Kandidatja e PD-së - 'Do jem krah i të rinjve' - VIDEO

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Partisë së Drejtësisë (PD), Xhylije Ibrahimi, në një intervistë për KALLXO.com, është zotuar për forcim të shtetit ligjor në Kosovë, në rast se e merr mandatin në zgjedhjet e 6 tetorit.

Ajo ka theksuar se nuk do ta ndërrojë partinë se ku është tash, përderisa ka treguar nëse do të votojë kundër qëndrimit të grupit të saj parlamentar.

“Unë mendoj që fillimisht grupet parlamentare duhet të dakordohen për një çështje që e qesin, mirëpo nuk do të thotë patjetër që nuk do ta jap edhe mendimin që mua më flen në zemër duke u bazuar në nevojat e qytetarëve”, është përgjigjur kandidatja e PD-së.

Ibrahimi ka folur edhe për problemet me të cilat ballafaqohen, qytetarët e komunës së saj, Gjilanit.

“S’është vetëm problem i komunës së Gjilanit por mendoj në gjithë Kosovën, problem i ujit të pijshëm. Problemi tjetër që Gjilanin po e përcjell vazhdimisht është problemi i sistemit të ujërave të zeza që edhe më tutje nuk po definohet. Dhe një problem tjetër është ai i unazës në Gjilan”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Ibrahimi ka premtuar gjithashtu se do të jetë gjithmonë në krahë të të rinjve.

“Të rinjve dhe grave po ashtu, mirëpo të rinjtë janë ata që po ma ligin zemrën viteve të fundit, me papunësinë e me krejt këto probleme që i kanë”, ka shtuar ajo.

Kandidatja për ligjvënëse ka dhënë qëndrime edhe sa i përket ndotjes së ambientit dhe të ajrit në Kosovë.

Do të shtyjë të gjitha reformat përpara që kanë të bojnë me pastrimin dhe me ruajtjen e ambientit në Kosovë”, është zotuar ajo.

E pyetur nëse është për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, Ibrahimi ka thënë se është për studim të mirëfilltë të standardeve.

Ajo ka shtuar se është kundër djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit si dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Në intervistën me 46 pyetje për KALLXO.com, ajo ka shtuar se për momentin Telekomi i Kosovës nuk duhet të shitet.

“Është në gjendjen që absolut nuk do të kisha votuar për shitjen e saj”, vlerëson Ibrahimi.

Një përgjigje të prerë, e njëjta nuk e ka pasur për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Jam për infrastrukturë, duhet të bëhet edhe ajo, por me një studim të mirë të kostos. Për, me studim të mirëfilltë të kostos”, ka thënë ajo.

Kandidatja për deputete e PD-së, thotë se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbi, si dhe kundër heqjes së tarifës ndaj produkteve serbe.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, Nisma Socialdemokrate garon në një listë të përbashkët me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Partinë e Drejtësisë (PD), pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.

 

Kjo është intervista e plotë me kandidaten për deputete nga radhët e Partisë së Drejtësisë, Xhylije Ibrahimi:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Xhylije Ibrahimi: Nëse bëhem deputete, do Zoti dhe populli të më votojë për deputete atëherë kauza që unë do të shtyjë përpara është forcimi i shtetit ligjor të Kosovës.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Xhylije Ibrahimi: Nëse populli më voton dhe don Zoti të jem njëra nga deputetet në Parlamentin e Kosovës, patjetër që do të mbajë këtë mandat.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Xhylije Ibrahimi: Të ulen të gjitha ato taksa të cilat e ngarkojnë biznesin fillestar sidomos kryefamiljarët që hapin biznese do të kisha dashtë me tërë forcën të shtyjë përpara uljen e këtyre taksave për me ju dhënë mundësinë kryefamiljarëve të mbajnë bizneset dhe familjet e tyre. Me u rritë të gjitha ato taksa të cilat, ato bizneseve që bëjnë dëm për shëndetin e njeriut, qysh janë bizneset me duhan, me pije alkoolike.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Xhylije Ibrahimi: Nuk i kam menduar kështu veç e veç, po me kohë besoj që nëse prap po them do të jem aty ku flitet për amendamente dhe vendoset për to, do t’i shqyrtoj mirë e mirë e do të shtyjë përpara ato që janë prapë në dobinë e votuesve të mi.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Xhylije Ibrahimi: Komuna e Gjilanit ka shumë probleme, por tri që unë do t’i kisha dhënë prioritet, që s’është vetëm problem i komunës së Gjilanit por mendoj në gjithë Kosovën, problem i ujit të pijshëm. Problemi tjetër që Gjilanin po e përcjell vazhdimisht është problemi i sistemit të ujërave të zeza që edhe më tutje nuk po definohet. Dhe një problem tjetër është ai i unazës në Gjilan. Ne e kemi rrugën qarkore, por ajo tashmë ka hy në vendbanim, është bërë rrugë brenda vendbanimit dhe do të doja shumë ta shoh Gjilanin me një unazë që mos të ngarkohet ose më mirë me thënë të lirohet trafiku.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Xhylije Ibrahimi: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Xhylije Ibrahimi: Unë mendoj që fillimisht grupet parlamentare duhet të dakordohen për një çështje që e qesin, mirëpo nuk do të thotë patjetër që nuk do ta jap edhe mendimin që mu më flen në zemër duke u bazuar në nevojat e qytetarëve.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Xhylije Ibrahimi: Do të jem gjithmonë në krahë të të rinjve. Të rinjve dhe grave po ashtu, mirëpo të rinjtë janë ata që po ma ligin zemrën viteve të fundit, me pa punësinë e me krejt këto probleme që i kanë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Xhylije Ibrahimi: Do të shtyjë të gjitha reformat përpara që kanë të bojnë me pastrimin dhe me ruajtjen e ambientit në Kosovë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Xhylije Ibrahimi: Jam për me studimin e mirëfilltë të standardeve.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Xhylije Ibrahimi: Për momentin Telekomi i Kosovës nuk duhet të shitet. Është në gjendjen që absolut nuk do të kisha votuar për shitjen e saj.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Xhylije Ibrahimi: Jam për infrastrukturë, duhet të bëhet edhe ajo por me një studim të mirë të kostos. Për, me studim të mirëfilltë të kostos.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Xhylije Ibrahimi: Nuk jam për mbylljen e universiteteve por jam për akreditimin e programeve dhe mbylljen e atyre programeve që nuk akreditohen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Xhylije Ibrahimi: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Xhylije Ibrahimi: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Xhylije Ibrahimi: Për.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Xhylije Ibrahimi: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Xhylije Ibrahimi: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Xhylije Ibrahimi: Vetë me mjetet e kursyera.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Xhylije Ibrahimi: Një.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Xhylije Ibrahimi: Rroga bazë e imja është 250 euro, arrin diku më orë shtesë deri në 400 euro. Pasuria ime është e deklaruar.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkërisht?

Xhylije Ibrahimi: Kam pasuri edhe timen personale por edhe të bashkësisë familjare, edhe me burrin. E kemi të regjistruar bashkëshirisht.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Xhylije Ibrahimi: Shyqyr Zotit nuk kam pas ndonjë sëmundje, por edhe për çdo analizë që e kam bërë, do të thotë në publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Xhylije Ibrahimi: Prapë në publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Xhylije Ibrahimi: Unë kam vetëm një djalë, i cili ka përfunduar fakultetin në Universitetine  Gjilanit “Kadri Zeka” , po ashtu vazhdon masterin në të njëjtin universitet.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Xhylije Ibrahimi: Kam  vetëm këtë djalë edhe ky po studion, ishalla do Zoti ko me pas shansin me u punsu.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Xhylije Ibrahimi: Në qeverisjen shtetërore, është aset shtetëror.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Xhylije Ibrahimi: Nuk po mendoj me hy në Parlament me kushtëzu vota.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lanë gjurmë/trashëgimia juaj si deputet?

Xhylije Ibrahimi: Puna ime do të fokusohet të të gjithë ata që kanë nevojë për zërin e tyre, do të jem zë i individëve, zë i të rinjve të pa punë, zë i grave kryefamiljare.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Xhylije Ibrahimi: Varësisht si zhvillohen ngjarjet, po nuk do të hezitoj.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti/mandati?

Xhylije Ibrahimi: Do ta lë një të shtunë për qytetarët e Gjilanit, një të shtunë të muajit ku do të vijnë sy më sy të ballafaqohen me mua, t’i thonë shqetësimet e tyre, po nuk do të thotë që nuk do t’i vizitoj edhe qendrat e tjera.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Xhylije Ibrahimi: Unë jam për zbatimin e  ligjeve, çkado që jep ligji.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Xhylije Ibrahimi: Nuk kam ndonjë përgjigje për momentin, e thash varësisht si do të zhvillohen ngjarjet dhe çka do të punohet.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Xhylije Ibrahimi: Edhe partia jonë e ka një përvojë në këtë drejtim, kështu që jam e gatshme me dhënë dorëheqje.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Xhylije Ibrahimi: Do ta mendoj nëse zot Runa mos ardht, por nëse vjen ajo situatë, do ta mendoj.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Xhylije Ibrahimi: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Xhylije Ibrahimi: Dy do të ishin mjaftueshëm.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Xhylije Ibrahimi: Jo, asnjëherë.

KALLXO: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Xhylije Ibrahimi: Patjetër.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet/faturat në kuvend/ministri?

Xhylije Ibrahimi: Patjetër sa herë që kërkohet.