Kandidati nga Partia Fjala: Me këtë sistem të drejtësisë nuk jap dorëheqje nëse më ngritet aktakuzë

Çështjet që kanë të bëjnë me ekonominë ato të mirëqenës dhe çështjet e arsimit janë kauzat kryesore të kandidatit të Partisë Fjala, Xhevdet Maloku.

Maloku mendon që taksat apo akcizat e duhanit dhe alkoolit të rriten, ndërsa taksat tjera që prekin shtresën e varfër të qytetarëve duhet të ulen.

Maloku vjen nga komuna e Podujevës dhe tha se qyteti i tij ka nevoja të shumta në infrastrukturë.

“Kryesisht infrastruktura, shëndetësia, zgjerimi i rrugës magjistrale Prishtinë Podujevë poashtu edhe mungesa e ujit të pijshëm”, theksoi Maloku.

Në pyetje se cili grup i diskriminuar do ta ndjejë më së shumti përkrahjen e tij nëse arrin të bëhet deputet, Maloku u përgjigj: “Të gjitha grupet, përveç LGBTI”, tha ai.

Ai tha se do t`i ndalojnë hedhjen e materialeve të rrezikshme në lumenjtë e Kosovës.

“Do t`i ndalim ndotësit industrial konkretisht ndërmarrjet të cilat hedhin materialet e tyre të dëmshme në lumenjtë e Kosovës duke rrezikuar kështu edhe ambientin edhe jetën e gjallesave ujore pastaj do t`i largojmë të gjitha deponitë e mbeturinave si dhe do t`i rregullojmë shtretërit e lumenjve”, theksoi Maloku.

Ai u shpreh për ndërtimit e termocentralit të tretë me qymyr por jo me këto kushte. Edhe për djegien e qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit u shpreh për deri sa të bëhet një zgjidhje tjetër.

Mirëpo është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

E gjithashtu është kundër shitjes së Telekomit të Kosovës.

Për autostradën e Dukagjinit u deklarua se ka prioritete tjera fillimisht.

Maloku u deklarua kundër shkëmbimit të territorit me Serbinë dhe heqjes së  tarifës më Serbinë.

Kundër është deklaruar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Gjithashtu kundër u deklarua për martesat në mes se gjinisë së njëjtë.

“Jemi kundër çdo sëmundje që rrezikon shkatërrimin e shoqërisë kosovare”, tha Maloku.

U deklarua pro bartjes së shamive në shkolla.

“Kjo është e drejt e garantuar me ligj, jemi për”, theksoi ai.

Maloku tha se të hyrat e tij mujore janë mbi 1000 euro dhe ka pasuri që është ende mbi emrin e prindërve të tij. Ai ka premtuar se kur do e regjistroj pasurinë e tij do e regjistroj në emër edhe të gruas.

Maloku ka shtuar se nuk do të jep dorëheqje më ketë sistem gjyqësor nëse i ngritet aktakuzë. Ai tha se një ministri duhet të ketë vetëm një zëvendës ministër dhe se ai nuk do e votoj një qeveri që i ka mbi 15 ministra.