Foto: Kallxo.com

Besnik Bislimi shpjegon se si do të zvogëlohet numri i ministrive

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Besnik Bislimi, njëherë edhe pjesë e grupit punues të LVV-së për harmonizim të programit me LDK-në, në një intervistë për KALLXO.com ka folur për mënyrën se si do të veprojnë për zvogëlimin e ministrive dhe për bashkimin e tyre në një.

“Ka shumë detaje, për shkak që brenda ministrive mundet me pasë lëkundje. Dje është thënë që Ministria e Integrimit Evropian dhe ajo e Diasporës dhe Investimeve Strategjike i bashkëngjitet Ministrisë së Punëve të Jashtme, mirëpo prapë jo e tëra. Pjesa e Ministrisë së Diasporës që ka të bëjë me investime strategjike kalon te Zhvillimi Ekonomik. Ministria e Inovacionit, ne kemi vendos që ta bashkëngjisim me Ministrinë e Arsimit. Nuk do të jetë ministria e Inovacionit ajo që ndan grante për ide të reja, por do të merret me grante për hulumtime e kërkime shkencore”, ka thënë Besnik Bislimi në intervistën për KALLXO.com

Mirëpo, Bislimi nuk ka dashur të jap më shumë detaje, pasi që sipas tij, puna që janë duke bërë këto grupe punuese në fund do t’i propozohen liderëve të partive politike, në këtë rast Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

“Ne do t’i japim atyre versionin, pastaj ata dakordohen për versionin apo për për një version që është kombinim i versioneve ekzistuese, mirëpo për atë ata janë liderë”, thotë tutje Bislimi për KALLXO.com

Më poshtë mund ta ndiqni intervistën e plotë të Besnik Bislimit për KALLXO.com.