Kandidati AAK-së propozon rritjen e çmimit të duhanit

Në intervistën me 46 pyetje për KALLXO.com Shyqeri Mema kandidat nga AAK ka propozuar një reformë fiskale.

Taksat e para që duhet rritur sipas kandidatit për deputet të AAK-së janë ajo për duhenin dhe alkoolin ndërsa taksat për bujqit dhe fermerët duhet të ulen.

Mema ka thënë se do të angazhohet për ambientin dhe ajrin e ndotur në Kosovë nëse i merr votat e mjaftueshme për ulësen në legjislativ.

Sipas Memës, që është mjek me profesion, për pastrimin e ajrit duhet të marrim ekspert nga vendet e huaja.

Unë do të kisha propozuar që ekspertët të vijnë nga Evropa edhe ata të na ndihmojnë  dhe të na tregojnë si bëhet pastrimi i ajrit”, ka thënë ai në një intervistë për KALLXO.com.

Tutje, kandidati nga koalicioni AAK-PSD tha se është për ndërtimin e një termocentrali të tretë me qymyr në Kosovë, ndonëse, termocentralet në vend konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj.

Shyqri Mema ka thënë se është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla.

Kundër, mendim pati edhe ndaj një vendimi që e mori kohë më parë bashkëpartiaku i tij, Pal Lekaj mbi monopolin në homologim.

Por, siç është edhe qëndrimi zyrtar i partisë së Ramush Haradinajt, ai u shpreh njëzëri për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Shyqri Mema:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Shyqri Mema: Kauza që kam me e shty, shpresoj që do ta shtyj kauzën e shëndetësisë sepse unë jam mjek me profesion dhe kauzën e sportit për arsye se merrem me sport që vite të tëra.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Shyqri Mema: Jo, unë post tjetër nuk kam nevojë për arsye se dëshiroj që mendimet e mia t’i shpreh aty ku është legjislatura aty ku është vendi nuk kam arsye të marr ndonjë post tjerr.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Shyqri Mema: Taksat zakonisht duhet me u rritë ajo e duhanit, e alkoolit, taksat që janë të dëmshme dhe si në çdo shtet të Evropës duhet të rritën. Taksat që duhet të ulën janë ato retomateriale dhe ato që i ndihmojnë bujqësisë zakonisht ose popullit bazë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Shyqri Mema: Amandamentet e para që do t’i propozoj janë në shëndetësi, sidomos sektori publik ku gjendja është alarmante dhe amndamente do të propozoj në sport në ligjin për sponzorizime që besoj do ta përmirësonin këtë ligj.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Shyqri Mema: Problemi numër një është pastërtia e qytetit, numër dy është rregullimi i infrastrukturës në bjeshkët e Rugovës dhe gjendja në shëndetësi, përmirësimi i gjendjes në shëndetësi.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Shyqri Mema: Jo, asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Shyqri Mema: Po në qoftë se nuk janë sipas principeve të mia, po do të votoj kundër.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Shyqri Mema: Grupi i pensionerëve, ata janë një grup jashtëzakonisht në gjendje të mjerueshme, unë ata shpresoj që do t’i përkrahi shumë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Shyqri Mema: Unë do të kisha propozuar që ekspertët të vijnë nga Evropa edhe ata të na ndihmojnë  dhe të na tregojnë si bëhet pastrimi i ajrit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Shyqri Mema: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Shyqri Mema: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Shyqri Mema: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Shyqri Mema: Një dhe një do ta mbaj.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Shyqri Mema: Të hyrat mujore janë 3 mijë euro mesatarisht dhe pasuri kam diku 800 mijë euro.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Shyqri Mema: Po bashkë me gruan e kam dhe fëmijët.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Shyqri Mema: Ka dashtë zoti që jam vetë mjek dhe e shëroj vetën por zakonisht shërohem privat.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Shyqri Mema: Varësisht prej sëmundjes.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Shyqri Mema: Fatmirësisht  i kanë përfunduar shkollat në publike dhe private.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Shyqri Mema: Personalisht të gjithë kemi poliklinikë familjare që do me thënë se jemi të gjithë të punësuar aty, dhe s’kam kënd ta punësoj.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Shyqri Mema: Me u privatizua.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Shyqri Mema: E kisha kushtëzuar votën time nëse buxheti shkon në vendin e duhur, do ta jap votën time por nëse nuk bëhet planifikimi i arsyeshëm i buxhetit, atëherë vota ime do të jetë kundër.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Shyqri Mema:  Transparenca ime dhe besnikëria ime.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Shyqri Mema: Varësisht prej rendit të ditës.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Shyqri Mema: Sa herë që të kanë nevojë ata.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Shyqri Mema: I kisha kcyrë se si e ka Bashkimi Evropian isha shkuar edhe unë ashtu, njëjtë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Shyqri Mema: Sa të ka nevojë.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Shyqri Mema: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Shyqri Mema: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Shyqri Mema:  Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Shyqri Mema: Mendimi im është veç nga një.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Shyqri Mema: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Shyqri Mema: Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Shyqri Mema: Po.