Anton Quni në vijë me Hashim Thaçin për mënyrën e zgjedhjes së Presidentit

Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni nga tri amendamentet e para që do të propozoj në kuvend nëse fiton mandatin për të njëjtën pozitë, do të propozoj që Presidenti i vendit të zgjidhet me anë të votave të qytetarëve.

Në një intervistë për KALLXO.com, Quni tregon se sundimi i rendit dhe ligjit është kauza të cilën ai do ta shtyjë përpara nëse merr mandatin e deputetit.

Gjithashtu ai thotë se partia në të cilën vepron është kompetente të vlerësoj nëse Quni do të vazhdoj të jetë deputet apo do të kaloj me ndonjë post ministror.

Në lidhje me uljen dhe ngritjen e taksave në Kosovë, Quni thotë se një vlerësim i tillë duhet të bëhet nga ekspertë të kësaj çështjeje.

“Është çështje e cila duhet ta trajtojnë profesionistët nuk guxoj të flas për taksë”, thotë Quni për KALLXO.com.

Një amendament tjetër që do të propozoj Quni nëse merr mandatin e radhës të deputetit është edhe trajtimi i Forcave të Sigurisë së Kosovës me kushtetutë.

Tutje, Quni thotë se nevojat e Komunës së Prizrenit prej nga edhe vjen, është që të të identifikohet me kulturën e lashtë.

“Unë vij nga Prizreni, Prizreni do të duhej të identifikohej me kulturën e saj të lashtë dhe çdo gjë që lidhet rreth kësaj”, thotë Quni për KALLXO.com.

Kandidati për deputet nga LDK nuk e ka ndërmend ta lë partinë e tij e as të votoj kundër Grupit Parlamentar të LDK-së.

Të dobëtit do ta ndjejnë më së shumti përkrahjen e Qunit deri sa shton se në lidhje me përmirësimin e ambientit, do të merrte përvojat më të mira të cilat janë praktikuar në vendet perëndimore.

Në çështje specifike dhe tematike, çështje këto që kanë bërë zhurmë të mëdha dhe kanë marrë vëmendje mediatike si dhe opinion, Quni tregon se është kundër ndërtimit të termocentralit të tretë me qymyr, djegies së qymyrit nëpër shtëpi gjatë dimrit si dhe përdorimit të qeseve të plastikës.

Ai tregon tutje se është për shitjen e Telekomit të Kosovës dhe ndërtimit të autostradës së Dukagjinit.

Shkëmbimi i territoreve me Serbinë si dhe heqja e tarifës me po të njëjtin vend nuk duhet të bëhen sipas Qunit deri sa shton se është për ndërtimin e hidrocentraleve në lumenjtë e Kosovës.

Gjithashtu Quni, thotë se është për mbylljen e Universiteteve Publike nëpër komuna nëse nuk i akreditohen programet nga Agjencia e Akreditimit ndërsa është kundër monopolit në homologim.

Quni jep vlerësimin e tij edhe sa i përket martesave mes gjinisë së njëjtë dhe bartjes së shamive në shkolla.

Për të dyja këto ai thotë se është kundër.

Gjithashtu Quni thotë se do të ishte për nëse ka një kuotë për diasporën duke shtuar se është edhe për heqjen e kartonit të gjelbër për ta.

Për është edhe ridizajnimit të skemës për veteranët e luftës me të cilën është abuzuar.

Quni tregon se fushatën e tij nuk po e financon askush ndërsa tregon se ka pasur vetëm një vend pune atë të deputetit.

Edhe për pasuri Quni thotë se ka pasur pagën e deputetit ndërsa pasuria e tij ka qenë familjare në të cilën hyjnë një shtëpi e një banesë.

Tutje Anton Quni tregon se që nga koha e luftës ai nuk ka pasur nevojë për trajtim mjekësor në spitale në Kosovë por shton se nëse do të ketë nevojë për to do të shkojë në spitale publike.

Fëmijët e Qunit siç tregon studiojnë jashtë Kosovës ndërsa thotë edhe se në shtëpinë e tij vetëm gruan dhe djalin e vogël e ka të papunë.

Edhe në lidhje me fatin e Trepçës, Quni zgjedh që të marr mendim nga ekspertët nëse do të duhej të privatizohej apo të mbetet nën qeverisje shtetërore.

Quni sqaron se nuk ka ndonjë projekt të veçantë me të cilin ai mund të kushtëzoj votën e tij për buxhet.

Çështjet e sigurisë, janë projektet me të cilën keni me lanë gjurmë si deputet.

Quni nuk praktikon të bëjë pyetje parlamentare në kuvend ndërsa thotë se takimet me qytetarë për të janë të përditshme.

Sipas Qunit vlerësimi i ekspertëve është më i  miri në çështjen e importimit të veturave në Kosovë deri sa shton se sa herë që të ketë nevojë për dëgjime publike në komisionet që do të jetë pjesë do të inicoj të tilla.

Quni thotë se do  të jap dorëheqje nëse i ngritët aktakuzë si dhe do të votojë rrëzimin e qeverisë nëse edhe kryeministri ka aktakuzë.

Ai shton se nuk do të votoj një qeveri që ka mbi 15 ministri e shton se një ministri duhet ti ketë vetëm dy zëvendësministra.

Ai shton edhe se nuk do të votoj për anëtarësim në borde të ndërmarrjeve publike dhe shoqërore njerëzit që nuk i plotësojnë kushtet për emërim si dhe do të bëj transparente fondet e partisë si dhe do t’i hapë dokumentet e faturat e shpenzimeve nëse i kërkohet.