Intervistë me Armend Agolli, kandidat i LDK-së për kryetar të Mitrovicës

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Mitrovicës, Armend Agolli në një intervistë për KALLXO.com ka folur për kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e qytetit të Mitrovicës.

Agolli i cili me profesion është neurokirurg ka shërbyer si këshilltar i ish-ministrave të shëndetësisë Armend Zemaj dhe Ferid Aganit.

Në një intervistë për KALLXO.com ai ka folur rreth garës për kryetar të Mitrovicës dhe planeve për qytetin të cilin synon ta udhëheqë.

Agolli, papastërtinë dhe shëndetësinë në Mitrovicë i ka konsideruar si problemet më të mëdha që ka ky qytet.

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, nga LDK ka folur edhe për kundër kandidatët nga subjektet tjera politike që garojnë për udhëheqjen e kësaj komune.

Për këto dhe më shumë, mund të ndiqni intervistën e plotë me Armend Agollin.

Zgjedhjet Lokale në Kosovë priten të mbahen më 17 tetor 2021 në të gjitha komunat e Kosovës.

Subjekte të ndryshme politike kanë propozuar shkurtimin e fushatës zgjedhore si shkak i situatës me COVID-19.