Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, Foto: KALLXO.com

Shqiprim Arifi: Qe një muaj presim takimin me Edi Ramën, por ai ka qenë në pushim

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, në një intervistë për KALLXO.com ka deklaruar se deri më tani nuk ka folur me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me ndryshimin e kufijve dhe bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Madje Arifi ka thënë qe gati një muaj kanë kërkuar një takim me Ramën por ai nuk është realizuar për shkak se kryeministri shqiptar ka qenë në pushime.

Më poshtë mund ta lexoni një pjesë nga iontervista me kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi në lidhje me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama:

Kallxo.com: Meqë e përmendët Shqipërinë, Edi Rama çka thotë?

Shqiprim Arifi: Edi Rama ende deri më tani nuk ka folur për këtë.

Kallxo.com: A keni folur ju me të?

Shqiprim Arifi: E ka konfirmuar një fjalë të komisionerit Hahn në një konferencë për media. Ne kemi pasur takim të organizuar me Edin Ramën, i cili në moment të fundit ka ndryshuar në agjendë dhe është devijuar në Ministrinë e Jashtme ku kemi pasur takim me ministrin Bushati dhe kjo ka qenë para dy jave.

Kallxo.com: Çka është qëndrimi i tij?

Shqiprim Arifi: Qëndrimi i tij është që nuk ka ndryshim të kufijve, kaq është. Nuk ka aty asnjë debat dhe kështu që në këtë drejtim po radhitet në atë e cila ka ndodhur me Bashkimin Evropian para përafërsisht një jave ku janë takuar ministrat e jashtëm të cilët janë shprehur një zëri që nuk ka ndryshim të kufijve dhe krejt është në rregullt.

Kallxo.com: Ku jemi nisë, opozita në Kosovë kundër, Edi Rama kundër, ambasadat në Beograd kundër, BE kundër, ku jemi nisë?

Shqiprim Arifi: Unë mendoj që, e theksoj edhe një herë që nuk duhet ne ta… çështjet. Unë mendoj se është një moment dhe duhet kapur këtë moment dhe ta hedhim në tavolinë, ta shohim cilat janë mundësitë. Unë mendoj se është edhe një moment ku mund të tregohen deputetët dhe politikanët tanë të mençur dhe të unifikohen së paku rreth kësaj çështje , pasi nuk po unifikohen në shumë gjëra, së paku rreth kësaj çështje.