Kush po ja financon fushatën Armend Zemajt

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së Armend Zemaj ka folur për fondet me të cilat është duke e financuar fushatën e tij.
Në intervistën me 46 pyetje të KALLXO.com Zemaj ka thënë se fushatën është duke e financuar vet dhe nga fondet e familjes.

Reformimi i sistemit të drejtësisë, sigurisë është një nga projektet për të cilat Zemaj thotë se do të mbahet mend ndërsa shton se sundimi i ligjit është prioritet i tij nëse merr mandatin e ardhshëm në zgjedhjet e 6 tetorit.

Zemaj tregon se subjekti politik i tij pra LDK do të vlerësoj nëse i përmbush ose jo kushtet që i njëjti të mbetet deputet apo të marr një post ministror.

“Do ta vlerësoj subjekti politik edhe përvojën edhe profesionalizmin”, tha Zemaj për KALLXO.com.

Në intervistën për KALLXO.com, Zemaj tregon edhe qëndrimet e tij për taksat në Kosovë.

“Taksat duhet të ulen që tu jepen hapësirë bizneseve të vogla dhe të mesme por sigurisht duke siguruar taksa të mirëfillta siç kanë vendet demokratike për investime dhe korporatat që mund të jenë të përshtatshme për zhvillimin e republikës së Kosovës”, tha ai.

Tri amendamentet e para që do të i propozoj në kuvend Zemaj do të jenë fuqizimi i rolit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, mandati i këtyre të fundit përfaqësues si dhe llogaridhënia.

Në lidhje me tri nevojat e vendit ku jeton, Strellcit janë ambienti, zhvillimi ekonomik dhe papunësia.

Lidhjen Demokratike të Kosovës, Zemaj thotë se nuk do ta ndërroj asnjëherë ndërsa shton se nëse shkelen parimet e tij dhe etika e tij morale e ideologjike mund të ndikojnë në votimin kundër qëndrimit të Grupit të tij Parlamentar.

Punëtorët do ta kenë përkrahjen më të madhe të Zemajt nëse merr mandatin nërsa tregon se do të jetë zë i fuqishëm në ngritjen e çështjeve që kanë të bëjnë me degradimin e ambientit, florës e faunës.

Zemaj në intervistën për KALLXO.com ka treguar se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit dhe është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Tutje ai tregon se është kundër edhe shitjes së Telekomit të Kosovës ndërsa është për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Dy çështje shumë të rëndësishme dhe të cilat kanë ngritur debate prej më të ndryshmeve ne opinion kanë qenë edhe shkëmbimi i territoreve dhe heqja e taksës me Serbinë.

Zemaj thotë se është kundër edhe shkëmbimit të territoreve e edhe heqjes së taksës me Serbinë.

Gjithashtu Zemaj tregon se është kundër edhe ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës ndërsa shton se është për mbylljen e Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Ai tregon se është për martesave në mes të gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla.

Për Zemajn duhet të ketë kuotë për deputet nga diaspora si dhe duhet të bëhet ridizajnimi i skemës për veteranët e luftës si dhe duhet të largohet kartoni i gjelbër për diasporën.

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, thotë se fushatën po e financon vetë dhe me familje.

Ai tregon tutje se nuk do të mbaj më shumë pozita nëse merr mandatin përvec asaj që i  caktohet ose deputet ose ministër.

Pasuria e Zemajt sipas tij është paga e deputetit dhe pasuria familjare ndërsa thotë se ka pasuri të përbashkët edhe me bashkëshorten.

Institucionet publike sipas Zemajt janë vendet ku ky i fundit merr trajtim mjekësor ndërsa shton se kjo gjë nuk do të ndryshoj edhe nëse i njëjti merr mandatin e radhës në kuvend.

Zemaj gjithashtu ka treguar se fëmijët e tij janë në shkolla publike ndërsa thotë se nuk ka familjarë që do të kenë nevojë për punësim.

“Prindërit janë në pension bashkëshortja punon pjesa e tjetër jeton në diasporë”, thotë ai.

Fati i Trepçës sipas Zemajt vare në mënyrën se si është e garantuar me ligj dhe kushtetutë.

Kushtëzimi i votës së Zemajt do të varet nga projektet zhvillimore për të cilën thotë shton se “duke siguruar një kosto shtesë për gjyqtarë, prokuror e polic”.

Ai nuk jep numër kur pyetet për parashtrimin e pyetjeve parlamentare ndërsa shton se ‘nëse vazhdoj sipas dinamikës sime do të bëjë gjithmonë pyetje ekzakte”.

Takimet me qytetarë Zemaj thotë se nuk do t’i ndalë ndërsa shton se importimi i veturave duhet të varet nga kushtet dhe kriteret që parashihen nga Bashkësia Ndërkombëtare dhe ligji i Kosovës.

Debatet publike në komisione sipas Zemajt janë të domosdoshme por nuk jep numër të tyre sa do të inicioj.

Zemaj thotë se nuk do të i jepet rasti të dorë hiqet nga posti i deputetit apo ministrit nëse i ngritet aktakuzë ndërsa shton se ai do ta votojë rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Zemaj thotë se programi i ri i LDK-së është që të ketë më pak se 15 ministri ndërsa përgjigjet shkurt “shumë pak” kur pyetet për numrin e zëvendësministrave të një ministrie.

Zemaj thotë se asnjëherë nuk do të votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim dhe se do të bëj transparente edhe fondet e partisë si dhe shpenzimet në kuvend dhe ministri.