“Jakupovski”, “Zagarët” e Malishevës dhe Droja për Humbje Kontrolli

Qeveria i ka konsideruar incizimet e lidershipit të PDK-së të fabrikuara, por Gazeta Jeta në Kosovë ka verifikuar se disa nga ngjarjet kishin ndodhur ashtu siç organizoheshin në hije, në këto biseda telefonike, që përfshijnë Kryeministrin e vendit. Kryeparlamentari Jakup Krasniqi i tha gazetës se ai nuk befasohet nga këto qëndrime dhe i bëri thirrje PDK-së t’i mbledhë 80 vota për ta shkarkuar, nëse mundet.