Kandidatja e AAK-së kundër monopolit të vazhduar nga Pal Lekaj

Deputetja e AAK-së Time Kadriaj është deklaruar kundër monopolit në Homologimin e makinave edhe përkundër që bashkëpartiaku i saj Pal Lekaj si Ministër i Infrastrukturës ka vendosur që monopoli në homologim të vazhdoi edhe përkundër presionit ndërkombëtar.
Në një intervistë për KALLXO.com, ish- deputetja nga AAK, Time Kadriaj që në listën e koalicionit mbanë numrin 27 ka shpalosur disa prej planeve të saj nëse arrin të merr mandatin për të katërtën herë si deputete e Kuvendit të Kosovës.

Meqë ajo vjen nga fusha e mjekësisë, synimi i Time Kadriajt është që të shtyjë çështje që lidhen me këtë fushë.

Ajo, po ashtu është për ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr në vend dhe pro ndërtimit të autostradës të shumë përfolur të Dukagjinit.

Nëse i merr votat e mjaftueshme për deputete, ajo ka deklaruar se do të angazhohet që qytetarët të marrin shërbimet e nevojshme shëndetësore.

“Unë me qenë se jam mjeke, krejt çka do të fokusohem do të jetë shëndetësia, përmirësimi i mirëqenies së qytetarëve dhe e drejta e qytetarëve dhe e drejta e qytetarëve me marr shërbime cilësore dhe normalisht do të jem zë i vlerave të luftës”, ka thënë ish- deputetja e AAK-së.

E pyetur nëse mund ta lë mandatin e deputetes për ndonjë postë tjetër, ajo tha se nuk mund ta di tani por pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

E sa i përket uljes dhe rritjes së taksave në Kosovë, Time Kadriaj tha se taksat të cilat i ka ulur qeverisja e Haradinajt, duhet të vazhdojnë të jenë të tilla.

Time Kadriaj ka premtuar se nëse bëhet deputete, do të inicioj amandametet që ndërlidhen me sigurimet shëndetësore.

“Duhet me e sjell implementimin e ligjit për sigurimet shëndetësore, dmth të bëhet reforma pako e ligjeve  që bëjnë reformën në shëndetësi, po edhe çështje të tjera coftë sociale, coftë ekonomike apo gjitha sferave”, ka thënë ajo.

Kadriaj vjen nga komuna e Deçanit. Sipas saj, komuna që udhëhiqet nga partia e Ramush Haradinajt ka disa probleme.

“Ka probleme në infrastrukturë, zhvillim ekonomik dhe papunësi. Ne, si deputete e asaj ane do të fokusohem në të gjitha ato nevojat që i elaborojnë qytetarët apo kryetari i komunës. Do të mundohem që kur sjellët buxheti ne Kuvend përmes amendamenteve me u mundu me fitu në mënyrë që ato amandamente të kalojnë dhe të jenë në shërbim të qytetarëve”, thotë ajo për KALLXO.com.

Tme Kadriaj është shprehur e bindur që nuk do ta ndërroj partinë në të cilën është, AAK-në.

Por, ajo thotë mund të votoj kundër qëndrimit të grupit parlamentar.

“Po, ndonjëherë. Deputeti duhet me qenë vetvetja në raste të caktuara,  dhe më ka ndodhur që kam votuar, nuk e kemi një presin prej liderit për çështje të caktuara  që të votojmë domosdoshmërish, shpeshherë dhe në shumicën e kohës është lënë në vullnetin e deputetëve”, deklaron ajo.

Tutje, ajo thotë se më së shumti të sëmurët do ta ndjejnë përkrahjen si deputete ndërsa për përmirësimin e ambientit do të inicioj diskutime nga karriget e Kuvendit të Kosovës.

Termocentrali i tretë në Kosovë pritet të ndërtohet ose edhe të anulohet krejtësisht, kjo ishte një temë që e përcolli gjatë Qeverinë e fundit.

Sipas Time Kadriajt ky termocentral duhet të ndërtohet por ajo është kundër djegies së qymyrit për ngrohje gjatë dimrit nëpër shtëpi banimi.

Kundër Time Kadriaj është edhe përdorimit të qeseve të plastikes dhe shitjes së Telekomit të Kosovës.

Por, siç thotë ajo, një për e madhe shkon për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Mendim kundër ish- deputetja e AAK-së ka për shkëmbim të territoreve me Serbinë dhe heqjes së tarifës 100 për qind ndaj mallrave serbe. Por, ajo thotë se është për ndërtimin e hidrocentraleve nëpër lumenjtë e Kosovës.

Agjencia e Akreditimit ishte shpesh në qendër të kritikave nga vetë politikanët për shkak se vendimet e saj ishin kundër akreditimit të disa fakulteteve në disa prej universiteteve në Kosovë.

Ajo tha se nëse nuk akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit ato duhet të mbyllen.

Tutje kandidatja për deputete e AAK-së tha se është kundër monopolit në homologim.

Pro Time Kadriaj u shpreh ndaj martesave në mes gjinisë njëjtë por tha se ka votuar në të kaluarën dhe është kundër bartjes së shamive në shkolla.

Mendim për ajo shprehi për kuotë për deputet nga diaspora, ridizajnimit të skemës për veteranet e luftës dhe heqjes së kartonit të gjelbër ndaj diasporës.

Ndonëse fushata ende nuk ka filluar zyrtarisht partitë kanë nis takimet dhe promovimet.

Ajo tha se është duke e financuar vetë fushatën.

E pyetur sesa vende pune do t’i mbaj kur të bëhet deputete ajo dha këtë përgjigje.

“Prej momentit që jam bërë deputete unë e kam pezulluar vendin e punës  që e kam pasur në ministrinë e shëndetësisë, po garoj për mandatin e katërt dhe unë e kam mbajt veç postin e deputetit”, tha kandidatja e AAK-së.

Të hyrat mujore të Time Kadriajt është paga e deputetes ndërsa tha se ka një veturë dhe një banesë.

Në të kaluarën ish- deputetja tha se ka kërkuar shërim në spitale publike por njëjtë do të veproj edhe nëse bëhet përsëri deputete.

Ndërsa, e pyetur se a mund të punësoi familjar kur të bëhet deputete, ajo tha se nëse ata e plotësojnë kushtet për punësim, duhet të punësohen.

“Kam plot familjarë që janë me nivel akademik dhe të papunë por, le t’i përcjellin konkurset  nëse i plotësojnë kushtet për me u punësu le të punësohen”, thotë ajo.

Fati i “Trepçës” sipas ish- deputetes është zgjidhur me qeverisjen e kryetarit të AAK-së ndërsa tha se është pro një privatizimi të saj me një investitor serioz.

Njëra nga premtimet e partisë së Ramush Haradinajt në këtë fushatë është ndërtimi i autostradës së Dukagjinit.

Time Kadriaj ka thënë se nëse buxheti i shtetit nuk e planifikon ndërtimin e saj, ajo do ta kushtëzoj atë me votë në Kuvend.

Tha se do të parashtroj pyetje sipas nevojës ndërsa tha se takimet me qytetarë i ka të përditshme.

Sa i përket importimit të makinave dhe vjetërsisë së tyre, ajo tha se duhet të respektohet ligji i cili, sipas saj, cakton vjetërsinë në 8 vite.

Time Kadriaj ka thënë se në të ardhmen nëse i konfirmohet një aktakuzë do të jap dorëheqje.

Por, nuk ka thënë se do ta votoj rrëzimin e një qeverie nëse kryeministri ka aktakuzë.

“Nëse konfirmohet aktakuza, besoj kryeministri nuk do të rrinë cili do çoftë”, thotë ajo për KALLXO.com.

Ajo nuk ka dhënë një përgjigje me po ose jo kur është pyetur nëse e voton një Qeveri që i ka mbi 15 ministri.

“Fatkeqësisht u kanë tu u punu ligji i Qeverisë dhe e keqja është se nuk kemi arrit që me u sjell në Parlament me u votu, derisa nuk e kemi një ligj mbetet në dëshirën e koalicioneve për ministri”, deklaroi ajo.

Dy zëvendësministra sipas Time Kadriajt janë të mjaftueshëm në çdo ministri.

Ndërsa, ka premtuar se do të bëhen transparente fondet e partisë së saj dhe do të hapen dokuemntet dhe faturat në Kuvend e ministri.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare pritet të mbahen të dielën e 6 tetorit ndërsa koalicioni AAK-PSD ka nominuar për kryeministër liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.