Kandidati i AAK-së: Jam kundër ‘dukurisë’ së martesave në mes gjinisë së njëjtë

Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-PSD, Bajram Hasani ka thënë se ai personalisht është kundër martesave në mes të gjinisë së njëjtë.

Ish- ministri i Tregtisë dhe Industrisë në një intervistë për KALLXO.com tha se është pro ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr në vend.

I pyetur se a do ta ndërroj partinë në të cilën është, ai tha se po ndihet rehat në AAK.

Kohë më parë, ai kishte lënë partinë e Fatmir Limajt për tu bërë pjesë e partisë së Ramush Haradinajt.

 

 

Më poshtë mund ta lexoni intervistën e plotë të kandidatit të AAK-së, Bajram Hasani:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse bëheni deputet?

Bajram Hasani: Unë jam ithtar që të mbrohet prodhuesi vendor, kështu që do të vazhdoi siç kam vazhduar si ministër do të vazhdoi edhe si deputet.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Bajram Hasani: Do të qëndroi deputet.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Bajram Hasani: Unë mendoj që duhet prodhuesve t’i lehtësojmë taksat kurse mund të shohim se varet prej natyrës por ato taksa edhe kompensohen edhe dika tjetre.

KALLXO.com: Cilat janë tri amandamentet e para që keni me i propozu?

Bajram Hasani: Thamë edhe në fillim, duhet t’i nxjerrim disa detaje të mbrojtjes së prodhuesve vendor, gjithçka që lidhet me prodhuesit vendor që të ketë rritje të produktivitetit.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Bajram Hasani: Numër një do ta ndërtojmë zonën ekonomike të cilën i ka munguar Gjilanit dhe i mungon ende.

KALLXO.com: A ka gjasa me e nderru partinë ku jeni tash?

Bajram Hasani: Jo, jam shumë rehat në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës edhe do të vazhdoj fuqishëm që të punojmë.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Bajram Hasani: Unë do të shohë, natyrisht vendimi do të jetë i imi, do të jem në koordinim me rupin, por nese diçka është jashtë vetës sime, do të votoj sipas bindjes time,

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Bajram Hasani: Përkrahjen time si deputet do të ndjejë grupi i fëmijëve me nevoja të veçanta.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Bajram Hasani: Natyrisht kjo dukuri është shumë e shfaqur në Kosovë, ne do të mundohemi që, dhe do ta shtyjmë energjinë alternative, energjinë solare edhe hidrocentralet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Bajram Hasani: Unë  kam qenë në komision ndërministror, e kemi votuar këtë tërmocentar dhe besoj që është e domosdoshme Kosova ta kaloj këtë fazë, duhet të ndërtohet ky termocentral.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Bajram Hasani: Nuk do të jem kundër derisa nuk u ofrojmë kushte të tjera.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Bajram Hasani: Mirë do të ishte mos të përdoreshin, sikur në shumë vende evropiane. Edhe në Kosovë duhet të bëhet përpjekje që të eliminipohen.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Bajram Hasani: Jam kundër në këtë gjendje që është.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Bajram Hasani: Jam për, edhe Dukagjini mos të diskriminohet.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Bajram Hasani: Kundër, fuqishëm.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Bajram Hasani: Deri në njohje, nuk duhet të hiqet tarifa e 100%.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Bajram Hasani: Duhet t’i shtyjmë hidrocentralet edhe energjinë solare, mirëpo aty ku nuk dëmtohen lumenjtë aty ku nuk dëmtohen pasuritë natyrore.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Bajram Hasani: Tash jemi në një fazë tjetër, unë kam qenë kundër kur janë ndërtuar këto universitete, kur janë premtuar në fushata zgjedhore. Tash jemi në situatën, ku duhet të shqyrtohet kjo fazë, aty ku nuk ka kuadër profesional, i dy tre regjioneve. Mund të bëhet një fuzionim i universiteteve. Nëse grupi profesional thotë se duhet me u mbyllë, duhet me u mbyllë.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Bajram Hasani: Jam kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Bajram Hasani: Është e drejtë e secili, unë personalisht jam kundër kësaj dukurie, por është çështje e vullnetit të njerëzve. E lejon Kushtetua e lejon ligji.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Bajram Hasani: Edhe kjo është e drejtë kushtetuese, kushdo që e sheh të arsyeshme le të veshet e le të mbulohet si ta do qejfi.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Bajram Hasani: Unë mendoj që diaspora duhet të përfaqësohet më shumë, unë jam pro.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzu?

Bajram Hasani: Mendoj që kjo është temë e madhe që duhet të analizohet, besoj që të duhet të krijohet përsëri një komision i veçantë që të merret me këtë. Jam për ta shqyrtuar për këtë çështje.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbërt për diasporën?

Bajram Hasani: Jam për.

KALLXO.com: Kush po ua financon fushatën?

Bajram Hasani: Vetë.

KALLXO.com: Sa vende pune i keni momentalisht dhe sa vende pune keni me i mbajt gjatë kohës kur jeni deputet/ministër?

Bajram Hasani: Jam profesor edhe në UBT dhe jam biznesmen. Qëndroi mirë materialisht, në rast do të  bëhem deputet, do t’i përkushtohem vetëm deputetit.

KALLXO.com: Sa janë të hyrat mujore dhe çfarë pasurie keni?

Bajram Hasani: Kemi jë pasuri solide, të hyrat janë varësisht sepse jemi në biznes, por qëndrojmë mirë materialisht.

KALLXO.com: A e keni pasurinë e përbashkët me grune/burrin? Nese jo, a keni me e regjistru bashkarisht?

Bajram Hasani: Po, tash edhe ligji po ua mundëson. Shumë blerje që i kemi bërë viteve të fundit, edhe bashkëshortja është në kontrata.

KALLXO.com: Heren e fundit kur jeni sëmurë, ku jeni shëru, në spital privat apo publik?

Bajram Hasani: Fatmirësisht nuk kam qenë asnjëherë i sëmurë.

KALLXO.com: Ku keni me shku kur të bëheni deputet nëse sëmureni?

Bajram Hasani: Dashtë zoti nuk shuhemi, dashtë zoti të kemi shëndet.

KALLXO.com: Fëmijët tuaj a janë në shkolla publike apo private?

Bajram Hasani: në shkolla publike.

KALLXO.com: Sa familjarë i keni të papunë dhe a keni me i punësu gjatë kohës që e merr mandatin?

Bajram Hasani: Kemi biznes familjar, nuk kemi anëtar të familjes që pret me u punësu në vende shtetërore.

KALLXO.com: Qysh keni me votu për fatin e Trepçës, me u privatizu apo me mbetë nën qeverisjen shtetërore?

Bajram Hasani: Ju e dini që Trepça ka statut, dhe besoj që tanimë ka edhe ligj të veçantë. Trepçës tani i duhet vetëm ta gjej një investitor serioz, ta bëjmë një marrëveshje të mirë për vendin dhe të filloj prodhimi i saj.

KALLXO.com: Me cilin projekt keni me e kushtëzu votën tuaj për buxhet?

Bajram Hasani: Unë ju premtoi edhe qytetarëve që fondet të rritën për anomoravën, për çka se ka qenë një regjion që nuk është investuar kohë të gjatë.

KALLXO.com: Cili ka me qene projekti/puna me te cilen keni me lane gjurme/trashegimia juaj si deputet?

Bajram Hasani: Unë si ministër kam lënë shumë gjurmë për krijimin dhe mbrojtjen e prodhuesve vendor dhe konsumatorëve. Do të dëshiroja që këto fusha që të punojmë shumë, të behët një ambient më i mirë.

KALLXO.com: Sa pyetje parlamentare keni me i parashtru brenda një viti?

Bajram Hasani: a shohim, në bazë të rrethanave.

KALLXO.com: Sa takime me qytetarë keni me i mbajtë gjatë një viti/mandati?

Bajram Hasani: Do të jemi të hapur për qytetarët.

KALLXO.com: Makinat më të vjetra se cili vit nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë?

Bajram Hasani: Unë kam qenë i mendimit që makinat më të vjetra, sepse u pat krijuar një praktikë se të gjitha makinat që kanë dal nga përdorimi nga vedet tjera janë ardhur e janë hyrë në Kosovë. Duhet të rregullohet së basku me ekspertat.

KALLXO.com: Sa dëgjime publike keni me i iniciu ne komisionet ku keni me qene pjese?

Bajram Hasani: Nuk e di, sa të është e nevojshme.

KALLXO.com: A jepni dorëheqje nëse ju ngritet aktakuzë?

Bajram Hasani: Po, patjetër. Nuk do të vazhdoj asnjë herë në asnjë funksion publikë nëse kemi ndonjë aktakuzë.

KALLXO.com: A e votoni rrëzimin e qeverisë nëse kryeministri ka aktakuzë?

Bajram Hasani: Kjo është çështje tjetër. Kryeministri jonë e ka dëmuar vetën, kjo është çështje duhet të analizohet. Nëse është nga Gjykata Speciale, do të mendohem nëse është për ndonjë çështje për korrupsion do ta mbështes fuqishëm vendimin e Gjykatës.

KALLXO.com:  A e votoni një qeveri që i ka mbi 15 Ministri?

Bajram Hasani:  Unë mendoj që kjo Qeveri ka bërë një propozim të ligjit spese jam i mendimit që duhet të reduktohet numri i ministrive me qëllim të zvogëlimit të shpenzimeve. Jam i intersuar që ta shoh një Qeveri më të vogël. Duhet të reduktohet, më së shumti 15 ministri jo më shumë.

KALLXO.com: Sa zv.ministra duhet t’i ketë një ministri?

Bajram Hasani: Mendimi im është që vetëm një zv.ministër.

KALLXO.com: A keni me i votu për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike & shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim?

Bajram Hasani: Jo asnjëherë.

KALLXO.com: A keni me i bo transparente fondet e partisë?

Bajram Hasani: Ne jemi anëtar kryesie, por besoj që duhet të bëhen.

KALLXO.com: A keni me i hape dokumentet/faturat ne kuvend/ministri?

Bajram Hasani: Unë jam ithtar që çdo gjë që bëhet në institucionet publike, le ta dinë qytetarët.