Kandidatja e PDK-së pa qëndrim për ndarjen e territoreve

Arbresha Syla, kandidate për deputete nga PDK ka premtuar se në rast se zgjidhet deputete e Kuvendit të Kosovës, do të jetë zëri i qytetarëve në Kuvendin e Kosovës, ku si synim ka problemet në shëndetësi.

Syla ka premtur se në rast e merr mandatin si deputete, atëherë do të vazhdoj ta mbajë atë post, dhe se nuk do të kaloj në ndonjë post tjetër.

Syla ka këtë intervistë ka treguar se cilat taksa duhet të rriten dhe cilat duhet të ulen në Kosovë.

“Mendoj se duhet të ulen taksat për bizneset fillestare, sidomos për gratë, ndërsa cilat duhet të ngriten, besoj se në rast se e fitoj mandatin si deputete, atëherë së bashku do të marrim vendim për taksat të cilat duhet të ngriten, dhe do të jenë në kontribut të qytetarëve”, ka thënë ajo.

Ndërsa tri amandamentet e para të cilat ajo do t’i propozoj në rast se zgjidhet deputete, do të jenë varsisht nga agjenda e Kuvendit, dhe ligjeve të cilat janë në radhë.

Në këtë intervistë, Syla ka folur edhe për tri problemet kryesore të komunës së saj.

“Nuk është se kemi shumë probleme por probleme sikurse në të gjithë Kosovën, është papunësia, barazia gjinore, dhe ekonomia informale”, thotë ajo.

Syla thotë se asnjëherë nuk do të ndërroj partinë e saj, por kur është pyetur nëse ndonjëherë do të votonte kundër grupit të saj parlamentar, ajo thotë se nuk mund të parashikojë një situatë të tillë.

Syla thotë se si deputete do të fokusohet tek të rinjët dhe femrat.

Syla ka folur edhe për qëndrimin e saj rreth mbrojtjes së ambientit.

“Nga praktikat e mëhershme përmirësimi i ajrit dhe ambientit në përgjithësi i kërkon disa lloj investimesh, shembull konkret është kolektori i ujrave të zeza i cili i pastron lumenjët dhe në përgjithësi ambientin, në këtë drejtim duhet të kemi plane dhe veprime konkrete dhe të përkrahim nivelin lokal”, tregon Syla.

Qëndrim konkret ajo nuk kishte për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr.

“Varsisht nga situata që do të vijnë dhe kërkesat ne i dimë pasuritë tona si Kosovë dhe mendoj se kjo do të duhet të shikohet varsisht nga oferta dhe standardet në rast se ndërtohet, nuk kam qëndrim konkret”, ka thënë ajo.

Syla ka thënë se është kundër përdorimit të qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, e poashtu ndër përdorimit të qeseve të plastikës, por një qëndrim konkret nuk kishte nëse Telekomi i Kosovës duhet të shitet apo jo.

Në këtë intervistë, Syla ka folur edhe rreth ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

“Ndoshta ka qenë më e nevojshme investimi diku tjetër por për të ardhmen dihet se infrastruktura në Kosovë është zhvilluar shumë dhe nëse është e nevojshme për ata qytetar jam për”, ka thënë Syla.

Qëndrim kandidatja për deputete nuk kishte as për shkëmbimin e territoreve me Serbinë.

“Nuk kam qëndrim , jemi kundër në parim por varësisht se si do të punohet në të ardhmen nuk është se tani mund të kem një qëndrim për këtë çështje, nuk kemi mjaftë informacion mendoj se krejt çka duhet është që të kemi informatën e duhur dhe të veprojmë karshi mbrojtjes së interesave të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Syla duke treguar se është kundër heqjes së tarifës me Serbinë.

Informacion Syla nuk kishte as për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës, duke treguar se është për mbylljen e Universiteve Publike nëse atyre nuk u akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Informacion Syla nuk kishte as për monopolin në homologim.

Sipas saj, tek martesa në mes gjinisë së njejtë dhe tek bartja e shamive në shkolla, duhet të respektohen të drejtat dhe liritë e njeriut.

Syla ka treguar se është kundër kuotës për deputet nga diaspora, ndërsa ka treguar se është për ridizajnimin e skemës së veteranëve të luftës.

Syla poashtu ka treguar se është për heqjen e kartonit të gjelbër të diasporën.

Fushatën zgjedhore Syla ka treguar se është duke e fianacuar vetë, nga të hyrat që merr si asambleiste në Kuvendin Komunal të Shtimes dhe si mjeke në QKMF, në Shtime.

Pasurinë e vetme që ka, Syla tregon se është një veturë personale të cilën e ka marrë me kredi.

Deri më tani, Syla ka treguar se gjithmonë është shëruar në spitale publike, e këtë do ta bërë edhe pasi që të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovë

Një qëndrim konkret Syla nuk e kishte as për fatin e Trepçës.

“Besoj se në rast se marr mandatin si deputete do të kem më shumë informacion dhe do të vendosi në të mirë të Kosovës edhe për këtë gjigand që e posedojmë”, ka thënë ajo.

Syla pretendon se do të lë gjurmë në projektet e shëndetësisë, forcimin e nivelit primar në shëndetësi dhe projektet për të rinjët.

Numër konkret Syla nuk ka dhënë se sa pyetje parlamentare do t’i parashtoj në Kuvendin e Kosovës brenda një viti, dhe se sa takime me qytetar do të mbajë.

Në këtë intervistë, Syla është pyetur se makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë.

“Mendoj 10 vite,nuk kam informacion, nuk i takoj asaj fushe”, ka thënë Syla.

Syla ka premtuar se do të jap dorheqje nëse ndaj saj ngritet aktakuzë, e poashtu do të votoj për rrëzimin e qeverisë nëse ndaj kryeministrit ka aktakuzë.

Kur është pyetur nëse do të votonte një qeveri me mbi 15 ministri, Syla ka thënë se “varsisht nga kërkesa dhe nevoja për qytetar edhe propozimet nga qeveria do të jenë të tilla”.

Duke premtuar se nuk do të votoj persona të cilët nuk i plotësojnë kushtet për emërim në borde të ndërmarrjeve publike, Syla ka premtuar se do të bëjë publike fondet e partisë, e poashtu faturat e shpenzimeve në Kuvend.