Kenan Aliu

Kandidati nga PDAK - Do angazhohem në maksimum për komunitetin ashkali - VIDEO

Kauza e tij është ngritja e zërit për problemet të cilat po përballet komuniteti Ashkali, siç janë problemet e infrastrukturës, ndërtimit dhe mirëqenës sociale, këto dhe shumë komente tjera për KALLXO.com i bëri kandidati për deputet nga Partisë Demokratike e Ashkalive të Kosovës , Kenan Aliu.

Ai thotë se taksat e gjërave elementare që qytetarët kanë nevojë për to çdo ditë duhet të ulen, ndërsa taksat e gjërave luksoze duhet të rriten.

Problemet kryesore në komunën e Ferizajt sipas tij janë “Problemet e infrastrukturës rrugore, legalizimi i pronave dhe ndërtimi i shtëpive”, tha Aliu.

Ai u shpreh kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr dhe djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Mirëpo u deklarua pro përdorimit të qeseve të plastikës.

Aliu thotë se është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës, e është pro ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Gjithashtu kundër u deklarua edhe për shkëmbimin e territorit me Serbinë dhe heqjen e taksës për produktet serbe.

Ky kandidat për deputet është për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Aliu tha se është kundër martesave në mes se gjinisë së njëjtë.

“Kundër jam”, tha Aliu.

Por u deklarua pro bartjes së shamive në shkolla.

“Jam për sepse meriton edhe një vajzë me shami me shku në shkollë sepse nuk ka dallim mes një vajze/gruaje të mbuluar dhe një vajze/gruaje qysh ne i shohim motrat tona si shkojnë në shkolla”, potencoi Aliu.

Ai tha se pasuria e tij është një shtëpi të cilën e ka në emër të përbashkët me gruan e tij, dhe të ardhurat mujore janë paga nga puna që bën tash të cilën tha se do ta lë nëse merr postin e deputetit.

Për Trepçën u deklarua se duhet të mbetët në qeverisjen shtetërore.

Ai tha se do lë gjurmë si deputet për komunitetin e tij.

“Trashëgimi ime do të jetë puna e sinqertë që do mundohem ta bej për komunitetin ashkali dhe do të mundohem ta jap maksimumin nga vetja”, tha Aliu.

Ai tha se makinat më të vjetra se 20 vite nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë e jo qysh është me ligjin aktual 10 vite.

Nëse i ngritet aktakuzë gjatë kohës sa është duke ushtruar mandatit e deputetit apo ndonjë posti tjetër ai tha se do jepte dorëheqje në momentin e ngritjes së aktakuzës.

“Natyrisht se po sepse një njeri i akuzuar nuk ka çka të kërkojë në një pozitë”, shtoi ai.