Kurti: Kërkon heqjen e taksave për produktet ushqimore

“Taksat për produktet bazike ushqimore duhet të hiqen tërësisht si buka, uji qumështi etj., shtetet me ekonomi të zhvilluar si në Evropën Perëndimore apo SHBA produktet bazike kanë një çmim shumë më të ulët se sa çmimet në Kosovë. Ajo do ishte hapi i parë, pastaj do duhet gjithsesi të rrimë në sistemin taksor që e kemi tani në Kosovë që janë taksat e sheshta, disa parti të majta tentojnë që ta ndryshojnë sistemin taksor në taksa progresive-regresive ata do ishin shumë të dëmshme për Kosovën sidomos për investitorët e huaj”, tha Faton Kurti, kandidat për Parlamentin e Kosovës nga Partia Euroatlantike e Kosovës.

Kurti tha se ndër kauzat që do t`i shtyj përpara nëse bëhet deputet do ishin pastrimi i sistemit të drejtësisë dhe dekriminalizimi i politikes.

Mbrojta e ambientit tha se do mbetët përkushtim tjetër i tij.

“Amendamentet e para do ishin mbrojtja e ambientit dhe ndërtimi i një taksë force për ta mbrojtur ambientin sidomos abuzimin e ambientit ne jemi vendim që më se shumti abuzohet më ambientin në Evropë”, theksoi Kurti.

Ai u shpreh kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr. Gjithashtu është kundër përdorimit të qeseve të plastikës dhe kundër për djegies e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Sipas tij problemet kryesore të komunës së Gjakovës vend ky nga vjen kandidati janë.

“Problemet kryesore të Gjakovës janë papunësia kronike e njerëzve shumë të aftë, abuzimi i narkotikeve e tek të rinjtë është një problem jashtëzakonisht i madh, infrastruktura e qytetit”, tha ai.

Kurti me tutje ka shtuar se intelektualët në Kosovë janë grupi më i diskriminuar dhe nuk kane fare zë, analfabetët e dominojnë tregun e politikës ekonomisë.

Kurti është për shitjes së Telekomit të Kosovës e kundër është për shkëmbimin e territorit me Serbinë.

Mirëpo sa i përket tarifës më Serbinë tha se më e mirë do të ishte të kishim reciprocitet mes dy shteteve.

Kundër është deklaruar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Gjithashtu kundër u deklarua për martesave në mes se gjinisë së njëjtë.

E për bartjes së shamive në shkolla.

“Atë mundë ta vendos çdo kush ashtu si i pëlqen është e lejuar në shtet e Bashkuara të Amerikës, është e lejuar në Evropën Perëndimore pse mos të jetë e lejuar këtu nëse dikush donë të prezantohet ashtu”, potencoi Kurti.

Ai tha se programi i Partisë se tij Republikane është për tregun e lirë, kur u pyet se si do të voton për fatin e Trepçës.

“Privatizimi i shëndoshë është më i mirë se kapja e shtetit në tregun e lirë do ishte një investitor me 40 përqind i cili do e binte kapitalin investues për të shfrytëzuar ato pasuri që ka Trepça tani për tani ajo duhej të rri ashtu edhe 20 vite të tjera kështu që do duhej një investitor”, theksoi Kurti.

Ai tha se do jep dorëheqje nëse veprimet e tij e dëmtojnë qytetarin apo kushtetutën.