Kandidati i papunë i PDK-së ia financon vetes fushatën

Të gjitha kauzat në vend, kadidati për deputet nga PDK, Shefki Salihu ka thënë se do t’i harmonizoj me grupin parlamentar sipas vizionit të Partisë Demokratike të Kosovë.

Në një intervistë për KALLXO.com Salihu ka treguar se nëse merr mandatin do të qëndroj si deputet i Kuvendit dhe nuk do të kaloj në ndonjë post tjetër, përderisa ka folur edhe për taksat të cilat duhet të ulen në vendin tonë.

“Mendoj se të gjitha ato taksa të cilat i ndihmojnë bizneseve të vogla, bizneseve të mesme dhe zhvillimit ekoonomik, ato do të duhej të ulen”, ka thënë Salihu.

Ai në intervistë ka thënë se amabdamentet e para të cilat do t’i propozoj do të lidhjen kryesisht me rritjen e pagave, pasi sipas tij, ligji për paga ka defete të larta.

Salihu ka treguar edhe për problemet kryesore të Komunës së Obiliqit.

“Problemet kryesore janë ndotja e ajrit, që lidhen edhe me problemet e zhvendosjes së zonave me rëndësi nacionale, si dhe papunësia”, ka thënë Salihu.

Saalihu ka thënë se asnjëherë nuk do të ndërroj partinë ku është tani, ndërsa kur është pyetur nëse do të votonte kundër grupi të tij prlamentar, Salihu ka thënë se “nëse janë çështje që kanë rëndësi nacionale asnjëherë”.

Si deputet i Kuvendit, Salihu ka premtuar se do të qëndroj afër grupeve të diskrimuara si femra, rinia, kultura dhe sporti.

Ai ka folur edhe për përmirësimin e ambientit në vendin tonë.

“Përmrësimi i ambientit lidhet ngusht me disa projekte që janë regjinoale sidomos në Obiliq, është ngrohja qëndrore, pastaj janë zhurmat që vinë nga termocentralet, pastrimi i lumenjeve dhe mos hudhja e mbeturinave”, ka thënë Salihu, duke folur edhe për ndërtimin e Termocentalit të tretë me qymyr.

“Ndërtimi i termocentalit është cështje nacionale që ndikon në zhilliin ekonomik,ne kemi këto aseete si burime, thëngjillin dhe Trepçën, dhe parimisht nuk jam kundër”, ka thënë Salihu, duke shtuar se është kundër djegjes së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit.

Salihu ka thënë se është edhe kundër përdorimit të qeseve të plastikës dhe kundër shitjes së Teleokomit të Kosovës.

Ndërsa, qëndrim kundër nuk ka shprehur për ndërtimi e autostradës së Dukagjinit por sipas tij duhet të menaxhohet mirë buxheti i vendit.

Salihu ka treguar se është edhe kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ku ka folur edhe për heqjen e tarifës ndaj Serbisë.

“Tarifa me Serbinë është problem politik, dhe ajo tarifë ka qenë e domosdoshme në situatën e nevojshme dhe për hapat e mëtutjeshëm vendos PDK dhe qeveria e ardhshme”, ka thënë ai.

Salihu ka thënë se është për mbylljen e Universiteteve Publike nëse atyre nuk u akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit, por është shprehur se është kundër monopolit në homologim.

Kandidati për deputet ka thënë se është për martesën e personave në mes gjinisë së njejtë, ndërsa për bartjen e shamive në shkolla, Salihu ka thënë se nuk është kundër.

Në këtë intervistë, Salihu ka folur edhe për ridizajnimin e skemës së veteranëve të luftës .

“Ridizajnimi është i padiskutueshëm”, ka thënë Salihu, duke treguar se është për heqjen e kartonit të gjelbër për diaporën.

Fushatën zgjedhore Salihu ka treguar se është duke e financuar vetë, edhe pse ka treguar se nuk ka asnjë vend të punës, ku ka premtuar se nëse e merr postin e deputetit do ta mbajë vetëm atë vend të punës.

Salihu në këtë intervistë ka treguar edhe për pasurinë e tij.

“Pasurinë e kam diku 350 mijë euro, të hyrat mujore janë nga dy djemtë që punojnë rreth 1 mijë euro”, ka thënë ai, duke treguar e pasurinë e ka në emër të përbashkët me gruan.

Deri më tani Salihu ka thënë se është shëruar në spitale publike, dhe se këtë do të vazhdoj ta bëjë edhe nëse e merr postin e deputetit të Kuvendit.

Salihu ka thënë se fëmijët e tij janë në shkolla publike, ku ka treguar se gjashtë familjar të tij janë të pa punë dhe ka premtuar se asnjëherë nuk do të punësohen përmes tij.

Në këtë intervistë, Salihu ka folur edhe për fatin e Trepçës, ku ka thënë se “të gjitha asetet që janë në interes shtetëror është që të mbesin në kuadër të shtetit, mirëpo nëse është ndonjë interes tjetër nacional do të shikohej mundësia”.

Ai ka thënë se do të lë gjurmë si deputet i Kuvendit të Kosovës me punën e tij me grupet e margjinalizuara të shoqërisë.

Salihu ka thënë se në rast se zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, do të bëjë pyetje parlamentare as sa do të jetë e nevoshjme, ashtu siç do të mbajë edhe takime me qytetar.

Sailhu në këtë intervistë ka premtuar dorëheqjen e menjëhershme në rast se ndaj tij ngritet ndonjë aktakuzë, e poashtu ka premtuar se do të votoj për rrëzimin e qeverisë nëse ndaj kryeministrit ngirtet aktakuzë.

Sipas Salihut, secila ministri në Qeveri, duhet të ketë nga një zëvendësministër.

Salihu ka thënë se asnjëherë nuk do të votoj anëtarsimin e personave të cilët nuk i plotësojnë kushtet për emërim si anëtar të bordeve në ndërmarrje publike.

Në fund të intervistës, Salihu ka premtuar se do të bëjë publike fondet e partisë së tij ashtu siç do të bëjë publike faturat e shpenëzimeve në kuvend apo ministri.