Kandidatja e AKR-së propozon ligj për rimbursimin e barnave për pensionistët

Kandidatja për deputete të Kuvendit të Kosovës nga Aleanca Kosova e Re (AKR), Alma Lamçja, në një intervistë për KALLXO.com, ka premtuar se në rast se bëhet ligjvënëse, do të trajtojë problemet sociale.

 

“Marrja me çështjet dhe problemet e kategorive më të ndejshme të shoqërisë; me pensionistët, me personat me aftësi të kufizuar dhe njerëzit që kanë më tepër nevojë”, ka thënë ajo, duke prezantuar kauzat e saj.

Lamçja ka shtuar se nuk do ta ndërronte karrgen në Kuvend pasi “nuk ka post më të bukur se të qenurit deputete”.

Ajo ka folur edhe për propozimin e amendamenteve të para në Kuvendin e Kosovës.

“Po për shembull te Ligji për Shëndetësinë, mendoj se është mirë të jetë një ligj për barnat, rimbursimin e barnave për shembull për kategoritë e caktuara, për shembull për pensionistët”, ka theksuar Lamçja për KALLXO.com.

Kandidatja e AKR-së e cila vjen nga Shqipëria, por që jeton në Kosovë, ka listuar tri problemet me të cilat sipas saj përballet Prishtina.

“Unë jetoj në Prishtinë prej vitit 2000. Ndotja e ambientit është problemi kryesor në Prishtinë, është çështja e parkingjeve, ka probleme me parkingjet. Si problem tjetër më tepër atmosferë sociale ti jepet hapësirë qytetarit të Prishtinës”, është përgjigjur ajo për KALLXO.com.

Lamçja është zotuar se asnjëherë nuk do ta ndërrojë partinë, ndërsa për mundësinë e të votuarit kundër qëndrimit të grupit të saj parlamentar, ka thënë se do ta bënte një gjë të tillë për interesa më madhore.

Ajo ka treguar edhe se çka do të bënte për përmirësimin e ambientit në Kosovë dhe ajrit të ndotur.

“Po sigurisht ka shumë mundësi. E para mospërdorimi i qymyrit, t’jemi kundër termocentralit të ri që do ngrihet. Të mbillen sa më shumë pemë, fidanë. Atëherë edhe kjo do të jetë shumë pozitive për një ambient më të pastër”, është përgjigjur kandidatja.

Ajo ka shtuar se është kundër shtijës së Telekomit të Kosovës, si dhe po ashtu kundër ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, me të cilën projekt ka thënë se ndoshta do ta kushtëzonte votën e saj për buxhet.

Sa i përket regjistrimit të pasurisë së përbashkët me burrin e saj, kandidatja e AKR-së, ka thënë se për këtë gjë do të vendos familja e burrit.

“Jo është familjare ende. Tani në Kosovë, familja është institucion. Atëherë kur familja vendos”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Lamçja është zotuar se do të jap dorëheqje nëse ndaj saj ngritet aktakuzë, si dhe njësoj është përgjigjur edhe në pyetjen nëse do ta votonte rrëzimin e qeverisë, në rast se ndaj kryeministrit do të ngritej aktakuzë.

Sipas saj, një ministri duhet ta ketë vetëm një zëvendësministër.

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 6 tetorit, Nisma Socialdemokrate garon në një listë të përbashkët me Aleancën Kosova e Re (AKR) dhe Partinë e Drejtësisë (PD), pas nënshkrimit të koalicionit parazgjedhor.

Më poshtë është intervista e plotë me kandidaten për deputete, Alma Lamçja:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Alma Lamçja: Marrja me çështjet dhe problemet e kategorive më të ndejshme të shoqërisë; me pensionistët, me personat me aftësi të kufizuar dhe njerëzit që kanë më tepër nevojë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Alma Lamçja: E ku ka post më të bukur e më të veçantë se të qenurit deputet dhe i përfaqësuar nga populli yt.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Alma Lamçja: Sigurisht taksat e luksit, dhe të ulen taksat që kanë të bëjnë menjëherë me mirëqenien e qytetarit; ushqimeve. Produkteve ushqimore, të produkteve të cilat prekin qytetarin.

KALLXO.com: Cilat janë tri amendamentet e para që keni me i propozu?

Alma Lamçja: Po për shembull te Ligji për Shëndetësinë, mendoj se është mirë të jetë një ligj për barnat, rimbursimin e barnave për shembull për kategoritë e caktuara, për shembull për pensionistët.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Alma Lamçja: Unë jetoj në Prishtinë prej vitit 2000. Ndotja e ambientit është problemi kryesor në Prishtinë, është çështja e parkingjeve, ka probleme me parkingjet. Si problem tjetër më tepër atmosferë sociale ti jepet hapësirë qytetarit të Prishtinës.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Alma Lamçja: Asnjëherë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Alma Lamçja: Nëse do të ishte për një çështje tepër madhore, do të prekeshin interesat e  larta, sigurisht që po.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Alma Lamçja: Pensionistët, personat me aftësi të kufizuara dhe kategoria e varfër e popullsisë.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Alma Lamçja: Po sigurisht ka shumë mundësi. E para mospërdorimi i qymyrit, t’jemi kundër termocentralit të ri që do ngrihet. Të mbillen sa më shumë pemë, fidanë. Atëherë edhe kjo do të jetë shumë pozitive për një ambient më të pastër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Alma Lamçja: Kundër shitjes.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Alma Lamçja: Është diskutabile. Ndoshta në një të ardhme, jo tani. Tani janë çështjet sociale ato që duhet të jenë prioritet. Tani jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homologim?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Alma Lamçja: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Alma Lamçja: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Alma Lamçja: Pro.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Alma Lamçja: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Alma Lamçja: Për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Alma Lamçja: Askush, partia.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Alma Lamçja: Mendoj një vend pune. Po, është fokusi më i madh aty.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Alma Lamçja: Të hyrat mujore të mijat janë rreth 700 euro. Kam pasuri nga familja e bashkëshortit, janë një familje e pasur. Punoj, lektore , redaktore në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me gruan/burrin? Nëse jo, a keni me e regjistru bashkërisht?

Alma Lamçja: Po të përbashkët.

KALLXO.com: A e keni të regjistruar si të përbashkët pasurinë?

Alma Lamçja: Jo është familjare ende. Tani në Kosovë, familja është institucion. Atëherë kur familja vendos.

KALLXO.com: Herën e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Alma Lamçja: Spital publik.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Alma Lamçja: Spital publik.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Alma Lamçja: Shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Alma Lamçja: AKR-ja njihet për mos punësimin e  familjarëve. Njihet që nuk ka nepotizëm në AKR  dhe e njëjta gjë do të ndodhë edhe me mua. Po unë jetoj me bashkëshortin dhe dy djemt. Bashkëshorti është i punësuar, unë e punësuar, fëmijët janë në shkolla.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbet nën qeverisjen shtetërore?

Alma Lamçja: Me u privatizu. Kjo është politikë edhe e AKR-së.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Alma Lamçja: Ndoshta për Autostradën e Dukagjinit nëse vazhdon.

KALLXO.com: Cili ka me qenë projekti/puna me të cilën keni me lanë gjurmë/trashëgimia juaj si deputet?

Alma Lamçja: Marrja me problemet e shtresës sociale. Të gjithë thirren në këtë shtresë të popullsisë dhe askush nuk merret me ta. Mendoj se ka ardh momenti që të merremi seriozisht me problemet e pjesës më shqetësuese të shoqërisë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Alma Lamçja: Në bazë të angazhimit dhe të kërkesave ku unë jam e fokusuar aq pyetje do të bëj.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajt gjatë një viti/mandati?

Alma Lamçja: Aq sa të jetë e nevojshme.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Alma Lamçja: Ndoshta 2010.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu në komisionet ku keni me qenë pjesë?

Alma Lamçja: Në bazë të nevojës.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Alma Lamçja: Po.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Alma Lamçja: Po.

KALLXO.com: A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Alma Lamçja: Jo.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Alma Lamçja: Një mendoj unë.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Alma Lamçja: Asnjëherë.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Alma Lamçja: Sigurisht.

KALLXO.com: A keni me i hap dokumentet/faturat në kuvend/ministri?

Alma Lamçja: Nëse është nevoja po.