Kandidati për deputet kërkon ndërtimin e shkollës për komunitetin e tij - VIDEO

“Në rast se populli vendos që të kem mandatin e deputetit atëherë do të jem zëri i komunitetit ashkali në Kuvendin e Republikës së Kosovës ku do t`i prezantoj nevojat dhe kërkesat e tyre”, tha Arben Shabani nga Partia Demokratike e Ashkalive të Kosovës në një intervistë për KALLX.com.

Ai tha se taksat e ushqimit të përditshëm duhet të ulen, ndërsa taksat në produktet të luksit duhet të ngriten.

“Taksat e produkteve ushqimore duhet të ulen, sidomos taksat për të varfërit, për raste sociale që janë disa për prona mendoj se duhet me u ulë, e taksat e luksit do duhej të rriten”, tha Shabani.

Shabani ka kërkuar që të ndërtohen shkolla për komunitetin ashkali, sepse sipas tij ka vende ku banon ky komunitet e nuk ka shkolla të ndërtuara.

Ai është kundër ndërtimit të termocentralit të 3-të me qymyr dhe djegies së qymyrit në shtëpi gjatë dimrit e gjithashtu kundër u deklarua edhe për përdorimin e qeseve të plastikës.

Për shitjen e Telekomit të Kosovës ai tha se është kundër.

Për është deklaruar për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Kundër u deklarua për shkëmbimin e territorit me Serbinë dhe heqjen e taksës për produktet serbe.

Shabani tha se është kundër martesave në mes se gjinisë së njëjtë.

Për u deklarua për bartjen e shamive në shkolla.

Për Trepçën u deklarua se duhet të mbetet në qeverisjen shtetërore.

Ai tha se do të kërkojë një numër të madh të projekteve për komunitetin e tij më kushtëzimin për ta dhënë votën për buxhetin e Kosovës.

“Për përmirësimin e kushteve të banimit por do të bëjmë kërkesa edhe për projekte tjera si për fusha sportive, ndërtim të shkollave dhe shumë projekte tjera në nevojë të komunitetit ashkali”, theksoi ai.

Në lidhje me pyetjet për ambientin dhe ajrin e ndotur në Kosovë Shabani tha se: “Do duhej të kenë një bashkëpunim në mes të nivelit qendror dhe atij lokal të kenë deponi tjera”, theksoi Shabani.

Ai tha se është për ndërtimin e hidrocentrale në lumenjtë e Kosovës.

“Mendoj se do të jetë një projekt i madh siç është fshati Gadime sepse ata kanë nevojë për përmirësimin e kushteve të banimit dhe do të jetë një projekt që të gjitha shtëpitë të ndërtohen nga fillimi sepse shtëpitë aktuale janë në gjendje jo të mirë”, tha Shabani.

Ai theksoi se makinat ma të vjetra se 15 vite nuk do duhej të lejohen të futen në Kosovë, këtë ai e ka bazuar në pagën mesatare në shtetin tonë.

Shabani ka shtuar se do të jepte dorëheqje nëse i ngritet aktakuzë

Ai tha se do e votonte rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.