Qëndrimet e Besian Mustafës për taksën, bartjen e shamive në shkolla

Besian Mustafa, kandidat për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka thënë se gratë do ta kenë përkrahjen më të madhe të tij nëse i njëjti merr besimin e qytetarëve që t’i përfaqësoj ata në kuvend.

Në një intervistë për KALLXO.com, Mustafa tregon edhe qëndrimet e tij sa i takon një numri të madh të ngjarjeve dhe temave specifike që morrën vëmendje të madhe.

Ai thotë se është pro ndërtimit të Hidrocentralit të tretë me qymyr dhe se shton se asnjëherë nuk do të ndërroj parti.

Mustafa në Lidhjen Demokratike të Kosovës, është edhe zëdhënës i po kësaj partie ndërsa shton se nëse merr mandatin, posti i tij në parti do t’i jepet dikujt tjetër.

Mustafa gjithashtu thotë se është pro martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe pro bartjes së shamive në shkolla.

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Besian Mustafa: Personalisht do të zhvillohet te zhvillimi ekonomik, veçanërisht te sektori privat, te sektori prodhues me potencial eksportues.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Besian Mustafa: Kjo do të mbetet të vendoset pas rezultateve të zgjedhjeve dhe pas vendimit të partisë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Besian Mustafa: Të gjitha taksat që kanë efekt të ngritjes së kostos së prodhimit në Kosovë duhet të ulen.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Besian Mustafa: Ligji për investime strategjike duhet të jetë më liberal, një ligj i veçantë për diasporën dhe një temë që është bartur me vite të tëra është ligi për zgjedhjet.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Besian Mustafa: Një përqëndrim më i madh te rinia, është ambienti ka papastërti të lartë në Prishtinë, më shumë çerdhe për fëmijë dhe punësime për gratë.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Besian Mustafa: Asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Besian Mustafa: Nuk e besoj.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Besian Mustafa: Gratë në biznes.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Besian Mustafa: Çka do që është e mundur në aspektin legjislativ, por veçanërisht në përkrahje mes kompanive kosovare, ato janë që kanë fuqinë më të madhe për të mbrojtur ambientin.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Besian Mustafa:  Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Besian Mustafa: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Besian Mustafa: Për, vendim personal.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Besian Mustafa: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Besian Mustafa: Partia me fondet e KQZ.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Besian Mustafa:  Kam vetëm pozitën e zëdhënësit të partisë, në momentin që bëhem deputet, kjo pozitë do t’i kaloj dikujt tjetër dhe unë do të mbaj postin e deputetit.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Besian Mustafa:  E kam raportin në AKK, nuk e di saktë pasurinë.

KALLXO.com: A e keni pasurine e perbashket me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Besian Mustafa: Jam beqar.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Besian Mustafa: Në ambullantë në lagje.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të beheni deputet nëse sëmureni?

Besian Mustafa: Në ambullantë në lagje.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Besian Mustafa: Në shkolla publike do të shkojnë.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Besian Mustafa:  Kam vetëm nënn në pension.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Besian Mustafa: Duhet të rivitalizohet që ajo të rimëkëmbet dhe më pas të merret vendimi për privatizim konform kushteve të tregut, në të mirë të qytetarëve të Kosovës.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Besian Mustafa:  Me projekte në arsim, për të përforcuar shkathtësitë që fiton rinia për t’u punësuar.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Besian Mustafa: Zhvillimi i eksportit kosovar.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Besian Mustafa: Çdo mundësi që më jepet, do të bëj të paktën një pyetje.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Besian Mustafa: Gjatë një viti, të paktën 25.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Besian Mustafa: Si i djathtë që jam, do të doja që ky të ishte vendim i qytetarëve të Kosovës, përderi sa ato makina plotësojnë kriteret për ambientin. Jo më të vjetra se 10-15 vite.

KALLXO.com: Sa degjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Besian Mustafa:  Varet në cilat komisione do të jem pjesë.

KALLXO.com:  A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Besian Mustafa: Menjëherë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Besian Mustafa: Menjëherë.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Besian Mustafa: Nuk do t’i ketë LDK 15 ministri.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Besian Mustafa: Jo më shumë se dy.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Besian Mustafa: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Besian Mustafa: Po.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Besian Mustafa: Po.