Kandidatja nga AAK - PSD kundër monopolit në homolgim të Pal Lekajt

Kandidatja për deputete e AAK-së, Magbule Shkodra ka thënë se është kundër monopolit në homologim, që përmes një vendimi kolegu i saj nga partia, Pal Lekaj, si ministër i Infrastrukturës, vendosi për monopol në këtë fushë.

Jam kundër çdo monopoli”, tha ajo në një intervistë për KALLXO.com.

Shkodra u shpreh në linjë me partinë kur u pyet edhe për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Madje, ajo tha se po të kishte mundësi, të gjithë Kosovën do ta bënte në një unazë rrugore.

“Jam për dhe jo vetëm kjo por po të kisha mundësi krejt Kosovën do ta futja në një unazë në mënyrë që të gjithë të kyçemi në autostradë nga të gjitha qytetet dhe askush besoj që s’duhet të jetë kundër”, deklaroi ajo.

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Magbule Shkodra:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Magbule Shkodra: njëra ndër çështjet kryesore që mendoj unë që duhet t’i kushtohet vëmendje është krijimi i fondit zhvillimor i cili është pjesë e programit tonë dhe ky fond zhvillimor dëshiroj po ashtu të drejtohet në kuptimin që rinisë t’i ofrohet trajnime në fushën e teknologjisë informative, Kosova ka shumë kapacitete në këtë fushë dhe besoj që ne duhet ta bëjmë këtë në mënyrë që rinia jonë  të punoj nga lap- topi prej vendit të vet pa pasur nevojë për të shkuar diku tjetër.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Magbule Shkodra: Qëllimi im kryesor është që të bëhem zëri i popullit në Parlamentin e Kosovës.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Magbule Shkodra: Siç e dini ju, në Kosovë dhe në Qeverinë e kaluar janë ndërmarrë disa hapa për të zvogëluar një numër i taksave, megjithatë mendoj që për të gjitha ato produkte të cilat në perëndim konsiderohen si çështje lluksi, duhet të zvogëlohet taksa, taksa në duhan, në pije alkoholoke.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Magbule Shkodra: Duke e pasur parasysh që skam qenë në të kaluarën pjesë e ndonjë legjislature, do të angazhohem që të nxjerr ndonjë amandamet që përmirëson gjendjen e rinisë, grave dhe fëmijëve. Po ashtu, edhe të punëtorëve në sektorin privat.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Magbule Shkodra: Në Prishtinë ka shumë punë për të bërë, nuk do të mund të veçoja ndonjë po si qytetare filloi e shoh që ka nevoja të ndryshme, por edhe në Gjilan.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Magbule Shkodra: Nëse ndonjëherë nuk jam e kënaqur me subjektin, në AAK, atëherë do të vendosi që ta lë politikën dhe t’i përkushtohem profesionit tim.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Magbule Shkodra: Besoj shumë që brenda grupit duhet të ketë një koordinim, që mos të vijnë situata të tilla, besoj që nuk do të kemi raste të tilla, por kuptohet se do ta vlerësoj vetë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Magbule Shkodra: Mendoj që në shoqërinë tonë, gratë vazhdojnë të jenë të diskriminuara dhe koncentrimi im duke pasur parasysh edhe punën që e kam pasur në parti vazhdoj të mbetëm e përkushtuar për të përmirësuar pozitën e gruas e duke mos lënë anash as rininë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Magbule Shkodra: Mendoj që transporti publik duhet të jetë shumë i organizuar mirë, është një një kontribut i parë që kontribuon në zbutjen e ndotjes së ambientit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Magbule Shkodra: Unë jam për, sepse nuk ka mundësi tjera për energji elektrike.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Magbule Shkodra: Përderisa nuk ka ndonjë alternativë tjetër, si në vendet tjera, është e vetmja mënyrë, nuk jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Magbule Shkodra: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Magbule Shkodra: jam për përmirësimin e gjendjes, privatizimi do të ishte njëri prej hapave e mirë por privatizimi ka modalitete, Qeveria duhet të ketë aksione më shumë. Në parim jam për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Magbule Shkodra: Jam për dhe jo vetëm kjo por po të kisha mundësi krejt Kosovën do ta futja në një unazë në mënyrë që të gjithë të kyçemi në autostradë nga të gjitha qytetet dhe askush besoj që s’duhet të jetë kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Magbule Shkodra: Absolutisht kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Magbule Shkodra: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Magbule Shkodra: jo në këtë mënyrë sesi po veprohet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Magbule Shkodra: Asnjëherë nuk jam kundër mbylljes së një universiteti, asnjëherë kundër mbylljes së ndonjë shkolle mirëpo të koncentrohemi që cilësia të jetë në nivel.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Magbule Shkodra: Jam kundër çdo monopoli.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Magbule Shkodra: Mendoj që është çështje personale për secilin sesi dëshiron të jetoj.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Magbule Shkodra: Çështje personale në besimin që e ka.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Magbule Shkodra: Nuk jam kundër asnjë kuote, është mirë që t’i kemi sepse diaspora po tregohet që është shumë në ndihmë të shtetit tonë, dhe pse edhe ata mos të jenë zëri jonë këtu.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Magbule Shkodra: Unë mendoj që gabimet që janë bërë duhet të përmirësohen por duhet t’i respektojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për lirinë tonë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Magbule Shkodra: Duhet t’i bëjmë, ndoshta jemi vonuar.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Magbule Shkodra: Kryesisht vetë dhe me ndihmën e familjarëve.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Magbule Shkodra: Unë kam vetëm një vend pune dhe jam për atë që secili ta ketë një vend pune dhe ta mbaj atë si duhet.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Magbule Shkodra: Të hyrat mujore janë ajo paga mujore si zëvendësministre, ajo është diku 1045 euro. Pasuria është e përbashkët me bashkëshortin që i ka trashëguar. Një banesë këtu në Prishtinë dhe pasuria e paluajtshme.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Magbule Shkodra: Deri tash diçka ka mbetur në emër të bashkëshortit e diçka në emrin tim, por edhe ligjin e ri nëse jeton më shumë 10 vite, e ne jemi që 27 vite, është pasuri e përbashkët.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Magbule Shkodra: Herën e fundit kam qenë e sëmur këtu afër në ambulanten afër Telekomit.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Magbule Shkodra: Si gjithmonë, këtu afër në institucione publike.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Magbule Shkodra: Fëmijët e mi i kanë përfunduar studimet, djali i madh është duke studiuar në Amerikë me bursë ndërsa djali i dytë ka përfunduar studimet në Universitetin Amerikan këtu.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Magbule Shkodra: Kam shumë familjar të papunë dhe vazhdoj të besoj që çdo punësim duhet të bëhet mbi bazën e kritereve, e përshëndeti iniciativën që është futur në programin tonë, që konkurset të organizohen në mënyrë tjetër, në mënyrë elektronike në mënyrë që mos të ketë mundësi të keqpërdorimeve të asnjë natyre. Unë s’kam punësuar dikë në institucione.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Magbule Shkodra: Tani është mirë që statusi i Trepçës, tani ajo është aset i sigurt dhe është aset i joni. Mendoj që do të ishte më mirë që Qeveria të mendonte për sjelljen e një investitori që do ta rimëkëmbte Trepçën.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Magbule Shkodra: Unë nuk kam menduar tani për ndonjë projekt, por gjithçka që është në interes të qytetarëve, jo kushtëzim por mirëkuptim do të kërkoj që të shtyjmë më përpara.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Magbule Shkodra:  një projekt që e kam filluar sa isha zëvendësministre, për inovacion, e kam prioritet.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Magbule Shkodra: Nuk do të kursehem asnjëherë. Aq sa ka nevojë.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Magbule Shkodra: Nëse do të bëhem deputete, ditën e shtunë do ta caktoj ditë për takime.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Magbule Shkodra: Të gjitha makinat e vjetra që po e ndotin ambientin, mendoj që ka pasur një iniciativë që të kufizohet. Mendoj që makinat më të reja që  nuk e ndotin ambientin.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Magbule Shkodra: Aq sa është e nevojshme nuk do të kursehem asnjëherë.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Magbule Shkodra: Shpresoj që mos të ngritët asnjëherë. Mendoj që sistemi i drejtësisë ka nevojë për një përmirësim shumë të madh. Nuk përkrahi asnjëherë njerëz që kanë të ngritura aktakuza dhe janë pjesë e një e institucioneve, por në anën tjetër, mos harroni, që ky sistem i drejtësisë shumë fragjil, kemi arrestime spektolare dhe terrorizimin e publikut dhe pastaj disa muajve njerëzit lirohen jam kundër kësaj dhe mbështeti shumë prezantimin e pafajësisë deri në vendimin e prerë të Gjykatës.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Magbule Shkodra: Më duket se u përgjigja sesi e mendoj unë këtë çështje.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Magbule Shkodra:  Me ligjin e ri është caktuar dhe unë do ta përkrahi që numri i ministrive të zvogëlohet.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Magbule Shkodra: Dy zëvendësministra do të mund të mbulonin mirë.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Magbule Shkodra: Gjithmonë jam kundër procedurave që sjell njerëz që nuk janë meritor.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Magbule Shkodra: besoj që partia jonë i ka transparente.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Magbule Shkodra: Çdo gjë që ka të bëj me shpenzim, ku është në pyetje paraja publike, është e tepërt të pyet sepse është para publike. Ajo duhet të jetë çdoherë publike. Jam për transparencë.