Monopoli në homologim, edhe një bashkëpartiak kundër Pal Lekajt
Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD nga komuna e Lipjanit Vehbi Imeri, ka thënë se është kundër monopolit në homologim.
“Monopoli gjithkund shkakton telashe. Faktikisht unë nuk jam për me qenë kurrkush me pas monopol, do të thotë jam kundër monopolit në të gjitha sferat”, ka thënë Imeri në një intervistë për KALLXO.com.
Por, kohë më parë, kolegu i tij nga AAK, Pal Lekaj i kishte vazhduar monopolin në homologim një kompanie kosovare.
Vehbi Imeri ka thënë se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr në vend.
Ai, po ashtu tha se është ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.
Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Vehbi Imeri:
KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?
Vehbi Imeri: Kauza emrit, ashtu siç është edhe kauza e koalicionit 100% shtet.
KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?
Vehbi Imeri: Kam hyrë në garë për tu bërë deputet dhe në post tjetër nuk planifikoj me dal.
KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?
Vehbi Imeri: Programi qeverisës që ka të bëjë me aspektin e politikave fiskale AAK-PSD i ka definuar shumë mirë edhe prioritetet të cilat do ti ketë ekonomia e Kosovës, në këtë vazhdë ka paraparë që TVSH të mos paguhet në kufi që nënkupton me rastin e shitjes të bëhet pagesa e TVSH-s, pastaj taksat për paga apo të ardhurave personale të bizneseve, të individëve do të jenë këto që janë do të insistohet që baza e lirimit për pagesë do të jetë e ulët, do të thotë nuk do të jetë sipas të gjitha gjasave me 80 euro por do të jetë më e lartë diku 100-150 euro, me këtë ndikohet në mënyrë direkte në rritjen e mirëqenies se paga bazë mbi bazën e të cilës bëhet pagesa e të ardhurave personale që minimalja është 236 euro, po në çoftë se arrihet kjo dhe besoj shumë që me një aktivitet me biznese edhe bizneset privatet ta bëjnë të njëjtën për të punësuarit e tyre atëherë hapet një derë e fuqisë ekonomike dhe të familjeve.
KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?
Vehbi Imeri: Po besoj që plani ekonomik i qeverisjes Haradinaj në katër vitet e ardhshme i ka definuar prioritetet e veta për të gjitha lamit, por pasi që fusha ime profesionale dhe aftësia ime për me dhënë kontributin maksimal për të gjitha ato që prej këtij vendi i kam marrë për me rikthye qytetarëve besoj që në fushën e ekonomisë do të japë kontributin më të madh.
KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?
Vehbi Imeri: Tri problemet apo nevojat e komunës nga vij unë sipas bindjes sime personale ashtu siç i shoh gjërat do të ishte, plani rregullativ urban i komunës komplet, pastrimin e ujerave të zeza që i ndikon direkt mjedisit si dhe hapësira e mundësisë që të gjitha lokalitetet ta kenë ndriçimin por edhe të bëhet pak më shumë në mirëmbajtjen e të gjithë lokaliteteve në Lipjan.
KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?
Vehbi Imeri: Jo.
KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?
Vehbi Imeri: Vetëm nëse bëhen përjashtime ndaj kauzës për të cilën jemi përcaktuar.
KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?
Vehbi Imeri: Besoj që ky koalicion do ta jep kontributin e vetë tek pensionistët, fëmijët, tek nanat të cilat janë në lehoni si dhe të gjitha shtresat të cilat financohen nga buxheti i Republikës së Kosovës dhe që duhet të ketë mbështetje të plotë, po e përmendi njërin prej tyre që besoj se kontributi i veçantë do të jetë në familjet e veteranëve të luftës, në familjet e jetimëve dhe për pensione siç e përmenda.
KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?
Vehbi Imeri: Qeveria Haradinaj në programin e vetë që po e shpalos çdo ditë e ka edhe këtë sferë të definuar. Po ndalna tek Lipjani do të ishte shumë mirë sikur të orientohej në shfrytëzimin e resurseve të cilat nuk krijojnë tymra shumë do të thotë nuk krijojnë gazra shumë ato janë kryesisht në përiudhën e dimrit, për periudhën e verës besoj se duhet të orientohemi në freskinë sa më të madhe në krijimin e hapësirave të gjelbërta, kjo e jepë mundësin që ato e absorbojnë krijimin e gazrave dhe e afrojnë oksigjenin qytetarëve që më së shumti kanë nevojë.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?
Vehbi Imeri: Unë në parim jam për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?
Vehbi Imeri: Për me thënë që jam kundër është vështir për arsye se shteti duhet të bëjë në këtë drejtim një subvencion të ju ndihmoj shfrytëzuesve atyre të kësaj mënyrë të lirë të kësaj nxehje gjatë dimrit dhe me subvencionim do të eliminohej shfrytëzimi i qymyrit për djegie.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?
Vehbi Imeri: Qeset e plastikës nëse janë bio faktikisht shpejtë të apsorbueshme atëherë pse të mos përdoren por nëse absorbimi i tyre shkon me dekada ose me qindra vite jam për me i hjek nga përdorimi.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?
Vehbi Imeri: Shitja e Telekomit të Kosovës po që se ndodhë me qenë si ofertë apo të tenderohet do të mundohem të jem pjesë e hartimit të strategjisë të kostos dhe benefiteve që ofron ajo shitje, përndryshe nëse nuk është në interes të qytetarëve të Republikës së Kosovës sigurisht që do të jem kundër.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?
Vehbi Imeri: Unë personalisht jam për ndërtimi të çdo autostrade që i lidhë pikat kyçe të Republikës së Kosovës.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?
Vehbi Imeri: Unë jam kundër shkëmbimit të territoreve të Kosovës me Serbin.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?
Vehbi Imeri: Tarifa hiqet kur të ndodhë njohja e Kosovës.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?
Vehbi Imeri: Kosova ka nevojë për prodhim të energjisë elektrike po në qoftë se hidrocentralet e planifikuara vendosen në pika strategjike nuk shkaktojnë dëme ekologjike nuk jam për.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?
Vehbi Imeri: Mbyllja e Universiteteve Publike me sa e di unë janë nëpër regjione nuk janë nëpër komuna, por si do që të jetë ekzistimi i tyre ka pasur për qëllim lehtësimin e studimit të nxënësve që e kryejnë shkollën e mesme, po në rast se Agjensioni i Akreditimit të Kosovës në rast se sipas projekteve të veta që i ka dhe vlerësimeve që bëhen konstaton se nuk plotësohen kushtet besoj që secili duhet të jep votën pro ndërprerjes së funksionimit deri sa të plotësohen kushtet e parapara sipas kritereve të caktuara.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?
Vehbi Imeri: Monopoli gjithkund shkakton telashe. Faktikisht unë nuk jam për me qenë kurrkush me pas monopol, do të thotë jam kundër monopolit në të gjitha sferat.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?
Vehbi Imeri: Kjo çeshtje është e rregullume me ligje, pasi që është e rregulluar me ligje kjo çështje mbetet çështje e interesit secilit që e sheh vetën ku e sheh.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?
Vehbi Imeri: Unë jam për zbatimin e ligjit, si ta përcakton me ligji ashtu edhe të zbatohet, jo të respektohet por të zbatohet ligji, se ligji që është i caktuar për çështje të caktuar unë insistojë që me çdo kusht ai ligj të zbatohet nuk mjafton me respektua.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?
Vehbi Imeri: Është pak vështir të japësh ide të tillë, për arsye se qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në Republikën e Kosovës ballafaqohen direkt me të gjitha përipetit brenda territorit të Kosovës. Diaspora është mirë me u përfaqsue në parlament për pjesën të cilën është duke e dhënë kontributin e pakontestueshëm. Pa diasporë Kosovë nuk ka pas.
KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?
Vehbi Imeri: Nuk mundem të them se është abuzuar përderisa të mos vërtetohet më një procedurë gjyqësore.
KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?
Vehbi Imeri: Është vëshirë të thuhen me i hjek kartoni i gjelbër për diasporë për arsye së ne si Kosovë nuk jemi akoma pjesë e kartonit të gjelbër, por të bëjmë dallime është vështir se çdo shtetas i huaj që hynë në Republikën e Kosovës me tabela të huaja duhet të trajtohet njëjtë në këtë rast viktimë është edhe diaspora, por shpresoj se qeveria Haradinaj do ta zgjedhë këtë problem do të hiqen për krejt dhe Kosova do të jetë e kartonit të gjelbër në Evropë.
KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?
Vehbi Imeri: Vetë.
KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?
Vehbi Imeri: Vend të punës të rregullt e kam një, por e kam edhe biznesin tem personal me të cilin kryej shërbimet profesionale.
KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?
Vehbi Imeri: Të hyrat mujore personale sillen diku 2000 deri 5000 euro në muaj. Pasuria personale që është e bashkësisë familjare, e imja e gruas që jemi bashk edhe këtë e kemi ndërtu bashkë është diku rreth 300.000 euro në Kosovë dhe 50.000 euro jashtë Kosovës, veç 350.000 euro krejt.
KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?
Vehbi Imeri: Nuk e kemi të regjistruar por pasuria është e përbashkët se na jem të kurorzum.
KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?
Vehbi Imeri: Nuk e mbajë mend kur jam sëmurë, sinqerisht po të them, nëpër spitale kur kam qenë.
KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?
Vehbi Imeri: Unë konsideroj që mjekësia kosovare është rrugë e drejtë.
KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?
Vehbi Imeri: Dy fëmijët e mëdhnjë i kanë kryer studimet, vajza e vogël e ka kryer shkollën e mesme po planifikojm me regjistruar në një kolegj privat, me vazhdu studimet.
KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?
Vehbi Imeri: Në familje të ngushtë nuk kam askënd pa punë se kem biznese privat, bashkëshortja punon mësuese, nusja e djalit punon mësuese djali e ka biznesin e vetë shërbime kontabiliteti, për mu veç u deklarova vajza e vogël ende nuk është në moshë madhore tash i bënë 18 vjet dhe nuk arrin me votu mu për 6 ditë.
KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?
Vehbi Imeri: Fati i Trepçës. Me sa e di unë i ka definuar të gjitha dilemat do të ishte shumë mirë sikur Trepça do të vazhdojë të jetë pronë e qeverisë, por edhe të shkohet në partnerë publiko – privat në zhvillimin e saj nuk do të ishte ide e keqe.
KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?
Vehbi Imeri: Nuk e kam idenë që do të vjen pyetje puna e buxhetit për me u miratuar me votën time për arsye se qeveria Haradinaj do ta ketë shumicën absolute. Ndoshta një koalicion i cili sigurisht do të ishte i gatshëm që ta përkrahë këtë program të cilin e ka përgatitur qeveria Haradinaj do të thotë koalicioni AAK-PSD.
KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?
Vehbi Imeri: Krejt çka mendoj në çoftë se jam deputet i Republikës së Kosovës dhe atë nuk e kontestoj fare se do të jem në legjislacion i gjithë kontributi imë do të jetë në shërbim të qytetarëve përmirësimin e mirëqenies duke e miratuar ligjet më të mira të mundshme të cilën Kosovën e bëjnë sa ma shpejtë të mundshme Zvicër.
KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?
Vehbi Imeri: Varësisht nga çështjet që do të ngritën në Parlament.
KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?
Vehbi Imeri: Po besoj që takimet me qytetarët kam me i mbajt të rregullta se unë jetojë në Lipjan dhe qytetarët më kanë çdo ditë këtu.
KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?
Vehbi Imeri: Po besoj që po vjen koha që euro4 do të jetë si motor do të hiqet nga përdorimi shpejtë dhe do të hapet mundësia që, po të jem i sinqertë krijimi i mundësisë të rigjenerimit të vendeve të punës rritja e mirëqenies së qytetarëve iu jep hapësirë dhe mundësi që secili me pas edhe një veturë më të mirë sesa ajo që krijon apo liron gazra, do të thotë varësisht nga ajo që do të mundemi më mrri në aspektin e krijimit të kushteve dhe përmirësimit të mirëqenies së qytetarëve do të orientojmë edhe kufizimit në këtë drejtim.
KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?
Vehbi Imeri: Po nëse do të ishte mundësia që unë do të jem ai që do të jem ai i cili do të vendosi, të gjitha.
KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?
Vehbi Imeri: Nuk do të thotë që personit që i ngritët aktakuza me çdo kusht duhet me dhënë dorëheqje. Personit të cilit i shqiptohet dënimi i formës së prerë i veprës penale unë kisha thënë që është mirë menjëherë me dhënë dorëheqje atë edhe e parasheh ligji por edhe aktakuza nëse personi vetë e dinë se vepra është e pashmangshme ka ndodhë në këso situate menjëherë kisha dhënë dorëheqje.
KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?
Vehbi Imeri: Përgjigjien e thashë më herët.
KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?
Vehbi Imeri: Besoj që qeveria e ardhshëm Haradinaj do të jetë shumë funksionale programin me të cilin është para parë formimi i qeverisë në mënyrë se cila dikastere do t’i ketë qeveria e ardhshme besoj se do të parashihen edhe me ligj, do të rregullohen edhe me ligj.
KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?
Vehbi Imeri: Gjithë i ka pas dy, disa i kanë pasur edhe tre, në dikastere të caktuara ku lypen edhe minoritetet me qenë duhet me qenë edhe tre.
KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?
Vehbi Imeri: Jo. Keni me u bind edhe vetë.
KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?
Vehbi Imeri: Sigurisht që po nëse kam qasje në të gjitha.
KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?
Vehbi Imeri: Në kuptimin e qasjes në dokumente publike sigurisht që e parasheh mundësin secilit me pas qasje me një kërkesë zyrtare qasja ju mundësohet secilit asnjë nuk ka kufi.