Kadri Veseli - Kryetar i PDK-së - 20.07.2019.

Kandidati i PDK-së me qëndrim të kundërt me Kadri Veselin për shkembimin e territoreve

Rrahim Ternava, kandidati i PDK-së për deputet në një intervistë dhënë për KALLXO.com  ka dalë kundër deklaratave që kreu i PDK-së i ka për idenë e shkëmbimit të territoreve.

Lideri i PDK-së Kadri Veseli vazhdimisht ka potencuar se është kundër çdo ndarje apo shkëmbimi të territoreve ndërsa Tërnava ka një qëndrim ndryshe për këtë temë.

“Duhet me pa marrëveshjen që mund të arrihet me Serbinë në rast të shkëmbimit të territoreve, dhe nëse në si shqiptar fitojmë më shumë edhe me shqiptarët e Luginës besoj se jam për”, është shprehu Ternava.


Planet e Ternavës si kandidat për deputet të Kuvendit të Kosovës janë që për dy vite të qëndroj në pozitën e deputetit, ndërsa pas dy vitesh, ai planifikon që të kandidoj si kandidat për kryetar të Komunës së Fushë Kosovës.

Në këtë intervistë, Tërnava ka folur rreth taksava të cilat sipas tij duhet të rriten dhe atyre që duhet të ulen në Kosovë.

“Taksat në prodhim duhet me u ulë, në çfarëdo lloj prodhimi që zhvillohet në Kosovë, taksat me u rritë në bizneset e mëdha që i qarkullojnë shumë ndërsa tatim paguajnë më pak sesa që duhet të paguajnë”, ka thënë ai.

Ndërsa, kur është pyetur rreth tri amandamenteve të para të cilat ai do ti propozoj si deputet i Kuvendit të Kosovës, Ternava ka thënë se do të propozoj amandmete për mbrojtjen e ambientit, zhvillimin ekonomik dhe formësimin e ligjit rreth konfiskimit të pasurisë së fituar me korrupsion.

Në këtë intervistë, kandidati i vetëm për deputet i PDK-së nga Komuna e Fushë Kosovës ka folur edhe për tri problemet kryesore të Komunës prej nga vjen.

“Probelmi kryesor i Komunës është uji, fatkeqësisht këtu kanë faj udhëheqësit e Komunës që nuk kanë treguar asnjëherë vullnet dhe nuk kanë qenë asnjëherë serioz me i furnizu fshatrat me ujë. E dyta është kaosi në qytet i cili është çdo ditë e më shumë duke u shkatërruar, qyteti është duke u bërë i pa jetushëm. Ndërsa e treta është që arsimi në shkolla është shumë i rëndë, unë kur e kam dërguar vajzën time këtu kanë qenë 47 nxënës në një klasë, për shkak se ka shumë qytetarë që kanë ardhur në Fushë Kosovë, ka qenë shumë e vështirë me lënë vajzën aty, kështu që janë detyruar që ta largoj vajzën dhe të bëjë shpenzime ekstra me dërgu në shkollë private”, ka treguar ai.

Kur është pyetur nëse ka gjasë që ai ta ndërroj partinë ku është tani, Ternava ka thënë se ashtu siç nuk e ka ndërruar tash e 20 vite nuk do ta ndërroj as tani e tutje, por që ka mundësi që të votoj kundër grupit të tij parlamentar.

Ternava ka premtuar se do të mbështetë gratë në rast se bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që sipas tij gruaja në Kosovë është shumë e shkelur.

Për mbrojtjen e ambientit, Tërnava ka premtuar se do të marr vet iniciativa së bashku me degën në Fushë Kosovë dhe me rininë që të mbjellin fidanë.

Ternava është shprehur se është kundër ndërtimit të Terocentralit të tretë me qymyr, e poashtu edhe kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi, dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Kandidati i PDK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës ka thënë se është për shitjen e Teleokomit të Kosovës, ndërsa është kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit.

Ndërsa për heqjen e tarifës me Serbinë, Ternava ka thënë nëse BE dhe SHBA e kërkojnë heqjen e tarifës ose pezullimin e saj është pro pezullimit, ndërsa ka treguar se është kundër ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës.

Ternava poashtu ka thënë se është për mbylljen e Universitetve Publike nëpër Komuna nëse atyre nuk u akreditohen programe nga Agjencia e Akreditimeve, ndërsa është kundër monopolit në homologim.

Në këtë intervistë, Ternava ka folur edhe rreth martesave në mes gjinisë së njejtë.

“Mendoj se është herët të diskutohet kjo temë, ne duhet të fuqizojmë mekanizmat shëndetësor në aspektin e mjekësisë pastaj të diskutojmë për këtë temë”, ka thënë Ternava.

Ternava ka thënë se është për bartjen e shamive në shkolla, e poashtu për kuotën për deputet nga diaspora.

Ternava ka folur edhe për financimin e fushatës së tij zgjedhore.

“Momenalisht askush, vet, nuk jemi tu shpenzu shumë nuk jemi tu shku me marketing jemi tu komuniku drejt me njerëz dhe jemi duke e treguar platformën tonë rreth qeverisjes së re që ne jemi ndryshimi”, ka thënë ai.

Ternava na këtë intervistë ka thënë se ka në vend pune dhe një mendoj se do ta mbaj edhe në rast se ai zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, duke treguar se të hyrat mujore të tij janë rreth 1 mijë euo, ndërsa pasuria e tij kap vlerën mbi 50 mijë euro, pasuri këtë të cilën e ka në emër të gruas.

Kandidati për deputet nga PDK ka treguar se deri më tani në rastet kur është sëmurë është shëruar në spitalet publike në vendin tonë , dhe ka premtuar se këtë do ta bëjë edhe në rast se ai zgjidhet deputet e Kuvendit të Kosovës.

Ternava ka treguar se fëmijet e tij janë të regjistruar në shkolla private, derisa ka fulur për punësimin e anëtarëve të famijes në rast se zgjidhet deputet.

“Ne jemi shumë familjar dhe asnjë në familjen e ngushtë nuk e kam në punë institucionale dhe nuk besoj se do ti punësoj familjarët pasi që deri sot nuk e kam bërë asnjëherë atë punë edhe pse kemi pasur të njohur por se kam shfrytëzuar asnjëherë autoritetin tim”, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Ternava ka folur edhe rreth fatit të Trepçës, e cila sipas tij duhet të shkoj në partneritet publiko privat.

Ternava ka premtuar se do të bëjë shumë pyetje parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

“Shumë, nuk do të shkoj vetëm një herë në javë që të rri ulur por do të punoj shumë”, ka thënë ai, duke treguar se do të mbajë edhe takime me qytetarë pasi që një herë në javë, 8 orë në ditë do të rri në zyrë që të pres qytetarët.

Ternava ka premtuar se do të jap dorëheqje nesë ndaj tij ngritet aktakuzë, e poashtu do të votoj për rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Përgjigje konkrete Tërnava nuk kishte nëse do të votonte një Qeveri që i ka mbi 15 minustri, por secila ministri sipas tij duhet të ketë një zëvendësministër.

Tërnava ka premtuar se nuk do të votoj për anëtarsim në borde të ndërmarrjeve publike persona të cilët nuk i plotësojnë kushtet për emërim, derisa ka thënë se gjithmonë do të bëjë publike fondet e partisë e poashtu edhe  faturat e shpenzimeve në Kuvend apo në Ministri.