Deputetja e LDK-së pro ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit

Si juriste me profesion, kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fatbardha Emini do të fokusohet që të rregullojë infrastrukturën ligjore dhe monitorimin mbi zbatueshmërinë.

 

Në një intervistë për KALLXO.com, Emini tregon se nuk pretendon të marr ndonjë post ministror pasi që po kandidon për herë të parë si deputete.

Ajo shton se gratë do ta kenë përkrahjen e saj nëse bëhet deputete, deri sa shton se vëmendja për to dhe funksionin e tyre në institucione deri më tash ka munguar.

Tutje, Emini thotë se është pro mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk u akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit.

Pozitivisht është përgjigjur edhe për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës si dhe ndërtimin e autostradës së Dukagjinit.

Kjo është intervista e plotë me kandidaten për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës,  Fatbardha Emini:

KALLXO.com: Cila është kauza që keni me e shty nëse boheni deputet?

Fatbardha Emini: Nëse bëhem deputete e Parlamentit të Republikës së Kosovës një prej çështjeve themelore që do ta shtyj është rregullimi i infrastrukturës ligjore dhe monitorimi ,mbi zbatueshmërinë e saj, duke qenë juriste. Po ashtu një prej prioriteteve të tjera do të jetë edhe fusha e arsimit, pasi që kam përvojë në menaxhim në fushën e arsimit. Rregullimi i infrastrukturës ligjore në fushën e arsimit, për shkak se kemi një infrastrukturë të vjetër ligjore e cila po sjell telashe në zbatueshmëri, sidomos për grandin specifik me të cilën punojnë komunat në Kosovë.

KALLXO.com: Nëse e merrni mandatin a keni me vazhdu me qenë deputet apo keni me kalu me ndonjë post tjetër?

Fatbardha Emini: Do të qëndroj deputete, për shkak se është hera e parë.

KALLXO.com: Cilat taksa mendoni se duhet me u ulë dhe cilat me u rritë në Kosovë?

Fatbardha Emini: Taksat të cilat duhen me u ulë janë ato të cilat prekin direkt xhepin e qytetarit, ndërsa ato që duhet ngritur janë taksat në të cilat ka import nga shtetet e huaja.

KALLXO.com: Cilat janë tri problemet/nevojat kryesore e komunës prej nga vini?

Fatbardha Emini: Problemet kryesore të Vitisë janë, kuptohet si në tërë vendin është papunësia e madhe, ku po besoj shumë edhe një herë me rregullimin e infrastrukturës ligjore ku do të jenë më të lehta investimet dhe thithja e investimeve dhe nga jashtë, mundësi e lehtë e prurjes së investitorëve përmes lehtësirave të tyre për investime siç është Ligji për dhënien e pronës në shfrytëzim, i cili është jashtëzakonisht shumë i komplikueshëm dhe po e bën të pamundur që investitorët të huaj të vijnë të investojnë për shkak të parregullsisë të pronave në Kosovë që është një prej problemeve nacionale që shteti asnjëherë nuk po fillon ta rregullojë këtë çështje, kur dihet që shumica e kadastrave nëpër komuna është prej më të vjetrave dhe ende pronat figurojnë në emër të stërgjyshërve dhe të njerëzve të vdekur. Kjo po e pamundëson që investitorët të vijnë dhe të investojnë në Kosovë.

KALLXO.com: A ka gjasa me e ndërru partinë ku jeni tash?

Fatbardha Emini: Jo, asnjëherë se kam ndërruar dhe asnjëherë s’do ta ndërroj.

KALLXO.com: A ka gjasa me votu kundër qëndrimit të grupit tuaj parlamentar?

Fatbardha Emini: Asnjëherë.

KALLXO.com: Cili grup i diskriminuar do ta ndjenë më së shumti përkrahjen tuaj si deputet?

Fatbardha Emini: Unë konsideroj meqë i përkas gjinisë femërore, një prej problemeve që do ta trajtoj janë edhe gratë sidomos ato që përjetojnë dhunë në familje dhe përkrahja e tyre institucionale deri më tash nuk ka qëndruar. Po shpresoj shumë që të kthehet vëmendja e  institucionit në përkrahje të grave të cilat përjetojnë dhunë në familje.

KALLXO.com: Çka do të bëni për përmirësimin e ambientit (mjedisit) dhe ajrit të ndotur në Kosovë?

Fatbardha Emini: Po besoj që Kosova duhet me i orinetu politikat në drejtim të ambientit. Do të bëjmë fushata vetëdijësuese, të përkrahim projekte, do të parandalojmë, do të iniciojmë ligje, psh siç është pyllëzimi i maleve se deri tash  keni pa që në Kosovë edhe vërshimet vijnë për shkak se pyjet janë dëmtuar apo janë prerë  nga  personat e pandërgjegjshëm.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR përdorimit të qeseve të plastikës?

Fatbardha Emini: Kundër

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shitjes së Telekomit të Kosovës?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të autostradës së Dukagjinit?

Fatbardha Emini: Pro ndërtimit.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR shkëmbimit të territoreve me Serbi?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së tarifës me Serbinë?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR ndërtimit të hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës?

Fatbardha Emini: Për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR mbylljes së Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit?

Fatbardha Emini: për.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR monopolit në homoligim?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR martesave në mes të gjinisë së njëjtë?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR bartjes së shamive në shkolla?

Fatbardha Emini: Kundër.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR kuotës për deputetë nga diaspora?

Fatbardha Emini: Pro.

KALLXO.com: A je PËR apo KUNDËR ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar?

Fatbardha Emini: Pro.

KALLXO.com: A jeni PËR apo KUNDËR heqjes së kartonit të gjelbër për diasporën?

Fatbardha Emini: Pro, me e tërhjek.

KALLXO.com: Kush po ua fina