Ballina e rastësishme në ‘Vogue’ e Kamala Harris bën bujë në internet

Paraqitja e ardhshme e Kamala Harris në revistën amerikane ‘Vogue’ ka shkaktuar kritika lidhur me shfaqjen e rastësishme dhe “të venitur“, ndërkohë që ekipi i Zëvendës Presidentes së zgjedhur nuk ishte në dijeni për atë se cila fotografi do të përzgjedhej për ballinën kësaj reviste.

Pamja e shumë debatuar, e cila e shfaq Kamala Harris me një xhaketë të zezë dhe me atlete Converse, nuk ishte ajo pamje të cilën ajo e kishte pritur të shfaqej në ballinën e edicionit të printuar të revistës Vogue. Një burim, në dijeni me diskutimet e bëra ka deklaruar se ekipi i Harris besonte se ballina do ta shfaqte atë duke pozuar me një kostum blu të hapur në një prapaskenë të artë.

Një kopje me sa duket e rrjedhur e ballinës së edicionit të muajit shkurt, e shkrepur përpara një sfondi rozë dhe jeshil, filloi të qarkullonte në internet ditën e diel. Fotografia provoki një inat të mënjëhershëm në mediat sociale për shkak të ndriçimit dhe stilit të dobët, ndërkohë që sugjerimet e të tjerëve ishin se kjo tregonte “mosrespekt” ndaj Zëvendës Presidentes së zgjedhur.

Ndërkohë që disa përdorues të Twitter madje pyetnin nëse kjo fotografi ishte e falsifikuar, Vogue e konfirmoi atë si origjinale – por veçsa e bëri më konfuz krejt këtë duke zbuluar një ballinë të dytë “dixhitale” ku Harris shfaqet me një kostum blu të zbehtë Michael Kors në një sfond të artë. Burimi i CNN tha se ekipi i Harris kishte pritur që kjo veshje të përdorej si fotoja kryesore e ballinës, me një veshje shumë më rastësore që shfaqej brenda revistës. I njëjti burim tha se ekipi i Harris ka kërkuar një ballinë të re, megjithëse versioni i printuar i revistës shkoi për printim në mes të dhjetorit.

Foto: Tyler Mitchell/Vogue

Një zëdhënës i Vogue nuk komentoi lidhur diskutimet mes revistës dhe ekipit të Zëvendës Presidentit të zgjedhur, por me një deklarate përmes  e-mailit se Vogue “i kërkonte pamjet të shkrepura nga Tyler Mitchell dhe ka ndjenjën se fotografia e shkrepur e Zëvendës Presidentes së zgjedhur Harris është më e qasshme për natyrën – e që ne mendojmë se është një nga shenjat dalluese të administratës së Biden/Harris”.

“Për t’iu përgjigjur seriozitetit të këtij momenti në histori dhe rolit që ajo duhet të luajë duke e çuar vendin tonë përpara, ne po i gëzohemi të dy fotografive të saj si mbulesa dixhitale”.

Të dyja fotografitë u shkrepën nga Tyler Mitchell, i cili në mënyrë të famshme u bë fotografi i parë me ngjyrë që shkrep fotografi për ballinën amerikane Vogue atëherë kur e fotografoi Beyoncé për numrin e revistës në shtator të vitit 2018. Mitchell postoi vetëm një nga ballinat në Instagram – atë të Harris me një kostum blu. Mitchell nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës së CNN për të dhënë ndonjë koment.

Një ‘rrëmujë e venitur

Duke i shpjeguar ndikimet pas fotografimit të ballinës, Vogue tha se sfondi i mollës jeshile dhe trëndafili i salmonit ishin frymëzuar nga ngjyrat e Alpha Kappa Alpha të Universitetit Howard, “gazeta e parë historikisht Afrikano-Amerikane”. Një artikull pasues thoshte që Mitchell kishte dashur të “nderonte ditët e kolegjit të Harris dhe gratë e fuqishme që përbëjnë radhët e shoqërisë studentore të vajzave si Alpha Kappa Alpha”.

Artikulli në fjalë gjithashtu tha që zgjedhjet stilistike të Zëvendës Presidentes së zgjedhur “ishin të sajat”, dhe se fotografia “pasqyron Kamala Harris në rastin më të mirë të saj”.

Foto: Tyler Mitchell/Vogue

Mirëpo kritikët thanë se fotografitë e bënin lëkurën e saj të dukej e “venitur” dhe në kundërshtim me estetikën magjepsëse të Vogue. Dramaturgu dhe avokati Wajahat Ali e përshkroi atë si një “rrëmujë”, duke shtuar se kryeredaktorja e Vogue Anna Wintour “me gjasë nuk ka  hokë dhe kolegë me ngjyrë”.

Jo të gjithë ishin aq mohues të këtij stili rastësor. “Njerëzit po argumentojnë rreth fotografisë së zgjedhur për kopertinën e Vogue të VP Harris, por ja se çfarë është ajo më e rëndësishmja: ajo duket e mrekullueshme, ajo po nderohet dhe ballina po i çmend e Trumpin dhe Melaninë”, shkruajti romancieri Paul Rudnick, një referencë kjo evidente ndaj ankesave të presidentit në largim se gruaja e tij ende nuk është shfaqur në ballinën e kësaj reviste mode si zonja e parë.

Ndërkohë, kritiku i vjetër i Washington Post, Robin Givhan, shkroi se ndërkohë që “nuk ka asgjë të gabuar në mënyrë të natyrshme me këtë fotografi”, në zgjedhjen e asaj më joformale si ballinë të saj, “se Vogue zgjodhi të publikonte një fotografi me profil më të ulët të Kamala Harrisit sesa një fotografi magjepsëse mode”.

“Pak frikë do t’i kishte shërbyer revistës mirë në vendimet e saj lidhur me ballinën. Asgjë në lidhje me ballinën nuk thotë:” Uau”. Dhe nganjëherë, kjo është gjithçka që duan gratë me ngjyrë, një ‘wow’ admiruese dhe festive mbi ato që kanë arritur “.

Debati po bëhet pak më shumë se një javë para se Harris të inaugurohet si e para femër dhe Zëvendës Presidentja e parë me ngjyrë nga Azia Jugore. Në një profil pë shumë të detajuar, botuar në internet nga Vogue ditën e diel, Harris kujton momentin kur u shpallën zgjedhjet dhe fjalimin e saj pasues të fitores. Ajo gjithashtu flet për ndryshimin e klimës dhe proteston për drejtësinë racore.

“Gjithmonë e them këtë: Unë mund të jem a pari që bëj shumë gjëra – sigurohu që të mos jem ie fundit,” i tha Harris gazetarit Alexis Okeowo. “Po mendoja për mbesat e mia, të cilat do të njohin vetëm një botë ku një grua është nënkryetare e Shteteve të Bashkuara, një grua me ngjyrë, një grua e zezë, një grua me prindër të cilët kanë lindur jashtë Shteteve të Bashkuara”.

Duke folur tutje në intervistë, ajo përsëriti se Covid-19 do të jetë përparësia kryesore e administratës Biden-Harris gjatë 100 ditëve të para.

“Linja e parë e qasjes duhet të jetë marrja nën kontroll e kësaj pandemie”, citohet të ketë thënë ajo.