Kandidatja e LDK-së flet për taksën, shkëmbimin e territoreve e martesat në mes të gjinisë së njëjtë

Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hyrë Tejeci në një intervistë për KALLXO.com tregoi se taksat të cilat duhet të rriten janë ato që kanë të ardhura më të larta ndërsa shton se tri nga problemet kryesore të Komunës së Prizrenit prej edhe nga është ajo janë, papunësia, shëndetësia, arsimi.

Tutje ajo për KALLXO.com i është përgjigjur edhe pyetjeve specifike të cilat prekën çështjet si termocentrali i tretë me qymyr, ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës, bartjen e shamive në shkolla e martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

Tejeci shton se bashkëshortin e ka pasur të papunësuar në Kosovë ndërsa i njëjti është detyruar siç thotë ajo të marrë një kontratë jashtë vendit për të punuar.

KALLXO.com: cila është kauza që keni me shty nëse bëheni Deputete?

Hyrë Tejeci: Të gjitha çështjet sociale të këtij populli

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin, a keni me vazhdu me qenë Deputet apo keni me kalu në ndonjë post tjetër?

Hyrë Tejeci: Kam me qenë Deputete

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Hyrë Tejeci: Në doganë për lëndën e parë taksat që duhet të ulën, e që duhet të rriten ndoshta tek ata që kanë të ardhura pak më të larta

KALLXO.com: Cilat janë tre amandamentet e para që keni me i propozu?

Hyrë Tejeci: Në ligjet për shëndetësi, për arsim, për mirëqenien e njerëzve, për punë

KALLXO.com: Cilat janë 3 problemet apo nevojat kryesore të komunës prej nga vini?

Hyrë Tejeci: Ka shumë probleme shumë nevoja, është papunësia, migrimi i madh dhe qështjet shëndetsore

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Hyrë Tejeci: Jo

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Hyrë Tejeci: Varet

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar ka me ndje më shumë përkrahjen tuaj si Deputete?

Hyrë Tejeci: Shtresa sociale

KALLXO.com: Cka do të bëni për përmirësimin e ajrit dhe ambientit në Kosovë?

Hyrë Tejeci:Do të dal vet në terren të jap shembull sesi duhet të ndryshohet ambienti

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Hyrë Tejeci: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Hyrë Tejeci:Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër përdorimit të qeseve të plastikës?

Hyrë Tejeci: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shitjes së Telekomit të Kosovës?

Hyrë Tejeci: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit?

Hyrë Tejeci: Varet

KALLXO.com: A jeni për apo kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë?

Hyrë Tejeci:Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së tarifës me Serbinë?

Hyrë Tejeci:Kundër heqjes

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ndërtimit të Hidrocentraleve në lumenjët e Kosovës?

Hyrë Tejeci: Për

KALLXO.com: A jeni për apo kundër mbylljes së Universiteteve publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjensia e Akreditimit?

Hyrë Tejeci:Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër monopolit në homologim?

Hyrë Tejeci: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër martesave të gjinisë së njejtë?

Hyrë Tejeci:Varet

KALLXO.com: A jeni për apo kundër bartjes së shamive në shkolla?

Hyrë Tejeci: Kundër

KALLXO.com: A jeni për apo kundër kuotës së Deputetëve nga diaspora?

Hyrë Tejeci:Për

KALLXO.com: A jeni për apo kundër ri dizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Hyrë Tejeci: Për

KALLXO.com: A jeni për apo kundër heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Hyrë Tejeci:Për

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Hyrë Tejeci:Vet dhe familja ime e ngushtë

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajtë gjatë kohës kur keni me qenë Deputete apo Ministre?

Hyrë Tejeci: Një vend pune kam tani dhe një vend pune do ta mbaj edhe pas rezultatit të zgjedhjeve

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe qfarë pasurie keni?

Hyrë Tejeci: Deri tani një pagë mujore rreth 900 Euro neto dhe një banesë të trashëguar në Prishtinë në vlerë prej rreth 50 mijë Euro, një sipërfaqe tokë që është pronë e burrit në Mitrovicë dhe një veturë

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me bashkëshortin?

Hyrë Tejeci: Po

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru në spital privat apo publik?

Hyrë Tejeci:Në spital privat

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni Deputete, nëse sëmureni?

Hyrë Tejeci: Do të doja në spitalin public

KALLXO.com: Fëmijët tuaj, a janë në shkolla publike apo private?

Hyrë Tejeci: Publike

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të pa punë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që keni me marrë mandatin?

Hyrë Tejeci:Burrin tim e kam të papunë në Kosovë është detyruar të marrë një kontratë pune në Gjermani dhe këtu jam vetëm me vajzën

KALLXO.com: Qysh keni me votu pëe fatin e Trepcës, me u privatizu apo me mbet në qeverisje shtetërore?

Hyrë Tejeci: Duhet të ketë status publik Trepca

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Hyrë Tejeci: Duhet me pa

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti apo puna me të cilën ju keni me lënë gjurmë si Deputete?

Hyrë Tejeci: Projektet sociale po kthehem në fillim ato janë pikë e dobët e imja

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Hyrë Tejeci: Varësisht prej zhvillimeve

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti apo mandati?

Hyrë Tejeci: Varësisht prej nevojave që kanë ata, kam një planë në zonën që do ta përfaqësoj do të takohem shumë shpesh me ta.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Hyrë Tejeci:2010-ta të paktën

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i inicu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Hyrë Tejeci: Varësisht prej zhvillimeve, prej nevojave që mund të ngriten

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Hyrë Tejeci: Po

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse Kryeministri ka aktakuzë?

Hyrë Tejeci: Po

KALLXO.com A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Hyrë Tejeci: Jo

KALLXO.com: Sa Zëvendësministra duhet t’i ketë një Ministri?

Hyrë Tejeci: Një

KALLXO.com: A keni me i votu për antarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëz që nuk i plotësojn kushtet për emërim?

Hyrë Tejeci: Jo

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Hyrë Tejeci: Po

KALLXO.com: A keni me i hapë dokumentet dhe faturat në Kuvend apo Ministri?

Hyrë Tejeci: Po