Kandidatja e LDK-së pro ndërtimit të termocentralit të tretë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Hajnuni- Limani në një intervistë për KALLXO.com ka treguar se sistemi shëndetësor është një nga kauzat të cilën thotë se do ta shtyjë përpara nëse merr ulëse në Kuvendin e Kosovës.

 

Tutje Limani thotë edhe se në Komunën e Lipjanit tri nga problemet kryesore janë zhvillimi ekonomik, shërbimet shëndetësore dhe infrastruktura rrugore.

Ajo shton se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr dhe për mbylljen e Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Tutje, ajo thotë se është kundër heqjes së tarifës, shkëmbimit të territoreve të Kosovës, shitjes së Telekomit të Kosovës, martesave në mes të gjinisë së njëjtë edhe kundër ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Ajo gjithashtu premton se do të jap dorëheqje nëse ndaj saj ngritët aktakuzë dhe se do të votoj rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

 

Më poshtë mund të lexoni intervistën e plotë të Vlora Hajnuni- Limanit:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Vlora Limani: Sistemi shëndetësor, rregullimi i sistemit shëndetësor.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Vlora Limani: Do të vazhdoj të mbetem deputet.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Vlora Limani: Duhet me u ul taksat që kanë të bëjnë me sistemin shëndetësor me u rrit nuk po mendoj.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Vlora Limani: Sigurimet shëndetësore dhe rregullimin e sistemit shëndetësr në përgjithësi.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Vlora Limani: Zhvillimi ekonomik, shërbimet shëndetësore dhe infrastruktura rrugore.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Vlora Limani: Jo.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Vlora Limani: Jo.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Vlora Limani: Gratë dhe fëmijët.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Vlora Limani: Besoj se do të i bashkangjitem politikatve të LDK-së.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Vlora Limani: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Vlora Limani: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Vlora Limani: Zgjidhje e tyre.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Vlora Limani: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Vlora Limani: Kundër kuotës.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Vlora Limani: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Vlora Limani: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Vlora Limani: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Vlora Limani: Momentalisht kam një vend pune jam drejtoreshë dhe jam e angazhuar si anëtare e bordit për licencimin e institucioneve private në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Vlora Limani: Është e deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit.

KALLXO.com: A e keni pasurine e perbashket me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Vlora Limani: Po.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Vlora Limani: Gjithëherë në spital publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të beheni deputet nëse sëmureni?

Vlora Limani: Spital publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Vlora Limani: Shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Vlora Limani: Të gjithë janë të punësuar, nuk do të merrem me këtë punë.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Vlora Limani: Do ne ndjek politikën e LDK-së.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Vlora Limani: Nuk do të kushtëzoj.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Vlora Limani: Mendoj që sistemi shëndetësor në përgjithësi.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Vlora Limani: Brenda një viti, është problematike pasi që është hera e parë por ndoshta për një seancë pesë pyetje parlamentare.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Vlora Limani: Besoj se do të mbaj kontakte me Lipjanin.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Vlora Limani: Mendoj se do të duhej të i kushtohej më shumë rëndësi kushteve teknike dhe rregullimit të makinave e jo shumë vitit.

KALLXO.com: Sa degjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Vlora Limani: Aq sa nevoitet, 4-5.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Vlora Limani: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Vlora Limani: Po.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Vlora Limani: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Vlora Limani: Mendoj që dy më së shumti.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Vlora Limani: Jo.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Vlora Limani: Po nëse varet prej meje.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Vlora Limani: Në qoftë se janë për mua po.