Qerim Emini

Emini premton angazhim për punësimin e komunitetit që përfaqëson - VIDEO

Kauza e tij thotë të do jetë trajtimi i problemeve që i ka komuniteti i tij dhe prezantimi i tyre sa më i mirë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

“Të gjitha ato probleme që janë në komunitetin tonë mendoj që janë primare që t`i shtyjmë përpara”, theksoi Qerim Emini për KALLXO.com

Ai theksoi se nëse bëhet deputet aty ku preken interesat e komunitetit të tij do votoj edhe kundër qëndrimit të grupit parlamentar.

“Gjithmonë nëse preken interesat e komunitetit që përfaqësoj po do votoj edhe kundër”, thotë ai.

Emini që vjen nga komuna e Ferizajt ka përmendur disa probleme të komunitetit të tij në këtë vend.

“Si problem kryesor është punësimi i pjesëtarëve të komunitetit, mos respektimi në vendet në institucionet lokale, rregullimi i kushteve të banimit që është primare për komunitetin dhe përkrahja në edukim tek nxënësit dhe studentët”, thotë Emini.

Mbrojtja e ambientit dhe ajrit të ndotur në Kosovë mendon se meriton vëmendje më të madhe nga qytetarët dhe institucionet.

“Mendoj që është primare të vetëdijesohet popullata në përgjithësi përkrahja e kompanive të ndryshme të cilat merren me pastrimin dhe mirëmbajtjen e ambientit”, tha Emini.

Ai u shpreh kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr. Dhe djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit, gjithashtu është kundër përdorimit të qeseve të plastikës.

Ai thotë se është kundër shitjes së telekomit të Kosovës e është për ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Gjithashtu kundër u deklarua edhe për shkëmbimin e territorit me Serbinë dhe heqjen e taksës për produktet serbe.

Kundër është deklaruar  për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

“Jam kundër duke e marr parasysh që janë aset natyrore që vetë zoti i ka fal kështu që jam kundër”, theksoi Qerim Emini.

Emini tha se është kundër martesave në mes se gjinisë së njëjtë.

Ai u deklarua pro bartjes së shamive në shkolla.

Për Trepçën u deklarua se duhet të mbetet në qeverisjen shtetërore.

Nëse shkelen të drejtat e komuniteteve thotë se do të kushtëzoj me votën për buxhetin.

“Për të gjitha ato projekte që prekin interesat e komuniteteve që unë përfaqësoj do të jetë kushtëzim i votës sime ”, shtoi Emini.

Ai tha se makinat më të vjetra se 20 vite nuk duhet të lejohen të importohen në Kosovë e jo qysh është me ligjin aktual 10 vite.

Nëse i ngritët aktakuzë gjatë kohës sa është duke ushtruar mandatit e deputetit apo ndonjë posti tjetër ai tha se do jep dorëheqje në momentin e ngritjes së aktakuzës.