Kandidati i PDK-së me dy punë synon kuvendin

Donjet Bislimi, kandidat i PDK-së  për deputet të Kuvendit të Kosovës ka premtuar se do të jetë përfaqësues dhe zëri i rinisë, ku si kauzë e tij primare do të jetë për interesin publiK të të rinjëve, shkollim më të mirë, mundësi të barabarta punësimi

Bislimi në një intervistë për KALLXO.com ka treguar nëse do të qëndroj në postin e deputetit në rast se merr këtë pozitë, apo do të pranoj ndonjë post tjetër.

‘’Nëse e marr mandatin si deputet, dëhsira ime është që të jem zëri dhe përfaqësues i bashkëmoshatarëve të mijë por do të jem i gatshëm për kontribut nëse partia vendos të më emëroj në një post tjetër’’, ka thënë ai.

Në këtë intervistë, Bislimi ka thënë se taksat të cilat duhet të ulen në Kosovë janë ato taksa të cilat interferojnë drejtëpërdrejtë në jetën e qytetarëve, ndërsa duhet të rriten taksat për bizneset e mëdha.

Bislimi ka treguar edhe tri amandamentet e para të cilat do t’i propozoj në rast se zgjidhet deputet.

‘’Tri amandamentet e para do të jenë ligji për rini, ligji për sigurime shërndetësore, dhe llogaritja si përvojë pune e punës vulllnetare’’, ka thënë Bislimi.

Ai poashtu ka folur edhe për tri problemet kryesore të Komunë së Mitrovicës.

‘’Tri problemet kryësore në Mitrovicë është problem financiar, destabiliteti politik dhe keqmenaxhimi i institucioneve publike’’, ka thënë Bislimi.

Bislimi nuk mendon të ndërroj partinë e tij, ndërsa kur është pyetur nëse do të votonte kundër grupit të tij parlamentar, Bislimi ka thënë se grupi parlamentar konsultohet paraprakisht me grupin e deputetëve rreth vendimeve.

Bislimi ka premtuar se secili grup i cili do të ketë nevojë që zëri i tyre të dëgjohet në kuvend, do t’i mbështetës, përderisa ka thënë se do të jetë gjithmonë përkrahës dhe mbështetës i secilit propozim që do të ndikoj pozitivisht për ambientin e Kosovës.

Bislimi është përgjigur edhe nëse është pro ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr.

‘’Mendoj se Kosova duhet të orientoj burimet energjetike drejt burimeve të ripërtritshme si ajri dhe uji dhe duhet që edhe Kosova të radhitet në  vendet të cilat e mbrojnë ambientin dhe prodhojnë energji pa e dëmtu ambientin’’, ka thënë Bislimi.

Ai poashtu është përgjigjur edhe nëse është pro djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

‘’Unë e kuptoj situatën fianaciare dhe nuk mund të jem ai i cili thotë se duhet apo jo të djeget qymyri, për ambientin normal se nuk duhet të djeget por për shkak të situatës fianciare qytetarët detyrohet dhe shteti duhet tu dal në ndihmë që tu siguroj mënyra të tjera për tu ngrohu gjatë dimrit’’, ka thënë Bislimi, duke treguar se është edhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Bislimi ka thënë se është edhe për shitjen e Telekomit të Kosovës, ku ka vazhduar të tregoj nëse për kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

‘’Unë mendoj se Dukagjini ka nevoj për insfrastrukturë të denjë rrugore dhe jam për  cdo verision i cili Dukagjinasve ju mundëson qasjen më të leht në infrastukturë rrugëore’’, ka thënë Bislimi.

Bislimi ka thënë se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ndërsa ka folur edhe për taksën ndaj Serbisë.

‘’Unë mendoj se tarifa me Serbinë ka qenë vendim i drejtë dhe i nevojshmë por mendoj se tarifa nuk duhet të jetë faktor i prishjes me miqët ndërkombëtar, dhe jam për heqjen në një afat të caktur 120 ditor, dhe nëse nuk ndererren masa të vihen ato të reciprocitetit’’, ka thënë Bislimi.

Ai qëndrim kundër ka treguar edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës nëse evidentohet dëmtim i natyrës.

Për mbylljen e Universiteteve Publike në rast se programet nuk u akreditohen nga Agjencia e Akreditimit, Bislimi ka thënë se është për  arsim cilësor dhe sa më shumë profesionalizëm.

Për monopolin në homologim, Bislimi ka thënë se është për kushte të barabarta për të bërit biznes, duke thënë se nuk ka kompetencë për këtë temë.

Përgjigje konkrete nuk kishte nëse është për apo kundër martesave në mes gjinisë së njejtë duke thënë se është mendim personal i njerëzve, por ka treguar se është për bartjes së shamive në shkolla.

Bislimi ka thënë se është për kuotën e deputetëve nga diaspora, e poashtu për ridizajnimin e skemës së veteranëve të luftës.

Kur ëshë pyetur rreth heqjes së kartonit të gjelbërt për diaporën, Bislimi ka treguar se është për secilin vendim i cili u mundëson qasje më të lehtë diasporës në vendin e tyre.

Bislimi ka treguar se fushatën e tij është duke e fiancuar familja e tij, edhe pse ai mbanë dy vende të punës, si asambleist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe si këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë nga të cilat merrë pagë 1 mijë euro.

Bislimi deri më tani githmonë ka shkurar në spitalet publike në rastet kur ka pasur nevojë, e këtë ka premtuar se do ta bëjë edhe pasi të që bëhet deputet.

Për fatin e Trepces, Bislimi ka thënë se do të votoj në atë mënyrë si e vlersojnë ekspetet që ndërmarrja të funksionalizohet më mirë.

Bislimi ka thënë se do të parashtoj pyetje paramentare varësisht nga senacat, duke premtuar se shumicën e kohës do të jetë në takim me qytetarët.

Bislimi ka premtuar dorëheqje në rast se ndaj tij ngritet aktakuzë, e poashtu që do të votoj edhe për rrëzimin e qeverisë në rast se ndaj tij ngritet aktakuzë.

Bislimi ka thënë se më dëshirën e tij asnjëherë nuk do të votonte një qeveri që ka mbi 15 ministri, e sipas tij secila ministri duhet të ketë maksimumi dy zëvendësminista.

Bislimi ka thënë se nuk do të votoj asnjëherë anëtarësimin në ndërmarrjeve publike të personave të cilat nuk i plotësojnë kushtet për emërim, ndërsa ka prentuar se gjithmonë do ë bëjë publike si fondet e partisë poashtu edhe faturat e shpenzimeve në kuvend.