'Kamishi' kundër monopolit të nisur nga PDK në homologim

Kandidati i PDK-së Bekim Haxhiu i njohur me nofkën Kamishi është deklaruar kundër monopolit në Homologimin e makinave në Kosovë.
“Jam kundër monopolit” është përgjigju Haxhiu në njërën nga 46 pyetjet e KALLXO.com për “ftyrat e deputetit”
Monopoli në homologim ishte vendosur nga Partia Demokratike në kohën kur Ministër i Transportit ishte Fatmir Limaj i cili në atë kohë ishte pjesë e PDK-së.
Ndryshoje gjatë qeverisjes së koalicionit të drejtuar nga Kadri Veseli monopoli është vazhduar me vendime të Ministrit Pal Lekaj

Haxhiu në intervistë ka treguar se nuk pretendon të ketë ndonjë post tjetër përveç atij të Deputetit të Kuvendit.

Ndërsa, kur është pyetur për çështjen e taksave të cilat duhet të rriten dhe ato të cilat duhet të ulen në vendin tonë, Haxhiu nuk është përgjigjur konkretisht.

“Për çështjen e taksave do të flasin ekspert e ekonomisë, PDK ka ofruar një program të mirë zhvillimor, i cili është hartuar nga ekspertët më të mirë të ekonomisë dhe preferoj që ata ta thonë fjalën e fundit. PDK edhe mandateve të kaluara ka ofruar lehtësi dhe mundësi për bizneset”, ka thënë Haxhiu.

Në intervistën e dhënë për KALLXO.com, Haxhiu ka folur edhe rreth amendamenteve të para të cilat ai do ti propozoj si deputet i Kuvendit të Kosovës.

“Ligji për menaxhimin e objekteve sportive, duhet të plotësohet dhe ndryshohet ligji për sigurimet shëndetësore, një ligji shumë i rëndësishëm, dhe skemat pensionale në veçanti  padrejtësia që i është bërë një kategorie të caktuar për pensionet kontribut dhënëse”, ka thënë Haxhiu.

Ai po ashtu ka folur edhe për tri problemet kryesore të Komunës së Skenderajt.

“Zhvillimi ekonomik, papunësia janë prej problemeve kyqe dhe sigurisht mungesa e ujit dhe kanalizimeve janë problemet me të cilat përballet edhe komuna prej nga un vijë”, ka thënë ai.

Haxhiu ka thënë se nuk ka gjasë që ai të ndërroj partinë ku ndodhet tani, ndërsa kur është pyetur nëse do të votonte kundër grupit të tij parlamentar ai ka thënë se qëndrimet në grup i harmonizojnë që të jenë unik në Kuvend.

Haxhiu ka premtuar se në rast se zgjidhet deputet i Kuvendit të Kosovës, do të qëndroj pranë personave me nevoja të veçanta, dhe kategorive të cilët kanë nevojë për mbështetje të shoqërisë që mos të jenë të diskriminuar dhe të cilët kanë nevojë për mbështetje.

Në këtë intervistë Haxhiu ka folur edhe për mbrojtjen e ambientit duke krahasuar atë me pastërtinë e oborreve nëpër shtëpi.

“Mendoj se në si shqiptar njihemi se i mbajmë të pastër oborret tona, edhe shtëpitë tona, por shtëpia jonë Kosova nuk është mirë, do të duhej që këtë kulturë që e kemi në familje ta zhvillojmë tek shoqëritë dhe ta kemi një ambient më të pastër por gjithsesi se duhet respektimi i ligjit dhe masat ndëshkimore derisa të arrihet vetdija e dëshiruar”, ka thënë Haxhiu duke treguar se është për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr sipas kushteve të ambientit.

Haxhiu është shprehur se është edhe për përdorimin e  qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit por sipas tij përdorimi të bëhet sipas standardeve që të mos ketë ndotje të ambientit.

Ndërsa qëndrim kundër Haxhiu ka shprehur për përdorimin e qeseve të plastikës.

Haxhiu ka folur edhe për shitjen e Telekomit të Kosovës.

“Në situatën aktuale kundër derisa ajo të zhvillohet rimëkëmbet dhe shtija të mos jetë nën 50 %, 50% të jetë pronar qytetari dhe punëtorët e Telekomit dhe vet shteti”, ka thënë ai.

Kur është pyetur rreth ndërtimit të autostradës së Dukagjinit, Haxhiu është përgjigjur duke thënë se është për ndërtimin e një rruge me katër korsi.

“Për rrugë me katër korsi sepse edhe Dukagjini duhet të ketë rrugë me katër korsi”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu është kundër shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ndërsa kur është pyetur për taksën ndaj Serbisë, ai ka treguar se është për pezullimin e saj.

Haxhiu ka thënë se është për mbylljen e Universiteteve Publike në rast se programet e tyre nuk akreditohen nga Agjencia e Akreditimit.

Kandidati për deputet është shprehur se është kundër monopolit në homologim e po ashtu edhe kundër martesës në mes gjinisë së njëjtë.

Ndërsa ka thënë se është për bartjen e shamive në shkolla por vetëm pas moshës 15 vjeçare, e po ashtu edhe për kuotën për deputetët nga diaspora.

Në këtë intervistë, Haxhiu është pyetur edhe për ridizajnimin e skemës për veteranët e luftës.

“Për ridizajnimin e saj një rishikim të cilin e ka filluar PDK e besoj që do të vazhdoj në mandatin e ardhshëm”, ka thënë Haxhiu, duke treguar se është edhe për heqjen e kartonit të gjelbër për diasporën.

Fushatën zgjedhore si kandidat për deputet të Kuvendit, Haxhiu ka thënë se po e financon nga buxheti i tij, duke treguar se mbanë një vend pune, ndërsa në rast se zgjidhet deputet do të mbaj dy vende pune.

“Një e kam, nëse bohem deputet i bëjë dy, mbetem në profesionin tim të fizioterapisë edhe si deputet”, ka thënë Haxhiu.

Për pasurinë e tij, ai ka thënë se të gjithën e ka të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasuri këtë të cilën ka thënë se e ka të regjistruar në emër të përbashkët me gruan e tij.

Herën e fundit kur është sëmurë, Haxhiu ka thënë se është shëruar në spital publik, duke premtuar se edhe pasi që të bëhet deputet do të vazhdoj të shkoj në spital publik.

Haxhiu ka treguar se të tre fëmijët e tij vijojnë mësimin në shkolla publike.

Në intervistën e dhënë për KALLXO.com, Haxhiu ka folur edhe rreth fatit të Trepçës.

“Problemin e  Trepçës e kemi zgjidhë si parlament, bashkë me kryetari Veseli, dhe me insistimin edhe timin të vazhdueshëm sepse Trepça rrezikohej të falimentonte, pra e kemi shpëtuar Trepçën nga falimentimi, nga borxhlinjtë apo kreditorët të cilët janë krijuar në kohën e masave të dhunshme të Serbisë.  Trepça është aset i ynë shtetëror dhe ashtu duhet të mbetet dhe të zhvillohet”, ka thënë ai.

Përgjigje konkrete Haxhiu nuk kishte se sa pyetje parlamentare do t’i parashtroj brenda një viti, ndërsa për takimet të cilat do ti mbajë me qytetarët brenda vitit ka thënë se do të  mbaj takime ditore në vazhdimësi, kurdo që ata të kenë nevojë.

Në intervistë, Haxhiu ka folur edhe për importimin e veturave të vjetra në Kosovë.

“Ligji aktual është i mirë sepse ne nuk duhet të shndërrohemi në varrezë të makinave të Evropës”, ka thënë ai.

Në rast se ndaj tij ngritët aktakuzë, Haxhiu ka premtuar dorëheqjen , ndërsa kur është pyetur nëse ndaj kryeministrit ngritët aktakuzë a do të jap dorëheqje, ai nuk ka dhënë një përgjigje konkrete.

“Besoj që  standardin të cilin PDK po e vendos në politik, do të ishte një çështje etike dhe morale që të ndodhte një gjë e tillë”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, nëse Qeveria ka mbi 16-të ministri ai nuk do ta votoj.

“Jo, sepse programi jonë qeverisë parasheh që mos të ketë qeveria më shumë se 16 ministri, dhe në bazë të rrethanave mendoj se me 16 kishë me funksionu mirë”, ka thënë ai.

Sipas Haxhiut, një ministri është e mjaftueshme të ketë dy zëvendësministra.

Ai po ashtu ka premtuar se nuk do të votoj asnjëherë punësimin e personave të cilët nuk plotësoj kushtet për emërim në borde të ndërmarrjeve publike.

Në këtë intervistë, Haxhiu ka treguar se PDK bënë në vazhdimësi publike fondet e partisë, duke premtuar se do të bëjë transparente edhe faturat e shpenzimeve.