Labinot Tahiri, deputet. Foto: Facebook

Labinot Tahiri: Pro pro kundër Shamisë në shkolla?

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Labinot Tahiri, ka thënë se nuk është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

“Unë mendoj nëse ligji është, nuk jam kundër, për arsye se ka shtete më të civilizuara se ne dhe janë pro martesave të gjinisë së njëjtë. Unë mendoj që ndjenjat e atyre personave janë krijuar me lindjen e tyre dhe janë krijuar nga Zoti dhe unë shoh një natyrë, një fuqi që i ka kriju këta njerëz. Nuk mundem me qenë kundër tyre”, ka thënë ai në një intervistë për KALLXO.com.

Këngëtari që synon mandatin e dytë si deputet nuk është kundër bartjes së shamive në shkolla. Madje, ai merr një rast interesant për krahasim.

“Nëse e shohim që sot në Kosovë ka nga familjet, unë nuk e bëj atë, mirëpo mbaj qen në shtëpi. Por, kur jemi të gatshëm e fjetë me qen në shtëpi, e mos me ja leju një vajze shaminë në shkolla, unë mendoj që nuk është e drejtë. Të paktën këtu nuk është Arabi, është Kosovë, është komb shqiptar. Ne i respektojmë dhe i duam të gjitha fetë e ndryshme. Secila i ka veçoritë e veta dhe nuk jam kundër”, ka thënë Labinot Tahiri.

Ai është shprehur kundër monopolit në homologim dhe shitjes së Telekomit të Kosovës.

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Labinot Tahiri:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Labinot Tahiri: Kauza për të cilën unë do të shtyej është që të mundohem që të jem zëri I fuqishëm sa i përket shëndetësisë për arsye që jam marrë me shumë raste të leukemisë dhe insistoj,  dhe gjatë mandatit 2 vjeçar me kryeministrin kemi folë vazhdimisht që të krijohen spitalet tona në mënyrë më emergjente për arsye që të mos shpenzohen qytetarët me I shitë pronat e tyre, shtëpitë e tyre me I sheru fëmijët e tyre jashtë vendit të Kosovës. Pra në këtë fushë do të mundohem të bëj maksimumin.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Labinot Tahiri: Edhe gjatë mandatit të kaluar më janë ofruar poste të tjera, por nuk kam pranuar sepse e di që koha ime nuk është akoma. Duhet t’a mësoj frymën dhe natyrën se si funksionon Kuvendi siç e kam mësuar deri më tani edhe pse ishte afat I shkurtër dy vjeçar. Por, në rast se do të jem prapë deputet më mirë është të qëndroj deputet sepse do të jem edhe me I fuqishëm për qytetarët dhe çdo kërkesë që ata kanë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Labinot Tahiri: Unë mendoj duhet të vazhdojë për prodhuesit vendor të ulen taksat dhe të kanë –përkrahje të plotë nga Qeveria domethënë dhe me investime që ta të kanë mundësi nesër të marrin punëtorë në numër më të madh, duke ua lehtësuar Qeveria e Kosovës, Ministria përkatëse e cila është për atë fushë. Dhe taksat e tjera të larta, normalisht importi I cili vjen në Kosovë.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Labinot Tahiri: Unë pata synu që të bëj amendamentin për fondacion ose fondin që është 5 milionë euro për rastet e leukemisë të kërkoj të bëhet 10 milionë euro,dhe gjatë mandatit të ardhshëm uroj që kjo të më realizohet duke iu treguar qytetarëve që në fushën e humanizmit kemi bërë shumë vepra së bashku, por tani si deputet mund të realizohet edhe kjo që është më e lehtë për qytetarët tanë.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Labinot Tahiri: Ndoshta ka probleme të shumta por për momentin është me ujin e pijshëm që nuk kemi.

Ndalet në ora dhjetë dhe mendoj që në të ardhmen edhe komuna por edhe ne si deputet do të bëjmë diçka për këtë çështje.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Labinot Tahiri: Për momentin jo, sepse vetëm sa jam fut dhe kam besim të plotë në kryeministrin Haradinaj për arsye se çdo kërkesë e qytetarit që ka qenë, si përgjegjës, si deputet, kam parashtruar kërkesat e mia në nivel të Republikës se Kosovës e sidomos të Ferizajt të cilt i ka kryer. Dhe nëse vazhdon të jenë korrekt edhe kryeministri edhe partia, normalisht që nuk kam të drejtë, nuk kam arsye pse t ndërroj sepse jam vetë korrekt.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Labinot Tahiri: Nëse është pyetja brenda Kuvendit, p.sh për ndonjë votim ka mundësi sepse pikëpamjet

politike I kemi secili në vete dhe jemi deputetë nga vota të ndryshme. Unë mendoj që çdo deputet ka të

drejtën, por unë kam qenë I tillë dhe do të jem I tillë në të ardhmen. Nëse është e drejtë për qytetarin de Republikën tonë sigurisht që do të votoj ndryshe, jo vetëm se çka thotë grupi parlamentar.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Labinot Tahiri: Njerëzit në mënyrat e veta ndjehen të diskriminuar, por unë s’po I quaj ashtu tamam të

diskriminuar. Në fushën e humanizmit kemi pasur shumë kërkesa dhe vazhdon numri I madh dhe nuk

ndalet. Ne sapo kryejmë një rast vjen tjetri. Por, unë si deputet do të jem I përgjegjshëm ashtu siç kam

qenë dhe nuk kam fare të ndryshoj. Edhe nëse rizgjidhem deputet të vazhdoj fushën e humanizmit sepse

është fusha më e ndejshme që mu personalisht me ka prekë dhe me prekë. Që ne bëjmë bashkëjetesë në Kosovë dhe shohim raste të tilla. Por, do ta kenë përkrahjen e plotë gjithsesi.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Labinot Tahiri: Ç’është e mundur. I keni videot, I keni fotografitë që kam larguar afro 28 tonë bërllok, mbeturina në rajonin e Ferizajt, por edhe në krejt Kosovën ku ka pas nevojë, për arsye se unë mendoj që nuk mund të integrohemi me këtë ambient të mbeturinave edhe është dukuri që nuk po përmirësohet sepse sa e pastrojmë ajo bëhet prapë. Unë mendoj që duhet të vetëdijesohemi më shumë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Labinot Tahiri: Nuk muj me qenë kundër sepse i duhet Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Labinot Tahiri: Jam kundër për arsye se nëse duam t’a mbrojmë ambientin kjo është gjëja më e tmerrshme që mund t’i ndodhë Kosovës.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Labinot Tahiri: Jam kundër djegieve të tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Labinot Tahiri: Jam kundër shtijës së Telekomit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Labinot Tahiri: Jam pro ndërtimit të saj.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Labinot Tahiri: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Labinot Tahiri: Vetëm nëse siç e thotë kryeministri apo siç e ka përdorë gjithë kohën me të drejtë, njohje

reciproke. Domethënë nëse na njeh Serbia, normalisht që do të bashkëpunojmë në të ardhmen sa i përket heqjes së taksave. Për deri atëherë mendoj që asnjë lider nuk e ka të arsyeshme të heqë taksën. Të paktën kjo ka favorizuar Kosovën përballë Serbisë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Labinot Tahiri: Nuk është fushë e imja, mirëpo kemi raste që kanë qenë kundër qytetarët në shumë raste. Mendoj që ata meritojnë një përkrahje.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Labinot Tahiri: Unë jam kundër për arsye se nëse njëra ndër to përmbush kriteret si universitet nuk është e drejtë që pas 19 vitesh të mbyllen ato. Ato ekzistojnë tash e 9 vite dhe nuk është e drejtë fare.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Labinot Tahiri: Jam kundër monopolit dhe kam qenë votues i rezolutës pro mbylljes së këtij monopoli.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Labinot Tahiri: Unë mendoj nëse ligji është, nuk jam kundër, për arsye se ka shtete më të civilizuara se ne dhe janë pro martesave të gjinisë së njëjtë. Unë mendoj që ndjenjat e atyre personave janë krijuar me

lindjen e tyre dhe janë krijuar nga Zoti dhe unë shoh një natyrë, një fuqi që i ka kriju këta njerëz. Nuk mundem me qenë kundër tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Labinot Tahiri: Nëse e shohim që sot në Kosovë ka nga familjet, unë nuk e bëj atë, mirëpo mbaj qen në

shtëpi. Por, kur jemi të gatshëm e fjetë me qen në shtëpi, e mos me ja leju një vaje shaminë në shkolla,

unë mendoj që nuk është e drejtë. Të paktën këtu nuk është Arabi, është Kosovë, është komb shqiptar. Ne i respektojmë dhe I duam të gjithë fetë e ndryshme. Secila I ka veçoritë e veta dhe nuk jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Labinot Tahiri: Nuk jam kundër. Është e rëndësishme me pas diasporën, njëri përgjegjës në Parlamentin e Kosovës, për arsye se është investitori më I madh që kemi para luftës dhe pas luftës në Kosovë. Kuptohet, remitencat e tyre janë në shifra të mëdha që mbajnë buxhetin e Republikës së Kosovës.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Labinot Tahiri: Nuk e di se çka ndodhë me ato listat e veteranëve ose kjo pyetje që po e thoni, mirëpo unë mendoj që ka qenë çdo gjë esencë gjatë asaj kohe dhe se kjo çështje e veteranëve nuk duhet përdorur tani në fushata ose po ose jo, ose kundër ose pro, por është dashur të kryhet qysh në vitin 2000 për këtë kategori. Uroj qe të kryhet, por une jam kundër abuzimit të kësaj ambleme të shenjtë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Labinot Tahiri: Jam pro heqjes së kartonit të gjelbër epe nuk është e drejtë që me ardh një shqiptar I

diasporës I cili ka ndihmu luftën, ka ndihmu paqen në Kosovë, pavarësinë e saj. Akoma ne të marrim para nga ta është e turpshme.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Labinot Tahiri: Personalisht vetë. Nuk jam përgjegjës ndaj askujt Nëse bëhem deputet mirë. Nëse jo jam

prapë vetë përgjegjës.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur

jeni deputet/ministër?

Labinot Tahiri: Është e çuditshme puna ime. Më shumë ndjej që kam punë që punoj për të tjerët sesa për veten. Unë këndoj, me atë mbaj familjen time. Ndërsa si deputet, çdo rrogë e kam dhënë për popullatën në nevojë, nevoja të veçanta.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Labinot Tahiri: Të them të drejtën, prej se jam fut ë politikë kam humbë shumë, por kam fitu shpirtërisht

shumë sepse iu kam kryr punë njerëzve. Pasurinë e kam mesatare, ashtu siç e kam deklaruar në Agjensionin Anti-korrupsion.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Labinot Tahiri: Disa e kemi të përbashkët, disa e kemi me vëllaun .

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Labinot Tahiri: Ta quaj spital publik, në Ferizaj kur kam pasur një rast para disa muajve, mirëpo edhe në

privat nëse me kanë sugjeru mjekët.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Labinot Tahiri: Fillimisht, të gjithë shkojmë në spitalin publik. Në rast p.sh infarkt, nuk mundemi me

shku në privat por në të shtetit.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Labinot Tahiri: Në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Labinot Tahiri: Ky është problemi kryesor që unë nuk e du nepotizmin dhe nuk kam punësu asnjë familjar. Motra ime që gashtë vite kërkon punë nga unë dhe nuk e kam punësu asnjëherë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen

shtetërore?

Labinot Tahiri: Unë mendoj që më mirë të jetë në qeverisjen shtetërore. Mirëpo, si privatizim, që shumë

herë kemi komuniku me njerëz është që mud të jetë më I përshpejtuar zhvillimi I saj. Por, gjithsesi në

asetin shtetëror.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Labinot Tahiri: Nuk e di tash. Duhet të punoj ose të shikoj në të ardhmen.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si

deputet?

Labinot Tahiri: Me protesta nëse nuk realizohet ndonjë kërkesë apo vendim I Qeverisë ose premtim I asaj qeverie të cilës I takoj unë. Do të dal sigurisht siç kam qenë në të kaluarën edhe në koalicion, por unë kam dal në protesta për me i kry kërkesat e qytetarëve. I bie që jam zëri I tyre.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Labinot Tahiri: Jo shumë, por të duhura.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Labinot Tahiri: Sa të kem takat. Nuk do të ndalem kurrë, edhe para se të jem deputet kam takuar me

mijëra njerëz.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Labinot Tahiri: Po sikur të kish qenë ambienti I mirë normalisht do të kishim pas dëshirë t’i kemi ato

klasike pasi bëhet imazh I mirë për vendin tonë. Mirëpo, Kosova është tu u ndërtu më infrastrukturë

moderne, mendoj që prej vitit 90-te s’kisha me I lanë.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Labinot Tahiri: Ndoshta është herët me u përgjigj.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Labinot Tahiri: Patjetër.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Labinot Tahiri: Nëse është reale, mund të ndodhë.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Labinot Tahiri: Qenka mirë 15 ministri në krahasim me sa kanë qenë. Qenka më e lehtë. Mirëpo, kur e dimë që Zvicra I ka 11 ministra nëse s’gaboj, është e rëndësishme që Kosova të këtë një numër të tillë, të zvogëluar.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Labinot Tahiri: Një, dy. Për arsye se ata kanë edhe këshilltarë, kanë edhe asistentë, dhe mendoj që një ministër nuk është e nevojshme të ketë shumë zv.ministra.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Labinot Tahiri: Asnjëherë. Nuk punoj me të njohshëm.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Labinot Tahiri: Fondet e partisë I ka përgjegjësi kryetari I partisë. Unë jam vetëm anëtar.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Labinot Tahiri: Patjetër. Është e rëndësishme kjo. Duhet t’i ketë qytetari dijenitë se çka ndodhë brenda Kuvendit.