Foto: Levizja Vetevendosje

Kurti komenton akuzat e PSD-së se Konjufca ishte ShIK: Kanë bërë vetëvrasje politike

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i ka quajtur “pallavra” akuzat e ish-zyrtarëve të PSD-së, se Glauk Konjufca ka shërbyer në Shërbimin Informativ të Kosovës (ShIK).

Muaj më parë, deputeti i PSD-së, Dardan Molliqaj kishte deklaruar në Kuvendin e Kosovës se shefi i deputetëve të LVV-së, Glauk Konjufca kishte qenë pjesë e ShIK-ut.

Madje, Molliqaj kishte ofruar edhe faktet e tij, se sa është paguar e nga kush ishte rekrutuar Konjufca.

Disa muaj, më vonë, Kurti në intervistën dhënë për KALLXO.com thotë se akuzat kanë qenë “shpifje që dalin nga idhnakët pasi që dështojnë”.

Kurti thotë se është tentuar ta vrasin politikisht Vetëvendosjen, por kanë bërë vetëvrasje politike.

“Kanë dashur ta vrasin politikisht Lëvizjen VETËVENDOSJE!, por kanë bërë vetëvrasje si politikanë. A vritet Lëvizja bre? Tentimvrasja e tyre u bë vetëvrasje”, ka thënë Kurti për KALLXO.com.

Ndërsa për Konjufcën e ka vlerësuar si person me integritet të lartë moral e intelektual.

Intervistën e plotë të Albin Kurtit për KALLXO.com mund ta lexoni më poshtë.

Intervistë me Albin Kurtin: LVV dhe LDK duhet të bëhet qeveri e re

Intervistë me Albin Kurtin: LVV dhe LDK duhet të bëhet qeveri e re