Kandidati i PDK-së pretendon ta luftojë korrupsionin

Fahri Osmani, kandidat për deputet nga PDK,  ka premtuar se do të bëjë luftë të pakompromis duke ngritur zërin në kuvend që të ndërmerren hapat e nevojshëm kundër nepotizmit dhe korrupsionit.

Osmani ka thënë se në rast se ai do të jetë njëri nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, do të vazhdoj të qëndroj në atë post, duke u bërë zëri i qytetarëve.

Sipas Osmanit, ndërmarrjeve të vogla në Kosovë duhet t’u ulen taksat pasi që në këtë mënyrë lehtësohet puna e tyre, ndërsa ndërmarrjet e madha mund të përballojnë një taksë më të lartë.

Një përgjigje konkrete Osmani nuk kishte kur është pyetur se cilat  do të jenë tri amandametet e para të cilat do t’i propozoj si deputet ti Kuvendit të Kosovës.

‘’Pasi që jam për herë të parë kandidat, duhet të shihet procedura e amandameteve të ligjeve të cilat janë në procedurë nuk mund të flas në këtë fazë’’, ka thënë Osmani.

Ai ka folur në këtë intervistë edhe për tri problemet kryesore të Komunës së Podujevës.

‘’Problemet më të madha janë infrastuktura, rinia ku ka shumë të rinjë që po largohen nga Podujeva, bujqësia, sepse nuk ka shumë subvencione për bujqit’’, ka thënë ai.

Kur Osmani është pyetur nëse do të largohej nga PDK, ai është përgjigur duke thënë se në këtë parti do të vazhdoj të punoj ashtu siç ka punuar tash e 15 vite, duke shtuar se nëse do të ketë ndonjë moment kur vlerson se mund të ketë ndonjë qëndrim kundër partisë së tij, do të votoj kundër grupit parlamentar.

Një vëmendje e veçant sipas Osmanit duhet t’i kushtohet grave dhe të rinjëve në Kosovë.

Vëmendje sipas Osmanit duhet t’i kushtohet edhe ambientit, ku sipas tij duhet të krijohen oaza të gjelbra.

Qëndrim kundër Osmani ka shprehr për ndërtimin e termocentralit me qymyr pasi sipas tij ai e dëmton ambientin, ashtu siç është shprehur kundër përdorimit të qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Por njejtë nuk mendon për shitjen e Telekomit të Kosovës, pasi Osmani mendon se Telekomi nuk duhet të shitet.

Përkrahje Osmani ka treguar për ndërtimin e autostradës së Dukagjinit, por sipas tij gjithmonë duhet llogaritur kostoja.

Osmani ka treguar se është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, e poashtu kundër heqjes së tarifës me Serbinë.

‘’Jemi kundër heqjes së tarifës, mund të ndodhë një suspendim për ti dhënë rast dialogut përndryshe jemi kundër heqjes së tarifës’’, ka thënë Osmani.

Osmani në këtë intervistë ka thënë se në Kosova ka vende dhe hapsira ku mund të ndërtohen hidrocentralet, të cilat sipas tij janë të nevojshme sepse janë të përshttshme për ruajtjen e mjedisit.

Në këtë intervistë, Osmani ka treguar se është për mbylljen e të gjitha programeve në Universitete Publike të cilat nuk akrediohet nga Agjencia e Akredimit.

Osmani qëndrim kundër ka edhe për monopolin në homologin e poashtu edhe për martesën në mes gjinisë së njejtë.

Por, për bartjen e shamive në shkolla Osmani ka thënë se është e drejtë elementare, dhe është për bartjen e shamive në shkolla.

Ndërsa, kur është pyetur nëse është për kutoën për deputet nga diaspora, Osmani ka thënë se duke e ditur rolin e diasporës, duhet të ketë kuotë për diasporën, ashtu siç sipas tij duhet të ketë edhe ridizajnim për skemën e veteranëve të luftës.

Këtë fushatë zgjedhore, Osmani ka treguar se është duke e financuar vetë dhe partia e tij.

Në këtë intervistë Osmani ka treguar se për momentin është drejtor në Qendrën e Studentëve në Prishtinë, prej nga mer pagë 600 euro, por në rast se zgjidhet deputet do ta mbajë vetëm postin  e deputetit.

Përvec pagës së tij, Osmani ka treguar se ka të hyra edhe 500 euro nga paga e bashkëshortes së tij, dhe se të gjithë pasurinë e kanë të regjistruar në emër të përbashkët.

Hera e fundit kur ka pasur nevojë për shërim Osmanit nuk i kujtohet por ai thotë se gjithmonë ka shkuar në spitalet publike ashtu siç do të shkoj edhe nëse bëhet deputet i Kuvendit të Kosovës, pasi që sipas tij në QKUK po bëhet një punë e mrekullueshme.

Tre fëmijët e Osmanit shkojnë në shkolla publike, ndërsa gruaja e tij ështe e punësuar, prandaj Osmani thotë se nuk ka ndonjë familjar të pa punë të cilin do ta punësonte.

Një përgjigje konkrete, Osmani nuk kishte për fatin e Trepçes.

‘’Nuk mund të them qëndrim të qartë, nëse është në pyetje interesi i Trepçes do të votoj për’’, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se votën e tij për buxhet do ta kushtëzoj për zgjerimi e rrugës Podujevë- Prishtinë.

Osmani ka premtuar se do të parashtroj pyetje parlamentare varsisht nga punimet e seancave, dhe se gjithmonë do të jetë pranë qytetarëve.

Për importimin e veturave në Kosovë, Osmani thotë se duhet të shikohet ligji, dhe standardet evroiane të qarkullimit të makinave.

Osmani ka premtuar se do të jap dorëheqje në rast se ndaj tij ngritet ndonjë aktakuzë, e poashtu do të votoj për rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë.

Konkretisht Osmani nuk është përgjigjur kur është pyetur nëse do të votonte për një qeveri me mbi 15 ministri, pasi sipas tij kjo varet nga programi, por sipas tij duhet të ketë reduktim të numrit të zëvendësministrave.

Osmani ka thënë se nuk do të votoj persona jo profesional që të emërohen si anëtar të bordeve në ndërmarrje publike, ndërsa ka prentuar se do të bëjën publike fondet e partisë, e poashtu edhe faturat e shpënzimeve në Kuvendin e Kosovës.