Skenë nga “Makth”. Foto: Screenshot.

Pak ditë pas premierës së 'Makth'-it, Luan Durmishit i bllokohet llogaria në Facebook

Javë më parë u shfaq në Kino ARMATA projekti video – muzikor  “Makth (Ballkanik)” i tenorit Luan Durmishi. I realizuar pas një pune intensive 3 vjeçare “Makth (Ballakni)” prezanton një botë dy polare me mesazhe universale.

Pak orë pas publikimit, “Makth” shpërndahet në rrjetet sociale dhe në vazhdimësi rritë shikueshmërinë në Facebook e Instagram. Pak më vonë edhe në youtube.

Por, disa ditë pas shfaqjes së premierës së kësaj kënge, Durmishit i bllokohen llogaritë në rrjetet sociale, Facebook-u dhe Instagram-i. Ndërsa, më pas Durmishi merr disa emaile nga Facebook-u se llogaria e tij është bllokuar për shkak të përmbajtjes së papërshtatshme në video – projektin muzikor “Makth”.

Por, Durmishi dyshon se edhe këto emaile mund të jenë të rrejshme.

Me bllokimin e llogarive në rrjetet sociale, Durmishit i është zhdukur një krijimtari artistike e krijuar për disa dekadash. Aty, ai publikonte gjithçka në lidhje me punën e tij krijuese.

 

Luan Durmishi. Foto: LD.

Tenori Durmishi thotë në një bisedë për KALLXO.com se ka mbetur i befasuar, kur dy -tre ditë pas postimit të këngës (në Facebook) ka vërejtur se llogaria e tij është bllokuar. Ai thotë se bllokimi i llogarisë ndodhi në valën e promovimit të “Makth”.

“Shihet se llogaria ime është e hakuar dhe më pas e raportuar në Facebook. Arsyet për bllokimin e llogarisë nga Facebook-u janë të çuditshme, gjoja se janë përdorur fëmijë në shpërputhje me rregullat e tij, por që absolutisht nuk ka skena të tilla në videon e këngës. Besoj që raportimi është i qëllimshëm dhe ka mundësi që hakuesit, paraprakisht të kenë ndërhyre në projekt që më pas ka bërë që algoritmet e Facebookut ta bllokojnë këngën”- tha ai.

Durmishi thotë se edhe emailet e marra në emër të Facebook-u, pas interesimit për ta rikthyer llogarinë e tij mund të jenë të hakuara.

“’Makth’ është postuare dhe në youtube dhe besoj se edhe aty ka rregulla të cilat po i shkel mund ta largojnë, por çuditërisht aty videoja  po e rritë shikueshmërinë dita -ditë”-ka potencuar Durmishi.

Ai thotë se rastin do ta paraqes edhe në polici dhe pret një angazhim nga ta. Durmishi shpreson se me angazhimin edhe të policisë do të arrijë ta kthej llogarinë në Facebook, pasi, me humbja e llogarisë ai mund të humb edhe një pjesë të madhe të krijimtarisë së tij artistike.

Durimish pret që me “Makth” të marrë pjesë në festival të ndryshme muzikore.