Ish-Kryeministri Pahor, President i Ri i Sllovenisë

Socialdemokrati Pahor rikthehet si President i Sllovenisë, pas një fitoreje bindëse  prej 67 për qind, kundrejt 33 për qind sa ka fituar presidenti i deritanishëm, Danilo Tirk, njofton Slovenia Times.

Presidenti i ri slloven do të përballet me sfida të mëdha ekonomike dhe pakënaqësi të mëdha sociale, sidomos pas protestave të dhunshme të javës së kaluar, lidhur më krizën ekonomike në vend.

Protesta të reja do të mbahen edhe të hënën në shumë qytete të Sllovenisë. Protestat janë cilësuar ndër më të dhunshmet në vend që nga pavarësimi i vendit, në vitin 1991.

Sllovenia po përjeton recesionin më të thellë në Eurozonë, ndërsa ekonomia sllovene është tkurrur për 8 për qind që nga viti 2009.

Borut Pohar ka një karrierë të bujshme politike. Ai ka qenë deputet në Parlamentin Evropian në vitin 2004, ministër i Punëve të Jashtme të Sllovenisë si dhe kryetar i Parlamentit Evropian. 

Pahor njihet edhe për karakterin e tij sportiv pasi aktivisht merret me atletikë dhe boks amator.