Kandidati i Vetëvendosjes premton lirimin e naftës për bujqit

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje nga rajoni i Ferizajt, Enver Haliti në një intervistë për KALLXO.com thotë kauza e tij si deputet do të jetë shikimi i vijës kufitare me Malin e Zi.

Përveç kësaj, ai thotë se do të rishikohen edhe marrëveshjet me Serbinë.

Haliti thotë që nëse fiton mandatin e deputetit, do të qëndroj aty dhe nuk do të kaloj në ndonjë post tjetër.

Ndërsa sa i përket taksave ndaj qytetarëve, kandidati Haliti thotë se do të lirohet nafta për bujqit, ndërsa për duhanin dhe alkoolin ai thotë se duhet rritur.

Duke folur për iniciativën e tij për propozimin e amandamenteve, Haliti thotë se do të punoj për ligjin për referendumin si dhe ligji për zgjedhjet ku i mundëson mërgimtareve të votoj.

Duke folur për problemet e komunës së Ferizajt, Haliti thotë se planifikimi urban është problemi më i madh.

“Komuna e Ferizajt problemin kritik e ka në fushën e planifikimit urban, që është një nga komunat më të degraduara në Kosovë, me çka një pjesë të madhe të fajit e bartë Ministria e Ambientit”, thotë kandidati Haliti.

Haliti thotë se nuk do ta ndërrojë në asnjë mënyrë partinë ku është pjesë, ndërsa thotë se nuk beson se do të vijë situata ku ai do të mund të votonte ndryshe nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes.

Haliti nuk është përgjigjur nëse është pro apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë në qymyr, mirëpo ka deklaruar se energjia alternative do të ishte më e mirë.

Ndërsa Haliti ka deklaruar se është kundër përdorimit të qymyrit nëpër shtëpi gjatë kohës së dimrit.

Duke folu për mjedisin, ai ka deklaruar se është kundër përdorimit të qeseve të plastikës. Haliti thotë se nuk është kundër ndërtimit të hidrocentrale në lumenjtë e Kosovës, mirëpo thotë se duhet plotësuar kriteret për ndërtim.

Sa i përket shitjes së Telekomit, Haliti thotë se është kundër. Ai gjithashtu ka deklaruar se nuk është për privatizimin e Trepçës, por është që ajo të mbetët nën menaxhimin e shtetit. Ndërsa për autostradën e Dukagjinit, ai thotë se nuk është prioritet dhe nuk duhet të ndërtohet në këtë kohë.

Haliti qëndron në një vijë me qëndrimin e partisë karshi idesë së shkëmbimit të territoreve, duke thënë se është kundër, ndërsa sa i përket heqjes së tarifës prej 100%, Haliti thotë se është për reciprocitet.

Sipas tij, nëse Agjencia e Akreditimit nuk i akrediton universitet nëpër Komuna, ato duhet të mbyllen.

Haliti ka thënë se nuk është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë, ndërsa sa i përket çështjes së mbajtjes së shamisë nëpër shkolla, Haliti thotë se kjo duhet të vendoset me ligj.

Haliti thotë se duhet pasur kuotë për deputetë nga diaspora si dhe është pro heqjes së kartonit të gjelbër.

Duke folur për skemën e veteranëve të luftës, Haliti thotë se ajo duhet të ridizajnohet.

Haliti, që është asamblist në Komunën e Ferizajt, ka treguar se ka një biznes dhe se pasurinë e ka të përbashkët me bashkëshorten.

Haliti thotë se deri më tani ka vizituar edhe spitalin publik edhe privat, ndonëse thotë se primar do ta ketë spitalin publik, ndërsa ka deklaruar se fëmijët e tij i vijojnë mësimet në shkolla publike.

Haliti thotë se do ta kushtëzoj votën e tij e për buxhet me projekte për Gjilanin.

Haliti thotë se makinat më të vjetra se 15 vite nuk duhet të importohen në Kosovë.

Haliti ka thënë se ai do të jep dorëheqje nëse ndaj tij ngritët aktakuzë. Gjithashtu ai ka premtuar se do të votoj edhe për rrëzimin e Qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

AI në mes tjerash ka deklaruar se nuk do ta votoj një Qeveri e cila ka më shumë se 15 ministri, ndërsa thotë se një ministër duhet ta ketë vetëm një zëvendësministër.

Haliti ka premtuar gjithashtu se nuk do të votoj për emërim në borde, njerëz që nuk i plotësojnë kushtet.