi: Sipas nevojës, gjithsesi.